Një ditë përpara se të shpallet vendimi i komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta është shprehur i prerë se për të ai vendim nuk ka asnjë rëndësi. Madje, me ironi ai ka thënë se për të më e rëndësishme është kombëtarja që pritet të luajë nesër me Turqinë, sesa vendimi i Komisionit të Venecias që do të shpallet po në të njejtën ditë
“Unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.
Gazetarja: Dhe ju nuk jeni nga ata Presidentë, të cilët marrin çarter për të shkuar për parë një ndeshje?
Presidenti Meta: Jo, atë nuk e bëj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë.
l.h/ dita

Rrugaciu dhe huligani ka hequr masken!