Raporti i OKB: Shqipëria e katërta në botë për çmimet e telefonisë celulare

Saimir Lleshi

Shqipëria është një ndër vendet në botë me çmimin më të lartë për telefoninë e lëvizshme.

Sipas një raporti të Unionit Botëror të Telekomunikacionit të OKB-së, Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë. Sipas raportit, në Shqipëri tarifa mujore e telefonisë kushton 30.1 dollarë.

Por nëse konvertohet sipas standardit të fuqisë blerëse rezulton se kjo tarifë rritet në 56 dollarë. Ky është niveli i katër më i shtrenjtë në botë.

Tre vende janë përpara Shqipërisë në këtë raport, Nikaragua, Bullgaria dhe Madagaskari.

Raporti thotë se Shqipëria gjendet pas në Evropë edhe për sa i përket teknologjisë së informacionit. raportit, me një klasifikim prej 4.73 pikësh në Indeksin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (IDI), Shqipëria renditet e 94 në 167 vende të botës.

Por në Evropë ajo renditet e fundit. “Të dhënat tregojnë se Evropa është rajoni me nivelin më të lartë të zhvillimit teknologjik në këtë industri me një indeks prej 7.35 pikësh. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, i cili ka një nivel zhvillimi më të ulët se mesatarja globale”, thuhet në raport. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Cfare metode eshte perdorur? Mesatarja e pareve te grumbulluara gjate nje muaji, pjestuar per nr e popullsise? Apo cmimi per minut?
    Nuk mund te pranoj se ketu jane cmimet me te larta, sepse fatmiresisht jane disa kompani qe konkurojne. Fatkeqesi dt jete nese qeveria dt lejoje monopolizimin e telefonise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *