Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë konkludojnë se katër mund të jenë shkaqet e shpërthimit të ndodhur në pusin Nr. 5761 në vendburimin e Marinzës në Fier.
Si shkak të parë të mundshëm, ekspertët e ministrisë sjellin mungesën e linjës së dytë të preventorëve.
Sipas tyre, mungesa e montimit të linjës së dytë të preventorëve, megjithëse ishte parashikuar në projekt, vështirësoi manovrimet e personelit të sondës, të cilët nuk kishin të gjithë pajisjet e duhura për të vënë nën kontroll këtë fontanë.
Një tjetër shkak mund të kenë qenë dhe veprimet e personelit të sondës. Në raport theksohet se personeli i sondës menjëherë mbas krijimit të incidentit (fontanës) duhej të kishte vepruar me saktësi të plotë teknike konform rregullave për këto situata, me qëllim që në momentin që mbylli linjën e preventorit të mos lejonte rritje presioni në kezing më shumë se 10 bar (ndërkohë që presioni real arriti në 38 bar, 3.8 herë më i lartë se presioni i çarjes hidraulike të formacioneve poshtë konduktorit).
Pra kompania Bankers Petroleum nuk duhet të lejonte rritjen e presionit në kezing mbi 10 bar. Si faktor të tretë të shpërthimit të pusit, e cila solli dhe një tragjedi mjedisore për gjithë zonën përreth, por dhe me pasoja për banorët që përfunduan të helmuar në spital renditet prezenca e gazit.
Kompania në fillim kishte menduar se kishte të bënte me gaz hidrokarbur dhe kishte zbatuar të gjitha procedurat standarte për këtë fushë naftëmbajtëse, mirëpo nga matjet e kompanisë Bankers Petroleum doli se kishim të bënim me gaz.
Në sheshin e pusit P29A, pusi 5661 ishte i 10-ti dhe nga aparaturat gazmatëse rezultoi se kishin të bënim me gaz karbonik, i cili nuk është gaz shoqërues i naftës dhe nuk është konstatuar ne këtë zonë naftëmbajtëse.
Mbas incidentit, kompania Bankers Petroleum duke lexuar historikun e puseve përreth fontanës mori informacionin se në pusin 2466 M-D1, në vitin 1989 kishte filluar injektimi ciklik i gazit karbonik dhe në këtë pus ishin realizuar 4 cikle injektimi, dhe i fundit ishte kryer në Prill-Qershor 1991, ku gjithsej ishin injektuar 2.293.329 m³ gaz karbonik.
Ky gaz karbonik në bazë të dokumenteve të arshivës, nuk ishte rikthyer, por vlerësohet se kishte migruar në shtresë nëpërmjet rrugëve të saj.
Grupi i Punës vlerëson se kompania Bankers Petroleum nuk ka studiuar paraprakisht historikun e puseve përreth të shpuar më përpara nga kompania Albpetrol, duke neglizhuar këtë informacion shumë të rëndësishëm. Shkaku i katërt mendohet të jetë solucioni argjilor.
Nga informacioni i paraqitur nga shoqëria Bankers Petroleum, rezulton që në pusin nr. 5761 solucioni argjilor rezervë nuk ishte në parametrat e duhura, për të mbytur fontanën.
Rekomandimet
Grupi i Punës rekomandon pezullimin e të gjitha punimeve të kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd në sheshin e pusit P29 A, deri në momentin e rehabilitimit të sipërfaqeve të prekura nga grifonët.
Në të gjithë punimet e shpimit në të ardhmen, kompania duhet të ketë në gjendje pune normale të dy linjat e preventorëve, te cilat duhet të jenë me tuba me diametër jo më pak se 4 polësh.
Gjithashtu rekomandohet që kompania para se të fillojë shpimin e puseve në sheshet e miratuara, të marrë informacionin e duhur për historikun e puseve ekzistuese dhe në përshtatje me këtë historik të zgjedhë teknologjinë e shpimit të pusit.
Në konkluzionet e grupit të punës kërkohet që për shpimin e puseve që kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, do të kryejë në vendburimin e Patos-Marinëz, të përzgjedhë nënkontraktorë që plotësojnë kushtet teknike dhe teknologjike, pasi nënkontraktori aktual, në këtë incident ka reflektuar mangësi teknike në zgjidhjen e situatës së krijuar.
