Inate për karrierë në çerdhen e Ferrit (dhe një bisedë e imamit Daci me familjarin e viktimës)

redaktor

Mund të jenë larguar drejt Sirisë me mendimin se e kanë hedhur njëherë e mirë pas krahëve pjesën e tyre shqiptare, por xhihadistët shqiptarë pranë grupeve radikale islamike nuk ngurrojnë të vijojnë inatet “shqiptare” e madje të përpiqen për karrierë.

Siç njofton Tv Klan duke cituar burime në SHISH, Almir Daci, i riu nga Pogradeci që lufton për ISIS dhe ka kërcënuar Shqipërinë përmes mesazheve video, dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e një shqiptari tjetër që shkoi në Siri.

Shërbimi Informativ ka përgjuar telefonatat e disa personave që gjenden në Shqipëri, me të cilët komunikon Almir Daci dhe anëtarët e grupit që ai drejton në Siri. Në këto telefonata, që prej vajtjes së bashkatdhetarit Shkëlzen Dumani në 2013-n, flitej për një shumë parash që ai kishte me vete. Burime të besueshme të inteligjencës thanë se Dumani kishte marrë me vete paratë e shtëpisë që kishte shitur; rreth 50 mijë dollarë.

Nga përgjimet kuptohet se grupi i shqiptarëve të drejtuar nga Almir Daci nuk e ka mirëpritur Dumanin dhe po planifikon për t’i marrë paratë. Pas këtyre bisedave nuk është folur më për të riun me origjinë nga Dibra dhe më vonë u raportua se ai u vra gjatë luftimeve përkrah ISIS.

Përgjimet zbulojnë gjithashtu se Almir Daci është vënë në komandën e shqiptarëve në Siri dhe po rivalizon kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili, në hierarkinë e ISIS ka gradë më të lartë dhe është më i besuar tek drejtuesit e Shtetit Islamik.

Edhe në intervistën e një ish luftëtari xhihadist të penduar që ishte rikthyer, në emisionin e Ylli Rakipit në Ora News, binte në sy fakti që ai nuk kishte marrëdhënie të mira me disa shqiptarë të tjerë. Duket se edhe në strofullën e vdekjes, aty ku jeta mund të mbarojë çdo çast, bëhen përpjekje për karrierë… 

*********

Fotot poshtë, Almir Daci, para dhe pas ikjes në Siri

admir1

2133

 

Si njoftohen prindërit e viktimave dhe biseda e Almir Dacit me një prej familjarëve

 

Në shtëpitë e atyre që vriten në Siri, askush nuk pranon që të flasë për gazetarët sepse, siç shpjegojnë ata, asnjë nuk i kupton.

Ka raste kur familjet e dinë ku janë fëmijët dhe çfarë rruge kanë marrë.

Në rastin e Diamant Rashës, pershembull, një nga shqiptarët e parë të vrarë atje, prindërit nuk kanë pritur askënd për ngushëllime, pasi siç thoshte i ati, djali i tij është sheit, që në shqip do të thotë “dëshmor në rrugën e Zotit”.

Në familje të tjera nuk kanë qenë dakord me zgjedhjen e djemve.Në këto raste edhe njoftimet nga siria për vdekjet vijnë ndryshe.

Psh, një tjetër viktimë shqiptare në Siri është Denis Jangulli, një ish-farmacist. Një ditë ai i kërkoi të ëmës leje për t’u larguar në luftë, leje të cilen nuk e mori. Pas kësaj tha se po nisej në pelegrinazh.

Në shtëpinë e Denis Jangullit, njoftimi për vrasjen e tij erdhi me mesazh telefonik nga një numër i panjohur: “Denisi ndërroi jetë në Siri. Mos bëni asnjë gjë që Denisi nuk do të dëshironte”.

Në raste të tjera, të afërmit arrijnë të flasin më gjatë me shqiptarë të tjerë që gjenden aty, sidomos me ata që i fajësojnë për rekrutimin.

Më poshtë është një bisedë e imamit të vetëshpallur të Leshnicës Almir Daci, me të afërmit e Ervis Alianjit, të cilëve u komunikon se Ervisi u vra në Siri nga një shpërthim.

