Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS deklaroi se, që nga viti 2014, janë vrarë (pa dashje) më shumë se 1,300 civilë në Irak dhe Siri.
Në raportin mujor të viktimave civile, koalicioni – i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Iraku në Siri – tha se kishte kryer 34,502 goditje, që kur fushata e saj ajrore kundër Shtetit Islamik filloi.
Tetë muaj më parë, koalicioni deklaroi se kishte vrarë pa dashje 1,100 civilë dhe se aktualisht po vlerësonte edhe 111 akuza për vdekje të shkaktuara nga veprimet e tyre.
Megjithatë, Airëars – një projekt i transparencës jo-fitimprurëse – përllogarisin se numri icvilëve që kanë mbetur të vrarë është rreth 13,000, duke përfshirë më shumë se 3,500 viktima të përmendura.
Sipas aktivistëve, vetëm në vitin 2017, më shumë se 1,600 civilë mbetën të vrarë nga aksionet ajrore në Rakka të Sirisë. Ky numër është gati 10 herë më i lartë se ai i raportuar nga koalicioni si 180 të vdekur.
Një zëdhënës i koalicionit tha se, ndonëse metodikisht merre masa të larta për minimizimin e viktimave civile dhe se vdekja e secilit është tragjike, por humbjet balacohen nga rreziku i lejimit të shtetit islamik të vazhdojë aktivitetet terroriste, duke shkaktuar dhimbje dhe vuajtje për këdo që ata zgjedhin të lëndojnë.
I lartë dhe i diskutueshëm siç është, numri i raportuar nga koalicioni nuk përfshin viktimat e shkaktuara nga goditjet e Turqisë dhe Rusisë në Siri, bën me dije Dita duke iu referuar mediave të huaja.
e.ll./dita
