Partia Demokratike ka kërkuar edhe dje që Prokurori e Përgjithshme të reagojë në lidhje me “skandalin” e serverit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve duke thënë se kemi të bëjmë me një megaskandal nga dyshja Rama-Meta. Gazeta “DITA” u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorisë që ka nisur hetim për këtë çështje duke sjellë për lexuesit ngjarjen ashtu si ka ndodhur dhe për të zbardhur arsyet pse është ngritur gjithë kjo fortunë mediatike.
Audit për serverin nga Ministria
Në datën 12 nëntor të vitit të kaluar Ministri i Financave, Shkëlqim Cani nxjerr një urdhër i cili kërkon ngritjen e një grupi auditi për të shkuar te drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të monitorojnë serverin qëndror të kësaj drejtorie duke konkluduar me një raport përfundimtar. Në datën 15 nëntor, tre ditë më vonë nga dalja e urdhërit një grup prej pesë auditësh, në përbërje të të cilit janë: Panajot Gjiknuri, përfaqësues dhe drejtor i IT-së në Ministrinë e Financave, Ermal Beqiri, Olsi Karapici, Thanas Iraldi dhe Florian Vranezi. Pasi kanë shkuar te DPT kanë nisur verifikimin e serverit dhe që ditën e parë kanë hasur në shkelje të mëdha duke filluar nga porta hyrëse e cila ishte e pasigurt dhe mund të aksesohej nga kushdo. Në takimin e parë kanë qenë të shoqëruar nga drejtori i IT-së në tatime Renald Rista dhe drejtoresha e përgjithshme, Brisida Shehaj. Nisja e këtij auditi nga MF erdhi pasi kishte indicie se administrata në tatime që ishte përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e serverit nuk po funksiononte në mënyrë korrekte dhe duhej pasur situata nën kontroll për shkak edhe të ndryshimit të qeverisë dhe balancave politike. Auditi zgjati nga data 15 nëntor deri në 27 dhjetor të vitit të shkuar. Gjatë këtij procesi, auditi pikas një fshirje të të dhënave dhe për këtë nga drejtoresha u bë kallëzim për drejtorin e IT-së. Të dhënat u arritën të rikthehen nga specialistët dhe kontrolli i auditit vazhdoi punën deri në bërjen e një raporti përfundimtar paraprak. Punonjës të IT-së në tatime të cilët disponojnë këtë raport na treguan disa nga shkeljet që janë hasur nga grupi i auditit. Përveç portës hyrëse e cila ishte jashtë kushteve të sigurisë, gjithashtu serveri ishte kollaj i aksesueshëm me qëllim dëmtimin e tij, ndërsa ishin jashtë funksionit dy sisteme që janë të miratuara me ligj. Sistemi “DEPA” dhe sitemi “Audit Vault” të cilët prej kohësh nuk përdoreshin. Në bazë të ligjit serveri duhet të jetë i lidhur online edhe me një qendër tjetër për të kaluar automatikisht të dhënat dhe çfarëdo që ndodh te serveri qëndror të dhënat ruhen gjetiu. Update i serverit ose përditësimi i të dhënave sipas ligjit duhej të bëhej një herë në 24 orë, ndërsa realisht bëhej në një interval më të gjatë, sipas dëshirës së IT-ve që herë e bënin çdo 24 orë dhe një herë në javë apo në dy javë. Të dhënat e auditit të tatimeve dhe zhurma që bën opozita duket se s’kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. PD në disa konferenca thotë se atje kanë shkuar dy persona dhe deputeti Braho dhe kanë marrë të dhënat e serverit. Në fakt atje kanë qenë pesë persona dhe të gjithë audit nga ministria dhe deputeti Braho që është kryetar i Komisioni i Sigurisë. Të ndodhur në një situatë ku janë dy palë që lëshojnë akuza na lind një pyetje që në fakt do të marrë përgjigje nga hetimi i prokurorisë. Kush është i interesuar për të fshirë materiale nga serveri i tatimeve dhe pse qeveria e re duhej të bënte zhurmë për të marrë materialet nëse do donte t’i merrte kur duke pasur gjithë instrumentet mund ta bënte në heshtje të plotë?! Hetimi do të zbulojë të vërtetën por zhurma mediatike sidomos e disa mediave që siç tha Rama “janë të mbytura në borxhe dhe me fatura të papaguara”, na tregon se kemi të bëjmë me një furtunë në gotë ujë e cila do të kalojë sapo opozita të gjej një kauzë tjetër.