Almir Daci: Ne kemi erdhur këtu për të ndihmuar muslimanët që po masakrohen dhe gratë që po torturohen. Se kjo është prej fesë islame që të ndihmohen muslimanët.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po Mili…

Almir Daci: Nuk është e lehtë dhe ne morëm parasysh çdo gjë. Këtu normalisht edhe unë një ditë jam i rrezikuar, se një ditë do të vritem, por nuk kam frikë nga kjo, unë dhe të tjerët se duam të japim gjithçka për Allah. Që Allahu të na shpërblejë me xhenetin më të lartë në botën tjetër. Dhe kjo është ajo që na ka nxitur të gjithëve që të vijmë këtu. Pra çdo gjë ka lidhje me urdhrat që ka dhënë Allahu në Kuran.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po po.

Almir Daci: Visi nuk ju tregoi se ku ishte. Edhe mua më mbeti tani kjo përgjegjësi, që t’ju tregoj. Të mos ua mbaj të fshehur. Se u vra Visi kjo nuk është për fajin tim, se nesër do vritem edhe unë. Dhe dje u vra edhe Bledi i Gramozit, edhe Bledin unë e mashtrova? Ai ishte në Tiranë dhe unë në Pogradec, prandaj kuptojeni mirë.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Poo.

Almir Daci: Unë e di që ju keni të drejtë të mërziteni për Visin, se ai është njeriu tuaj.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po është njeriu jonë, si të mos mërzitemi, nuk kthehet më apo jo

Almir Daci: Por ama nuk mund të jem unë përgjegjës për çdo njeri që është këtu me mua prej Pogradeci apo prej qyteteve të tjera. Mirëpo çfarë t’ju bëj unë. Kjo është e vërteta.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili sa kohë ka është vra Visi, po ti a e pe në atë moment?

Almir Daci: Ai u vra nga një shpërthim i fuqishëm dhe nuk u gjet asnjë pjesë e trupit. Dhe ai nuk ka varr as këtu. Çfarë trupi t’ju japim, hë më thuaj ti.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po sa kohë ka o Mili?

Almir Daci: Ka disa muaj, por unë nuk e merrja dot guximin t’jua thoja se e dija që kjo është gjë e rëndë për ju. Mirëpo si ndodhi dhe kjo gjë me Bledin e Gramozit, thashë t’ju them, që ta dini më mirë të vërtetën.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili po pse nuk na ke thënë më parë. Po ti a ishte në momentin e fundit?

Almir Daci: Kjo është e vërteta. Jo nuk kam qenë me të në ato momente. Se isha në një vend tjetër. Si tua thoja? E dija që ishte e rëndë.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po amanetet që i kishte lënë, kujt ja la o Mili?

Almir Daci: Amanetet i lë çdokush prej nesh, që kur është gjallë. Ai ka thënë të mos e qani, sepse ai është shehid, dmth një prej njerëzve më të mirë xhenet, dhe nuk lejohet të qahet për ta. Mos mbani zi, dhe mos bëni të shtata e as të dyzeta se këto nuk lejohen në islam. Nëse doni ta takoni, duhet të faleni që ta takoni në botën tjetër. Mos fajësoni njeri për vendimin e tij. Ai vendosi vetë të shkonte në Siri dhe të ndihmonte muslimanët. Ndaj bëjani hallall.

Almir Daci: Hej a do vish këtej, nis e ke seriozisht nuk është problem fare. Prit biletën për në Turqi, hajde njëherë në Turqi pastaj flasim se si. Pastaj sikur kishe përmednur xhaminë e Unazës së Re. O vëlla ata kam dëgjuar që bashkëpunojnë me shtetin dhe ka spiuna po fole atje se dua të shkoj në Siri, të fusin brenda që aty. Nuk janë njerëz të mirë, sidomos imami, se ashtu hiqen ata si të devotshëm, por nuk janë të tillë. Prandaj ata nuk kanë lidhje fare. Kjo është e vetmja rrugë që ne kemi ardhur këtu të gjithë. Kemi prerë biletën për në Turqi, pastaj këtej është kollaj fare. Kuptove nuk ka rrugë tjetër, bëj kështu si të thashë, hajd mirupafshim.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Ok mirë, flm shumë. / Dita /

 

 

 

 

Share This Article
39 Comments
    • “…Mos mbani zi, dhe mos bëni të shtata e as të dyzeta… Nëse doni ta takoni, duhet të faleni që ta takoni në botën tjetër…”

      (!!!!!???)

