Raporti i Konkurrueshmërisë së Europës Juglindore e kryer nga OECD nënvizon të dhënat kryesore ekonomike për 6 shtete: Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë.
Raporti citon se me nisjen e krizës ekonomike botërore ky rajon pa një ulje vjetore të rritjes së tyre ekonomike, me 0.8 % mes 2009 dhe 2014.
Papunësia në këto shtete është ndër më të lartat nëEuropë, sipas të dhënave të 2013, në nivelin e 24 % krahasuar me 10.8 % mesatarisht në pjesën tjetër nëEuropës.
Ndaj, citon raporti, këto shtete duhet të shohin në të ardhmen mundësi për të rritur ekonominë e tyre, pjesë edhe e strategjisë SEE 2020.
Sa i përket investimeve të huaja direkte, raporti tregon se Mali i Zi ka nivelin më të lartë në rajon, duke u ndjekur nga Shqipëria. “Pavarësisht krizës, Shqipëria ka ruajtur një nivel të kënaqshëm të rritjes së normës sëinvestimeve të huaja. Ndërsa shtetet e tjera të rajonit si Serbia dhe Maqedonia kanë parë një përkeqësim të nivelit të tyre ndër vite”- citon raporti.
Megjithatë, sipas grafikut, IHD në Shqipëri kanë pësuar një ulje të ndjeshme pas vitit 2011, duke arritur kështu normën më të ulët të tyre në vitin 2013, se sa i gjithë rajoni./MONITOR