Shënim: Afera e serverit të Tatimeve
Afera e serverit qendror të Tatimeve është një shashkë e hedhur për të mbuluar gjurmët e mashtrimeve të përbindshme me pagesat krejtësisht të pajustifikuara që u janë bërë kompanive, gjoja në emër të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Disa nga këto mashtrime kanë dalë në dritë të diellit, me dhjetëra të tjera janë nën hetim. Asnjë syresh nuk është zbuluar nga auditët e brendshëm të Ministrisë së Financave. Që nga vitet 2010-2011, kur u themeluan, ata vegjetonin nën një pseudopunë e pseudo-kontroll. Të dhënat e drejtpërdrejta janë siguruar nga serveri, ende pa u keqtrajtuar ai nga vetë administratorët, përpara bllokimit përfundimtar. Nën një dirigjim mafioz dhe të llogaritur mirë, sidomos dy vitet e fundit të qeverisë së mëparshme, është punuar për të nxjerrë para nga gjobat që u viheshin bizneseve. Këto gjoba u hiqeshin nga kujtesa elektronike (baza e të dhënave), në këmbim të një pagese të majme, zakonisht një të tretën apo gjysmën e gjobës. Njëlloj sikurse bëhej disa vite më parë me gjobat e drejtuesve të automjeteve. Kërdia me deformimin e bazës së të dhënave tatimore ka vazhduar gjatë. Këtu duhet çuar hetimi deri në fund. Kush ka ndërhyrë, pse, sa është sasia e ulur e parasë së gjobave. Cilat gjoba janë fshirë tërësisht? Grupi hetimor i prokurorisë, në rast se do të dojë të bëjë punë të pastër, mund të zbulojë afera të jashtëzakonshme, abuzime dhe mashtrime me dëm në Buxhetin e Shtetit, në nivel disa dhjetra miliona euro. Problemet me serverin e tatimeve nuk nisën nga kopjimi nxitimthi i të dhënave dy muaj më parë, nga këshilltarë të ministrit aktual të Financave, me qëllim moslejimin e humbjes së tyre. Problemi qendror i serverit është se ai është i manipuluar dhe ndërhyrjet në të duhet të gjurmohen e zbardhen, edhe në rast se do të jetë nevoja e marrjes së ekspertizës së specializuar nga jashtë. Shteti ynë, qeveria e re e ka të gjithë nevojën për të bërë transparencë të plotë me abuzimet e qeverisë së shkuar në tatime. Të identifikoje cilët ishin emisarët e bojarëve të pushtetit të djeshëm, të veshur me petkun e drejtorit apo specialistit të teknologjisë së informacionit, që kryenin ndërhyrjet, në dukje të pagjurmueshme, për të ndarë me bizneset tortën e abuzimeve. Në rast se zbulimet e deritashme apo ato të reja nga hetimi, nuk do të bëhen publike, por do të përdoren nga shumica e re për të shantazhuar opozitën e sotme, atëherë nuk do të kishte ndryshuar asgjë. E gjithë ngrehina e re e pushtetit ka për detyrë madhore t’i sqarojë shqiptarët çfarë ka ndodhur me regjistrimet elektronike të deklaratave tatimore të bizneseve, kush, si dhe sa ka ndërhyrë, në dobi të xhepit të tij personal, të dikujt tjetër më lart që e mbronte, dhe të vetë bizneseve, për rimbursimet false të TVSH-së, apo fshirjet dhe pakësimet e gjobave.