      KETA JANE THJESHT TE CMENDUR

        • Pse mediat merren me myslimanët? Kush ka parë keq prej një myslimani? Të dalë një që njeh një besimtar që e ka fqinj e të thotë që i ka bërë keq. Pse s’merreni me gjërat që ndodhin këtu? Ka shumë. Ata bëjnë një zgjedhje të vetën tek ajo që besojnë. Asnjë nuk të detyron për asgjë në jetë, në qoftë se nuk do. I duhet dhënë fund trillimeve. Këtu ka aq shumë që po bëjnë dëm kundër këtij vendi e kujt të duan ata. Këtë duhet të shohin e jo të hedhin baltë kot pa prova kundër kujt t’u dali para, vetëm për të mbushur faqet e gazetave.

  • ATA QE KAN VDEKUR MIR KAN BER SE SKAN PASUR TRU NE KOK IMAMI PSE S SHKONTE VET NE SIRI PO GJENTE DEBILA DHE I NISTE DHE VISHO AJAZI NUK I DENONCONTE SE I DUHESHIN PER FUSHATAT ESALIUT

    • Deputeti i PD-së, në Kosovë Gëzim Kelmendi, projektligjin që ndalon pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftërat jashtë vendit e ka quajtur si “ligj kundër kauzës kombëtare edhe izolim kombëtar” (!). Po çfarë lidhje ka izolimi kombëtar me luftën në një shtet tjetër qe s’ka asgjë të përbashkët me popullin shqiptar more i mjerë? Dhe pasi që ti po mendoje se ky ligj nuk asht i drejt atëherë pse nuk shkon, ti more zotëri të luftosh atje, por i dërgoni njerëzit e manipuluar dhe të mashtruar duke e ditur se çfarë imazhi negativ përfiton Kosova në arenën ndërkombëtare?! O njerëz mos i leni djemtë e juaj me dhënë shpirt pa vizion si mercenar , po le ti qojnë këta Gëzimat fëmijët e vet, leni të shkojnë djemtë e këtyre.

  • C’eshte kjo keqe qe na erdhi more njerez.
    Niset populli i pagdhendur dhe le kockat si ne kohe te Turqise.
    Athua se jane aq prapa keta mytebere?
    Ne djall vafshin,s’u ka faj njeri

  • faj ka shteti i cili eshte ne dijeni prej dy vjetesh per kete pune dhe nuk ka mare masat me pare, por perkundrazi ka lejuar dhe vazhdon te lejoje financuesit e ketyre fatkeqeve qe te vazhdojne te manipulojne njerez fukarenj dhe fatkeq.

    • Po çfare faji ka shteti mor zotni?Sa me shume vullnetare te shkojne ne Siri aq me mire do te jete,bile me mire te behen qe te tere shahite e te mos mbetet asnje i gjalle..Me pak hajvane do te kete Shqiperia nga kjo levizje.Imamet duhet te lihen te lire ne misionin e tyre te çmendur prej hajvanesh,por gjithsesi Shqiperise i ben mire duke i pakesuar injorantet e panevojshem.

  • A ka mundesi qe te mos jepen fare lajme per keta plehra? Se duke lexuar e shkruar per keta funderrina mund te emulohen shelljer e tyre dhe nga besimtare te tjere e te ndikueshem!

  • kokat hengershin dhe kockat lenshin neper shkretetira u shofte fare e ketyre budallenjve qe na turperuan si komb

