Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka paraqitur një raport të detajuar mbi punësimet në administratën shtetërore gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në dokumentin, i cili tashmë është dorëzuar në prokurori rezulton Ministria e Brendshme rezulton institucioni me numrin më të lartë të kontratave me 83 persona.
Justifikimi për punësimin e këtyre personave është ngarkesa në sezon vere thuhet në dokument.
Më pas renditet ministria e Drejtësisë me 62 punësime nga të cilët 42 janë bërë në agjensinë e Trajtimit të Pronave dhe janë justifikuaar me ngarkesën e punës në trajtimin e dosjeve.
Një numër të konsiderueshëm punësimesh janë bërë edhe në ministrinë e Zhvillimit Urban si dhe në ministrinë e Financave.
Vlen të theksohet se ministria që ka pasur më pak të punësuar gjatë periudhës së zgjedhjeve ka qenë ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila ka realizur vetëm 6 të tilla.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duket se ka numrin më të lartë të punësimeve në këtë perudhë me rreth 330 persona.
53 Bashkitë dhe ndërmarrjet nën varësinë e tyre kanë punësuar 298 punonjës.
Sipas raportit të dorëzuar nga ministrat teknikë nga konstatimet të gjitha këto punësime.
Në prefektura numri i punësimeve mbetet i vogël edhe pse jo të gjitha institucionet në rang vendi kanë raportuar për këtë çështje.
Por raporti është konsideruar politik prej kryeministrit Rama. edhe pse e ka cilësuar abuziv dokumentin, Rama ka falenderuar teknikët për bashkëpunimin ndërsa në përfundim u ka uruar dhe suksese në jetë.
Ministria e Brendshme
83 punësim
Ministria e Drejtësisë
62 punësime
Ministria e Zhvillimit Urban
43 punësime
Ministria e Financave
39 punesime
Ministria e Shëndetësisë
36 punësime
Ministria e Bujqësisë
16 punësime
Ministria e Mbrojtjes
14 punesime
Ministria e Mirëqënies Sociale
12 punësime
Ministria e Arsimit dhe Sportit
11 punesime
Ministria e Transporteve
11 punesime
Ministria e Jashtme
11 punesime
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
6 punësime
OSHEE
330 Punësime
Bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre
298 punonjës
Prefekturat
6 punësime

Opoziten e kemi teper intiligjente qe nuk te fal.
Kur asht puna per te raportuar papunesin japin tellall teper negativ.Dhe kur asht puna per te treguar marrje ne pune “hileqarshe” pa pike turpit deklarojne me shifra si ne rastin konkret fiks 3600 persona asnji ma shume e asnji ma pak.