Kanë thënë për serverin
Edi Rama
“Kujtojnë se duke u bërë bashkë me një prokuror, që e kanë vënë me dorë, aty tek ajo task-forca e prokurorisë për të mbyllur çështjet e tyre, me një pronar mediash që u fshihet bankave se është i zhytur dhe po mbytet në borxhe, me ca faqe FB dhe ca shfaqje SHQUP-i, do ia dalin u duket, para shqiptarëve, si luftëtare dinjitozë kundër një qeverie, që sipas tyre, po ju merr frymën shqiptarëve.”
Sali Berisha
“Të manipulohen gjobat, të shumëfishoheshin gjobat për kundërshtarët politikë dhe të bëhen objekt pazaresh midis bizneseve dhe klanit Rama- Meta. Rama, tani i kapur në qark, kërcënon mediat që dhanë videon dhe ka marrë për avokat Spartak Brahon, kurse Damiani u thotë mediave se Panajoti ka qenë jashtë shtetit në kohën e kontrollit të sistemit”.
Spartak Braho
Pasi u mor indicie për një komplot financiar nga Berisha kryeministri urdhëroi të hetohet çështja e serverit të Tatimeve. U gjetën ekspertët dhe filluan punë. Nga verifikimet e para që bënë ekspertët, rezultoi se situata ishte mjaft alarmante, ishin fshirë 4.3 milionë deklarime por që u rikuperuan nga ekspertët”.

Nga sa shkruhet ne artikull dwel qart se si paraqitet gjendja.Sali Berisha ta mbylli gojen dhe te presi hetim in e prokurorise.Ashtu te veprojne edhe tellallet e tij qe me dalin si nuse te bukura neper ekrane tv per te na servirur brockulla.
NE BURG TE GJITHE HAJDUTET E BERISHES!!!
LE TE LEHIN SA TE DUAN,prandaj kane hedhur ne SULM BANDAT TERRORISTE,qe te terheqin vemendjen e opinionit publik vendas e te huaj gjoja per pa aftesine e qeverise se re per te garantuar RENDIN PUBLIK!!!
PLASINI KEIMINELET NE BURG,qe te shpetoje Shqiperia!!!
NXIRRENI PD-ne JASHTE LIGJIT SI PARTI TERRORISTE E NAZISTE,se nuk kane asgje mangut nga BANDA NAZISTE E “AGIMIT TE ARTE” ne Greqi!!!
PER ERION HABILAJN
Ka nje ndyshim thelbesor mes termit Update dhe termit Back Up, dhe jo si fjale por si proçese te mirefillta te rraportit Hardware e Software.
Me shpjegim me praktik mund te themi qe me Update nenkuptohet kalimi nga nje version i meparshem i sistemit operativ te serverit ne nje version me te fundit. Ja te marrim serverin e gazetes Dita – versioni i sistemit operativ eshte:
Apache/2.2.23 (Unix) mod_ssl/2.2.23 OpenSSL/1.0.0-fips mod_auth_passthrough/2.1 mod_bwlimited/1.4 FrontPage/5.0.2.2635
Eshte normale qe ky sistem evoluon çdo dite, permireson jo vetem elementet e sigurise por edhe performancen.
Duke bere Update serveri I Dites mbahet gjithnje ne efikatshmeri dhe siguri.
Ndersa kur flasim per Back Up kuptohet kopjimi I te dhenve qe mbahen te depozituara ne server ne intervale kohe te programuara.
Operazioni i Back Up eshte me i rendesishem se ai i Update per vete faktin qe krijon mundesine e rekuperimit te te dhenave aksidentalisht te humbura , pa humbje kohe e energie.
