Vëzhguesi i huaj i Vetingut kundërshtoi këtë vendim të KPA-së

Bora Basholli

Vëzhguesi Ferdinando Buatier de Mongeot i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM, e konsideron pa shkak largimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdarasi.

Kjo e fundit u largua pak muaj më parë nga një vendim i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, vendim i cili solli edhe largimin e saj nga anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në raportin e tij përfaqësuesi i ONM pranë komisionit të “Vettingut”, thotë se:

“…gjetjet që anëtarët e KPA kundër Antoneta Sevdarit nuk mund të klasifikohen sipas nenit 61 nr. 3 Ligji 84/2016. Unë gjithashtu mendoj se as kushtet e nenit 61 p. 1, as kushtet e nenit 61 p. 5 e Ligjit 84/2016 janë plotësuar”.

Kjo do të thotë se vëzhguesi ndërkombëtar mendon se të ardhurat e Sevdarit dhe personit të lidhur me të, burrit, janë të justifikuara.

Sipas Ferdinando Buatier de Mongeot “Sevdari ishte në gjendje të ofronte dëshmi të mjaftueshme” për gjendjen e saj financiare dhe atë pronësore.

Në raportin e vëzhguesit thuhet se  “…duke u nisur nga sa më sipër, konsideroj se rrethanat e çështjes janë të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se Sevdari nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në Gjyqësor. Kështu që është pa baza vendimi për ta penalizuar Sevdarin me shkarkim…”.

 

b.b. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Eheee
    Si ta kuptojme ket?
    Edhe Vettingu beka gabime?
    Po sa te tjera ka bere?
    Kam degjuar qe ne kembim te kalimit te emrave qe deshiron qeveriu, anetaret e shkalles se pare dhe ata te Kolegjit te Apelit po e lyejne rroten mire, deri ne 250 mije euro per nje OK.
    Te jete e vertete?
    Apo goje te liga, armike te perparimit te pandalshem te Riqindjes?

  • Në gazetën “SHQIP”, datë 16 mars 2010, vetëm 4 ditë pas zhbllokimit nga Edi Rama, të ndërtimit të rezidencës tregtare “Belavisa” (Kolonat), tek sheshi para stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, drejtori aktual i Kadastrës, Artan Lame, në atë kohë ishte ende “bythëlëpirës” i Fatos Nanos, reagoi me një shkrim të rëndë akuzues e denigrues kundër Edi Ramës, si firmosës i lejes së ndërtimit për këtë objekt mbi lulishte.

    Akt-akuza publike e Artan Lames kundër Edi Ramës, ishte vijim i akuzës publike të Maks Velos, por Artan Lame e çoi më tej, duke e cilësuar: “Krim të rëndë urbanistik e anti-kombëtar, me përmbajte korrupsioni”, Vendimin Nr. 31, datë 24.05.2002 dhe Vendim-Lejen Nr. 13, datë 13.06.2002, të dhëna personalisht nga Edi Rama, për shkatërrimin e 540 m2 lulishte dhe ndërtimin mbi të, të rezidencës tregtare “Belavisa” (Kolonat).

    Pjesë, nga shkrimi i gjatë i para 9 viteve, me të cilin Artan Lame, ka etiketuar Edi Ramën, me shumë epitete poshtëruese e akuzuese penale, si:

    – “Kopuk, i lig, anormal, falsifikator, drejtues i fëlliqur, shpërfillës e shkelës i hapur i ligjit, ideator, nxitës e bashkëpunëtor në këtë pazar; i pandëshkuar për këtë krim urbanistik, “burrë i mirë” me ndërtuesin dhe armik i interesit publik e shtetëror”.

    E risolla sepse më duket se keto etiketime jane më aktuale se kurrë

    • Po shtoj edhe un nje detaj,kushtin se si u dha leja.Lejen per Fast Food “ Kolonat” si Tendë,ja ka dhene Edvin D’Rama biznesmenit
      Arben Burimi (qe ka vdekur),i cili ka pasur ortak nje Italian te pasur,dhe flitej se kan qene homoseksuale.Pronen e trashegoi Vellai i Arbenit,Engjelli.D’Rama per te qene i sigurte per ndarjen e fitimeve,si kusht per lejen qe dha per biznesin,kushtezoi tek “Kolonat”si
      “menaxhere” ish Dashnoren e tij,qe ne fakt vetem kontrollonte te ardhurat qe ishin shume te medha.Nga Tendë,po me lejen e D’Rames Kryebashkiak,”Kolonat” u transformua ne beton dhe xhama,per tu legalizuar po nga D’Rama Kryeminister,per ta prishur Erion Makiaveli
      si “çibanin e Lulzim Bashes”,po me urdher te D’Rames!Qe nga koha si Kryebashkiak e deri tani si Kryeminister,vjedhja e drogaxhiut
      ka shkuar mbi nje miliard euro.

  • Nese keshtu ka veprue vettingu i bie te kryej detyren ne mbeshtetje te pushtetit ne detyre.Te largoje te padeshirueshmit e pushtetit dhe te mbaj te deshirueshmit.Ky nuk asht vettingu sic na asht propogandue.Ky vetting asht origjinal si numri telefonik i ish kryeministrit Berisha dhene popullit ne lufte kunder korrupsionit.Ku kontrollonte pulsin deri ku ka arrit korrupsioni pa u zbulue.Dhe vettingu i kesaj forme i sherben pushtetit sot per te mbajtur rreth vetes sherbyesit pro si zojgjet e kllukes.Ky nuk asht vetting i sincerte,asht i njianshem.Populli nuk e do.
    Fakti vjen se ne pushtetin sot kemi te korruptuar sa dhe ai i opozites.Nuk ndalen por duan te avancojne me korrupsion te pandalshem nen hundet e keti vettingut aspak te sincerte.
    Nese Amerika lejon kete derengje pislleku.I bie qe pushteti i Ramos luan harushe me Ameriken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *