Në të gjithë botën, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Indi, shkalla e fertilitetit është ulur teksa pabarazia dhe kosto e arritjes së një statusi social është rritur.
Studimi i fundit i Kombeve të Bashkuara tregon përmes një harte se si ka qenë ecuria e shkallës së fertilitetit në 5 vitet e fundit, si dhe parashikimi për vitet e ardhshme.
Në 5 vitet e fundit (2010-2015), harta sugjeron se Shqipëria është në zonën blu, të shkallës më të ulët të fertilitetit (norma 0-2.1) me një mesatare botërore prej 2.51. Të gjithë fqinjët ballkanas kanë të njëjtin nivel si shqiptarët, ashtu sikurse trendi orienton për të njëjtën panoramë edhe në të gjithë Europën Perëndimore.
Sa i përket parashikimit, Shqipëria nuk shfaqet me ndonjë ndryshim të caktuar, veçse mesatarja botërore e kësaj norme do të ulet në 1.99.
Raporti i UN tregon se faktorë si shkalla e ulët e vdekshmërisë foshnjore, aksesi në format e kontrollit të lindjes dhe zgjedhja për ta vonuar lindjen e një fëmije për të marrë një edukim më të larta apo arritjen e një statusi ekonomik më të mirë ka çuar në rënien e fertilitetit./MONITOR