Megjithate edhe ne rastin e humbjes aksidentale apo te qellimeshme te te dhenave te depozituara ne server apo kompjuter, ekzitojne sot programe edhe falas qe bejne te mundur rekuperimin e tyre, pa patur nevoje te therriten esperte nga jashte.
Edhe per fshirjen e te dhenave te serverit ekzistojne programe te posaçme qe mund ta bejne kete operacion, vetem se per te patur nje fshirje gati (them gati sepse gjithnje jane te rekuperueshme) totale duhet te rikalojne keto programe nga 12 deri ne 16 here, qe kerkon kohe te cilen bazhibozuket e Sali Ram Shiqere Berishes nuk mund ta kene patur.
Tjetra eshte edhe printimi i detyrueshem i te dhenave te rregjistruara, qe nuk e di se behet apo jo!
Dhe se fundmi servera kaq te rendesishem kudo ne bote jane te perbere nga dy e ne raste te veçanta edhe nga tre servera te kalimit te te dhenave e ne veçanti kane severi e Back Up-it.
Have a good day!
Çudia e çudirave jeni Besiana? Ku dreqin i mer vesh te gjitha ajo mendja juaj? Herën e fundit nuk m’u përgjigjët kush jeni ju? E anashkaluat sidoqë m’u përgjigjët me shume mirësjellje. Po ju kopjoj duke ju pyetur edhe unë me shume mirësjellje: kush jeni ju çudia besjana gushi? Nderime!
Ju lumte eksperteve. Tani ku jane leket qe jane vjedhur? A eshte e zonja qeveria, ashtu sic ishin ekspertet te zbuloje ku jane parate e vjedhura dhe ti ktheje ato mbrapsh?
Pa kapur dhe zhveshur hajdutet te gjitha keto denoncime jane peralla me mbret.
ska per te ndodh asgje o njereznu e kuptoni qe jane te gjithe brenda dhe sala ja ka fut te gjitheve.gjith problemi eshte ilir meta
lexoni me vemendje cfare thote Berisha pasi aty ndodhen skema e mashtrimit me gjobat fiktive dhe fshirjen e tyre nga sistemi. Ne te vertete, sistemi qe perdor sherbimi i tatimpaguesit ka dy nderfaqe nje ne backup dhe tjetren per gjendjen e rreme te situates financiare te gjobave ndaj biznesit. Kjo metode pune ka filluar operimin e saj ne fillim te vitit 2011, pas ngjarjeve te pucit te 21 janarit, ku demostratat paqesore te opozites u perpoqen te manipulohen nga skemat e manovrave teorike te stervitorre te gardes dhe pasojat qe dihen si rrodhen. Operimi nepermjet sistemit te deklarimit online te sherbimit te tatimpaguesve erdhen pas deshtimit te perpjekjeve te ndertimit te kesaj skeme me sistemit paresor te kontabilizimit, verejtjeve nga Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Kontrolli Larte i Shtetit, verejtje qe kane rrjedhur gjate analizave te punes se ketyre institucioneve dhe natyres se ankesave te subjekteve. Lidhjet ndermjet perfaqesuesve te IT ne cdo Drejtori te tatimeve me drejtorite e rregjistrimit nen garancine e mbledhjes se rryshfeteve nga punonjes te drejtorise se Investigimit zbulojne shkeljet ne protokoll dhe pavertetesine e rregjistrimeve ne sistemin informatik dhe dy nderfaqet e operimit me sistemin online te sherbimit te tatimpaguesit
Do të jetë i njëjti problem me regjistrimet e 21-janarit, kur dy nxënës bëjnë të njëjtat gabime duhet të ketë një shpjegim :ose janë në të njëjtën klasë dhe kopjojnë nga njëri-tjetri ose është i njëjti person. Niveli i expertëve shumë dobët deri tani, mund të punohet më mirë në këtë drejtim nëse afrojmë në këtë pjesë administrate persona me njohje më të plotë.
Perralla.
Me vjen sinqerisht keq.