    • Mos e merr me kaq te perpjekur mor Ben. Para shfaqjes se ketij fenomeni duhet te na vij turp dhe duhet te revoltohemi per ata qindra e mijera bashkekombas qe morren vajza shqiptare dhe i prostituan ne Perendim, ata mijera shqiptare qe u bene trafikante droge, hajdute dhe vrases brenda dhe jashte vendit. Te na vij turp dhe te revoltohemi per 1997-en me 2-3000 te vrare, pucin e 1998-es dhe jo vetem lenia pa ndeshkim e Sali Berishes, por edhe rikthimin e tij ne pushtet ne 2005-en. Turp per Gerdecin, 21 Janarin, vetflijimin e Lirak Bejkos dhe tentativen e Gjergj Ndreces para se te vijme tek ky fenomen qe eshte lehtesisht i izolueshem dhe nuk ka permasat e nje kercenimi per terror ne vend. Nuk e perkrah aspak kauzen e ketyre njerezve per shkuarjen ne Siri, sikunder nuk perkrah asnje besim fetar, por gjykoj se per aq kohe sa keta muhaxhedine ishin rreshtuar ne krahun e rebeleve kundra Asadit jo vetem qe nuk shiheshin si terroriste, por perkraheshin financiarisht dhe moralisht nga SHBA dhe forcat aleate te NATO. Pra ka nje fare hipokrizie ne kete mes nga te gjithe. Le t’i denojme aktet, por s’ka pse te behemi pis per dicka qe te gjitha sherbimet informative nderkombetare kane qene ne dijeni, i kane pranuar dhe madje i kane suportuar keta myslimane te luftojne ne Siri.

  • Ore ne keto kohra te liga qe kane ardhur, inshallah nuk fillojne e perdorin tritolin per gjera te tjera keta. Se cfare nuk pret nga nje mendje e deshperuar

  • jo doli koka ketyre talibanve te shqiperise ska europe qe na don ne.phuuu raca di merda questi myslimani albanesi

  • ORE NJE GJE NUK KUPTOJ. ATA NJEREZ MARRIN VENDIMET VETE PER VETEN E TYRE E GJITHE KOMENTUESIT JAPIN OPINIONE PER GJERA QE NUK U TAKOJNE.

    KOMENTUESIT TE SHIKOJNE JETET E TYRE SE NUK PO I NDERHYN NJERI.
    SE CFARE BEN NJE NJERI ME JETEN E TIJ, SIGURISHT QE NUK DO TI MARRE LEJE GJITHE KOMENTUESVE TE GAZETAVE.

    PROBLEMI TRAJTOHET, QELLIMISHT, NE MENYRE TE SHPROPORCIONUAR.
    VAJTEN PLOT SHQIPETARE NGA SHQIPERIA PER TE LUFTUAR NE KOSOVE, ASHTU PO VETE EDHE AI QE E NDJEN SE DUHET TE VEJE NE SIRI, VENDIMI NE KETE RAST ESHTE INDIVIDUAL, NUK I DETYRON NJERI KOMENTUESIT TE BEJNE DICKA QE HIDHEN PERPJETE PER NJE ARSYE QE AS VETE NUK E DINE SE CFARE ESHTE.

    • po si mor ilir mos te hidhen perpjete dobicet e janulles,,,,,,kane marre urdher nga lart duhet ta zbatojne se per varret ne kosine kta plehrat nuk ishin kaq atdhedashes,,,,,,harruan plehrat per fjalimin qe i mbajti greku ne mes te dites me diell ne himare,,,,,,,,e mira eshte te mos merresh me kta shqipfoles legena,,,,,,,,!!!!!!!!!

  • PO MIR TE GJITH KAN NDONJ TE TRASH O NE FAMILJE ONE FIS PO KETA QE KAN SHKUAR NE SIRI KAN PASUR TE TRASH KOMPLET FAMILJEN DHE FISIN UA PASKAN MPIR TRURIN

  • … djali i tij është sheit, që në shqip do të thotë “dëshmor në rrugën e Zotit”.

    Shahid, eshte fjala ne gjuhe Arabe, do te thote Deshmitar.
    Perdoret dhe si Martir, per ato qe bien ne lufte ne mbrojtje te besimit fetar.

