Të dhënat e World inequality Database on Education, përpunuar nga fondacioni Gjerman, Friedrich Ebert në raportin “Pabarazia në Europën Juglindore”, tregon se arsimi i lartë në vendet e Ballkanit është një mundësi që mund ta shfrytëzojnë ata që kanë të ardhura të larta, ndërsa në Shqipëri të varfrit e kanë gati të pamundur të vijojnë arsimin e lartë.
Të dhënat tregojnë se 59 për qind e atyre që ndjekin arsimin e lartë në Shqipëri janë në shtresat e pasura të vendit, ndërsa vetëm 1 për qind nga shtresat e varfra kanë akses në arsimin e lartë qoftë publik apo privat.
Me këtë përqindje Shqipëria është vendi që jep më pak mundësi për arsimin e të varfërve në raport me Rajonin. Në Bosnjë ndër studentët në universitet 8 për qind janë nga shtresat e varfra, Kroaci 11 për qind e studentëve vijnë nga shtresat e varfra, në Maqedoni 4% dhe në Serbi 10%.
Duke lexuar këto të dhëna Fondacioni gjerman Friedrich Ebert analizon se mungesa e qasjes në arsim cilësor përbën një kërcënim serioz për barazinë në Rajon.
Personat me arsim të ulët janë më rrezikuar për të rënë në varfëri, ashtu si edhe prindërit e tyre.
Ndërsa përfundimi i niveleve më të larta të arsimit krijon një perspektivë më të mirë për individët në tregun e punës e për pasojë në të ardhurat e tyre.
Punonjësit e arsimuar kanë tendencë të kenë një nivel më të lartë të ardhurat dhe janë më pak të rrezikuar të përballen me varfërinë.
Arsimi fillor dhe i mesëm në rajon është kryesisht i lirë, ndërsa arsimi i lartë në shumicën e rasteve sigurohet nga institucionet publike të arsimit të lartë, pa pagesë ose me pagesë të ulët. Shumica dërrmuese e studentëve ndjekin universitetet publike.
Niveli i shkollimit bëhet shkak për rritjen e pabarazisë, pasi personat me nivele më të larta të arsimimit kanë tendencë të jetojnë në zona urbane ose vijnë nga familje më të pasura.
Në krahasim me popullsinë e përgjithshme, nivelet e arritjeve arsimore janë më të ulëta për romët, gjë që ndikon në të perspektivat e punësimit të tyre.
Gjithashtu personat me aftësi të kufizuara shpesh përballen me një rrezik përjashtimi nga arsimi.
Për më tepër, cilësia e dobët e arsimit në rajon mund të çojë në përjashtimin social të të rinjve.
Si pasojë të rinjtë mund të jenë në një pozitë të pafavorshme në krahasim me grupet e tjera të popullsisë, siç e pasqyron edhe tregu i punës.

l.h/ dita

Kjp eshte “arritje”e madhe e Ripjelljes.
Perpara per fitore te reja.
Lexoje grafikun. Te dhenat jane te 2008 per ata qe marrin diplome ne te njejtin vit. Kush ishte ne pushtet nga 2004 deri 2008 se nuk me kujtohet?
O AKOMA JU ME KETO BROCKULLA. KJO ESHTE TIPIKE PER SISTEMIN KAPITALIST,KUSH VJEDHE,KUSH GRABIT,KUSH MASHTRON BEHET I PASUR DHE DERFGON FEMIJET NE SHKOLLE, JU AKOMA ME MENDIMIN E ENVER HOXHES SE TE VARFERIT DUHET TE SHKOLLOHEN, JO O JO KANE IKUR ATO KOHERA, DIKUR THUHEJ SE KROMI,HEKURI BAKRI E NAFTA CAJNE BLLOKADEN,TANI BLLOKADEN E CAN KURVERIA POLITIKE, KORRUPSIONI,PROSTITUCIONI. HAJT TE NGA ANET TUAJA PERSHENDETJE ME RASTIN E 23 MAJIT FESTA E SHKERDHATOKRACISE.
Lum si ne e pame dhe kete ne Demokraci. Dikur merrej fshatari i Vicidolit dhe behej doktor. Sot ne Vicidol ke vetem dhi te egra dhe kullen qe ka ndertuar Shkelzeni per te atin, me parat e popullit shqiptar. Lum si ne!
Ca diktatori paska qene ai Enver Hoxha more donte ti bente dhe te varferit me shkolle??Sa keq u paska bere njerezve mor aman!!!! Kapitalizmi eshte sistem i mire :fukarenjve ua heq kete barre te rende dhe i le te pasurit te thartojne trute neper shkolla.Ja shikoni femijet e politikaneve po lene leshte po u tharohen trute neper shkollat e globit.