Kisha shume me teper besim tek aftesite qeverisese te PS.
Keto jane gafa te pafaleshme.
Mund ta manipulosh opinionin publik per pak kohe me ,por nuk eshte kjo rruga qe duhet ndjekur per “Rilindjen”
Nuk eshte e mundur qe nga Min Fin me daten 12.11.2013 te dalin shkresat 17208, 17208/1, 17208/2 dhe 17208/3
Kjo vertetohet lehte duke verifikuar datat kur kane arritur ne DPT.
Shkresat me fraksione jane bere pasi ka plasur skandali dhe jane rregjistruar
O Bum,mos bej kompetentin se nuk merrke vesh fare nga funksionimi I administrates; ne nje dite mund te dalin aq shkresa sa eshte e nevojshme ,jo nga Ministria e Financave por edhe nje zyre e thjeshte ne administarten shteterore mund te nxjerr zakonisht me shume se kaq shkresa ne nje dite,aq me teper qe shkresat parapregatiten nga speciaistet perkates dhe titullari I firmos kur behen disa shkresa se bashku.Sa per dijeni ne Dr.e Pergj. te tatimeve qe nga koha kur u emerua shoku I Zenit,Gazmir Spahija-Dr.i Pergj.i Tatimeve-eshte bere kerdija , eshte punuar vetem per familjen e Berishes-duke vene gjoba maramendese ,duke shkelur cdo lloj ligji tatimor.Gjobevenesit drejtoheshin nga shoku I ngushte I Gazit-ish Drejtori I Hetimit Tatimor,takoheshin pernate me Zenin,dhe benin planet e goditjes.Skandali I serverave duhet te zbulohet deri ne fund -dhe z.Rista bashke me bashkepunetoret duhet te vihen para pergjegjesise.
Gimo,mund te kesh te drejte,por kam pershtypjen se per te njejtin problem nuk behen shume shkresa ne nje dite
Qeveria berishiste per 8 vjet nga maja e piramides qeverisese deri ne baze i rropi te gjalle Shqiptaret me te gjitha format me ligj dhe pa ligj,ndertoi nje shtet ne leter(antishtet) ,virtual,mashtrues qe ne realitet nuk i sherbente popullit ne pergjithesi,por pasuronte vetem kliken PDiste dhe ata qe nuk i sherbenin forcimit te shtetit por i sherbenin kolltukut te padrinos ne pushtet.Demin qe i kane bere ata shtetit dhe shoqerise Shqiptare do ta kishte zili cdo armik i kombit Shqiptar.Per te qene te sigurte ne mocalin ku vegjetojne ata me qellim ne institucionet kryesore te drejtesise kane vendosur njerezit e vet te korruptuar(kukllat e veta).Prandaj ne Shqiperi nuk ka drejtesi,drejtesia eshte e kalbur nga vete politika se ciles i sherben.Prandaj Presidenti i Republikes behet pengese per reformimin e drejtesise se i sherben vetem klikes qe e zgjodhi dhe mbron interesat e saj.
Elita e PDse me ne krye padrinon jane armiqte e kamufluar me te rrezikshem kunder kombit Shqiptar.NQS Shqiperia do te shpetoje prej tyre atehere do te rilinde realisht perndryshe per shkak te sabotimit qe ata kane bere dhe vazhdojne te bejne ne jo vetem si shtet por dhe si komb do ta kemi shum te veshtire te perparojme ne drejtimin e duhur pozitiv.
3 B burgim te perjetshem dhe cdemtim te pasurise se popullit. !!! Ndryshe do te keni
”bumerang,, !!!!
Qeveria nuk ka arsye qe te grabise ne menyre pirateske databazen e tatimeve sepse duke qene ne pushtet e ka perhere ne dore serverin.Por ama perfshirja ne kopjimin e te dhenave e nje mafiozi si Spartak Braho te ben te mendosh se qellimi i zbulimit te aferave berishiste nuk eshte rikthimi i parave te vjedhura me gjobat,tvsh e taksa te papaguara tek taksapaguesit,por gjobitja e re per llogari te skraparlinjve ne kembim te mbylljes se aferave.