  • Jam plotesisht dakord me Marin Gashin dh Erin.
    O njerez! Mos shani e mos mallkoni te vraret! pas kraheve shahet e mallkohet edhe Mbreti!
    Thuhet se ata paguhen mire, prandaj shkojne. Po paqerrujtesit tane perse shkojne ne Afganistan, Bosnje, Irak?????????????? Per para! Sa nga ata jane shpall “DESHMORE TE ATDHEUT” dhe nuk rane ne mbrojtje te kufijve te ATDHEUT?
    Keto i solli e ashtuquajtura “DEMOKRASI”.
    Nga mediat kemi mesuar se Qeveria merr financime nga NATO dhe kush eshte rebelu nga “Paqerrujtesit” per mos pagim rroge eshte kthyer si “rebel” prane familjes.
    O POPULL!
    Mos degjoni asnje hoxhe a prift!
    Mos degjoni asnje Imam (perfshi ketu edhe ish nisesin e Paqerrujtesve Arben).
    Sa politikane tane jane te pandershem dhe kane mbajtur ose mbajne poste duke mbajtur nenshtetesi te tjera (rasti i fundit Visho Ajazi).
    Kur Bariu pshurr ne nje livadh po bagetia nuk ka te drejte te pshurre?

    • keshtu e nisni ju te xhamive…hidhni faren e mosbesimit qe me tej ti rekrutoni ne besimin tuaj…
      Eshte e qarte kush jane keta mjekerrcjapet qe duan te na bejne te jetojme si ne afganistane kush jane pjesa tjeter e botes…

  • Kur Asadi thoshte se kjo lufte ne Siri eshte nga muslimanet radikale e ska asgje me dokraci, Amerika me bananet e saja evropiane s’lane gje pa thene kunder Damaskut … Ja tani e ndezen e s0dine si ta shuajne. Edhe nese iken Asadi nga fuqia ai vend nuk do te behet me. Shikoni se cpo ndodh ne Irak, ne Afganistan, ne Egjypt … Kjo ska te beje fare me demokracine, kjo ka te beje me industrialistet e armeve neper Bote dhe me keta myslimane te cmendur …

  • Ja pra se cfare eshte feja!!!!!! Myslyman kundra myslymaneve, kushe e mbjelle gjithe kete urrejtje????? A mos eshte nena e demokracis ne bote……Nena e shkerdhatokracis leri popujt ne hallin e tyre dhe te ndertojne modelin e jeteses……shkerdhatokracia shiko si shkelqen ne irak…afganistan ….libi…dhe gjithe lindja e mesme. Por kujdes tani ne fund me rusin se fenelinat e alarmit jane ndezur dhe po i krijoni popujve nje kaos te papar.

  • Eja edhe ti o kusheri….te te bejne copa copa sic bene kusheririn tend dhe do te te jap titullin deshmor ha ha ha …eja po te pres eshte kollaj fare eja dua te te shoh edhe ty copa copa ne shkretetire….WTF!

    Shteti duhetbte djege qendren e ketyre derrave ne unazen e re dhe ti trgije vendin injornateve…cidi asnje nuk ishte nga qyteti por te gjithe nga fshatrat e librazhdit dhe pogradecit….me duket se ky fakt flet shume per kete lloj heroizmi leshi qe do zoti behet hi e cope cope si ai idiotic I mesiperm

  • se pari fjala dhe termi mysliman ka zero demethenje per KOMBIN SHQIPTAR,se feja e pushtuesve otomane nuk mund ta DOMINON KOMBIN e IDENTITETIN SHQIPTAR,dhe pika e pare bije ne kundershtim me FLAMURIN KATOLIK SHQIPTAR dhe shkrim liximin KATOLIK SHQIP qe e shkruajti i pari GJON BUZUKU.

    .populli shqiptare duhet te IKE nga politikart anti-shqiptar te pranimit qka qe 600 vite te gjithe armiqet tane kerkojne nga ne vetem PRANIME-PRANIME-PRANIME dhe kurre nuk diten dhe u mesuane SHQIPTARET te kunder reagojne me REFUZIME,pra ne qe 600 vite kami jetuar vetem me kerkesa te armiqve dhe pranime,por pytja nr-1 qka pranuan popujtetjere nga shqiptaret =asgje.

    .me e keqja qe edhe SOT ne SHQIPTARET duhet vetem te pramojme kerkesat e armiqve si KOSOVA kerkesat e SERBIS qka serbija vetem bene politika te KERKESAVE per KOSOVEN dhe KOSOVA vetem plotsone kerkesat SERBE.

    psh:nga kerkesa serbe ne bisedimet ne bruxel dhe fusnota e pranuar kosova nuk ka te drejte HIMNI SHTETRORE ne ndeshjet e futbollit nderkombetar siq para 1 jave dite kure luajti me haitin,a ne REPUBLIKA SERBSKA te bosmies dhe veriun e kosoves edhe te HUNDET e POLICIVE te KOSOVES kendohet HIMNI i SHTETIT SERBE.