Duke marrë shkas nga incidenti i ndodhur, ku solucioni argjilor rezervë nuk ishte në parametrat e duhur, ekspertët rekomandojnë që në çdo shesh pusi, kompania të disponojë mbi tre volume pusi solucion argjile të rënduar me peshë specifike mbi 1.30 gr/cm3.
Së fundmi rekomandohet që kompania duhet të vlerësojë situatën aktuale të shkatërrimit të nëntokës nga grifonët.
Damian Gjiknuri – te dinim “AS” e na dole “PRAS”…..
Po cfare kohe do ti mor mut, kur ka vite qe Bankers tallen me shtetin shqipetar, dhe sidomos me banoret e botes dhe sillen sikur jane ne vendet e Afrikes ku zoterojne qeveri totalitare. Te ishe minister i sali vicidolit do te te shanin njerezit me nene e me babe. ne po te shaj ty o njeri i paafte. je vene aty qe te mbrosh qytetarin dhe shtetin shqipetar or gomar.
Natyrisht eshte politike ceshtja ne se ka vite qe azhdon korrupsioni dhe banoret kane kaq vite qe ankohen dhe njeri nuk iua degjon zerin. Cfare mut ministri je ti mor lapangjoz. Mjere ky vend per qevveri qe ka. Shkaterrimtare ata te saliut, muter ju te Edit.
Na tregoni se kur do te beni nje here shtet, qe te mendoj vetem per qytetaret?
Harrojini nje here vilat e parat, stakojeni babezine e korrupsionit dhe mendoni per ata te mjeret e Marinzes qe po dergjen mbi baltovinat e Benker-sit.
po ca shteti doni ju aman…….shtet qe me laps ne dore dhe bllok shkon te mase ndotjet,ne skemi as laborator…..e bla bla bla.
shteti yne eshte shtet prej letre,e merr e zhubravit e hedh ne kosh te plerave,te mbushet mendja e merr nga koshi e le ne tavoline…..kaq.
Mirë e kini thënë qysh në titull,- “gjasme”! Edhe. Gjiknuri “gjasme” deklaroi se “gazi është jo helmues”! Gazi është hajde,hajde , i ëmbël si mjalta! O milet,- gazin gjiknurian përdoreni për arançata,gazoza,fanta,sprajt ,coca cola etj.etj! Është jetëdhënës, të forcon llafollogjinë,të shton testosteronin mashkullor,të nxit dëshirat për dashuri,është afrodiziak klasi? Gazifikohuni , dashurohuni,martohuni nën efektin gazsjellës,Tap-sjellës,këndellës gjiknurian! Yxhym!
Ku mbushen bidonat me këtë lloj gazi o pëllumb? Ika unë,vetëm më trego pikën e furnizimit. Vdiqa për dashuri,ha ha ha… Tutjeta,rrofsh gjiknuro!
si nuk te vjen turp o minister
pupupu cfare neverie
Ky ka per ta zgjidhur njesoj si me CEZ-in. Do te marre ndonje zarf te majme dhe cdo gje do te jete ne rregull. Populli mund edhe te ngrohet ne diell. Vetem aman mos e politizoni se na “harasset” Linda. Akoma nuk vuri mend nga idiotesite qe ka nxjerre nga goja ky i pafytyre!!!
Cfare mirekeuptimi kerkon ky trap me qyetatret, atyre u jane shembur e po u shemben shtepite nga shpertthimet qe ben Kompania Bankers.
Qeveria rri pasive e nuk kontrollon dot nje kompani mashtruese dhe grabitqare, qe nuk i dihet se sa i ka fitimet dhe qe nuk pjerdh per tatime e shtet.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
Gjiknuri merri ato sizmometrat dhe futi ne bythe…
Ky Gjiknuri, per nga “aftesia”, i a kalon dhe Haxhinastos se LSI! Nuk e kuptoj, se pse Rama nuk reagon ndaj ketij njeriu, i cili eshte dhe shume i papergjegjshem! Shihni vetem administraten e OSHEE, qe e ka mbushur me njerez qe nuk i a kane fare haberin punes, dhe i kane lene njerezit pas dere, duke mos i gjetur fare ne krye te puneve (pervoje personale)! Ne se do qe ti shtosh qeverisjes ndonje vlere, Gjiknurin duhet medeomos ta flakesh tej, ndryshe, llogaria do te dale tjeter per tjeter!
Si ka sy dhe faqe ky ministër të dalë para popullit? Qënka krejt i pacipë, por fajin e ka populli, që mban në krye këta delenxhinj.