Te hapet Canta e Spartak Brahos
Grupi i PD-se per kete duhet te braktis Parlamentin, nese nuk krijohet Komisioni me kryetar te sajin. Dhe te mos ike nga salla vetem kur i prishet humori Sali Berishes…
PD duhet ta lere menjane Berishen, ta nderoj, po te doj per veteb e saj, brenda partise, ta mbaj deputet-keshilltar, se ka pervoje, e di edhe brimen e miut socialist, por shqiptaret duhet te binden se Sali berisha ka ikur vertete.
Socailistet nuk rrijne dot pa shkelur ligjin, por keto akuza nuk duhet t’i bej Sali Berisha, le t’i bejne te tjeret, qe nuk jane pergjegjes per humbjen.
Socialistet nuk rrijne fot pa korrupsion, se te tille jane provuar, por akuzat te mos i bej Saliu, se paku deri sa ai te jete shpallur i pafajshem me gjykate.
Braho e ka futur veten ne nje kurth te madh, dhe se paku ai do duhet te pergjigjet perpara ligjit.
Ajo Çanta e tij duhet te hapet ne gjyq, dhe le ta pesoj ai vete, nese vazhdon te mashtroj pa fakte. Le te behet ai kurban per Dy Shefat e tij, se eshte i vetmi deputet ne bote qe u sherben dy zoterinjve qe kane hedhur balte me erë kunder njeri tjetrit, dhe Braho kekron te spastroj ate…
Shqiptaret, te Majte e te Djathte, nese duan mireqenie dhe dinjitet, duhet te kerkojne drejtesi, aspak tolerance ndaj te gjithe te korruptuarve, pavarsisht ne cilen krahe politike jane.
Nese kete ngjarje, PD e PS e kalojne ne heshtje, kjo do te na jap shkas te besojme se mes tyre do kete marreveshje pajtimi/korruptimi, pandeshkueshmerie…
Vetem kjo s’duhet te ndodh.
Ore njerëz… e merrni vesh sa i djeg Salës kjo punë? Nuk mund të pranohet në asnjë vënd të vërtetë demokratik që opozita të mbrojë krimin, vetëm Sala e bën këtë punë. Po kaq të shplarë të jenë anëtarët e PD sa të heshtin e ti thurin hosana këtij idioti? C’intelektualë janë ata deputetë të PD që nuk shprehen realisht nëse e mbështesin krimin apo e luftojnë atë? As në oohë të socializmit nuk gjeje kaq frikacakë, ndonëse ishte një parti e ishte vetë zot vetë shkop. Shkojini punëve deri në fund ju të pushtetit se për këtë e morët votën.
Sala I ka bere lavazh truri ketyre mbeshtetesve te vet me duket.Ai nuk ka vjedhur por ka grabitur me force me dhune,ne menyre arogante duke deklaruara hapur se jam pronar I Shqiperise dhe nuk keni cte me beni.Me sistemin e drejteise qe eshte ne Shqiperi,ku drejtuesit e institucioneve te pavarura jane emeruar nga familja Berisha,veshtire se mund te denohen keto monstra.Eshte nje sfide e madhe per Edi Ramen berja e drejtesise, kur ka mevete edhe Ilir Meten, qe punon fshehurazi per Berishen,sepse eshte spiun I tij, por ske cte besh kur populli yt (nje pjese)te jep voten per nje vend pune.PO nuk arriti te beje shtet Edi Rama -askush tjeter nuk do ta beje dot, te pakten edhe per 50 vjet te tjera.
ore sala u ka pjerdh ne surrat atyre dhe ata aq shume u ka pelqyer ajo ere sa i vene nga mbrapa ketij te pleres