    .STOP-STOP-STOP vetem PRAMIMET nga kerkesat e ARMIQVE.
    .ministri TURK DAVOTOLGU kure vizitoje SHQIPERIS tha direkt se tani me hyrjen e shqiperis ne NATO ska qka ju duhet permendorja e GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEU,pra sipas tije te largohet zhduket permedorja e GJERGJ KASTRIOTIT.
    .pra ktu vertetohet se armiqve te vjeter ju pengone edhe heroi yne nacional GJERGJ KASTRIOTI.

    .nje e nje filozofi gjenial gjerman,se nje populle qe pranon qdohet kerkesat e armiqve ai populle nuk eshte ne LIRI e SUVERAN,por qdoher i ROBERUAR.

    .

  • Keta i cojne si mish per top ne Siri gjoja per te luftuar Asadin dhe per te sjelle demokracine ne Siri. Por ne fakt, ne vend te kesaj i marrin per t’ju bashkuar islamisteve fanatike e terroriste qe nuk luftojne kunder Asadit per te sjelle demokraci, por luftojne kunder kundershtareve te Asadit qe kur te bjere Asadi ta bejne Sirine si Afganistanin e para disa viteve. Keta luftojne kunder kundershtareve te Asadit dhe terrizojne,rrembejne dhe vrasin popullin e thjeshte qe perkrah kundeshtaret e Asadit. Terrorizojne, rrembejne e vrasin popullsine qe i perket besimeve te tjera fetare, dhe nuk kursejne jo vetem gra e burra te pafajshem, por edhe femije. Gjithe bota ka degjuar per rrembimin e murgeshgave te nje manastiri qe i perket Kishes se Antiokise se bashku me femijet jetime te jetimores qe ishte nen kujdesin e murgeshave. Demet ne njerez dhe materiale me shume se ushtria e Asadit qe lufton kundeshtaret e tij, i ka shkaktuar Al Kaeda nepermjet ketyre mercenareve qe per fat te keq shkojne edhe nga Shqiperia.
    Sigurisht qe shteti duhet te nderhyje sepse ketu kemi te bejme me terrorizem. Ne jemi anetare te NATO’s dhe nese NATO do vendoste per te derguar trupa ne Siri atehere do te ishte e ligjshme. Por cdo lloj nderhyrje tjeter private konsiderohet e paligjshme sepse keta, edhe nese shkojne privatisht, shkojne per te vrare.
    Me vjen turp qe bashkombas te mi jane perfshire ne kete terror kunder njerezve te pafajshme, dhe e kane futur veten e tyre ne kete rruge pa dalje dhe tunel pa drite. Zoti i falte.

  • nje pyetje per info kisha:…ne luften e Kosoves, a kishte luftetare myslimane nga…Siria?!…mos ndoshta u duhet kthyer favori, nese ka pasur!

  • Ne vend qe te ndertoje xhami ne qender te kryeqytetit,i biri Kristaqit i konvertuar ne katolik,mecenat islamik,le te rrafshoje si ndertime te paligjshme xhamite dhe kishat jasht autoritetit te komuniteteve perkatese.Te kryeje detyren si kryeminister i vendit jo te merret me karagjoslleqe,se po dolen djajte katunare nga kontrolli peson si ndertimet pa leje.A e degjon ky kryeminister altoparlantin e xhamise?E di ky kryeminister,qe katunaret dhe jevgjit e xhamive posedojne te gjithe teknollogjine me te fundit elektronike perendimore?Ata modernitetin perendimor e mallkojne,por fshehtas e pervetesojne.A e degjon si pellasin altoparlantet e xhamive,apo degjon vetem zhurmen e helikopterit gjerman,qe zgjoi Zahon nga gjumi?!
    Zgjohu kryeminister nga gjumi,veri kufirin tek thana sekteve fetare sa s`eshte vone.

  • hiq kanunin o mark ujku…..se po ben kerdine nfis e nfene tate, spo dini as per femij e gra, po rrini neper shpella te nguju me keq nuk ka ku shkon o mark nue pidh ndreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *