Paskal Milo thotë se misioni i OSBE-së duhet të largohet nga Shqipëria. Sipas tij, ky mision ka qenë i rëndësishëm deri në vitin 2000, ndërkohë që tani, sipas tij, nuk ka më vlerë.
“Çështja e OSBEsë ka të paktën 15 vite që diskutohet. Pastaj dobia ose jo e misionit të OSBEsë është edhe çështje interpretimi politik.
Por një vend që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, mendohet se parametrat e demokracisë, funksionimit të saj dhe të shtetit ligjor i ka të plotësuara dhe nuk do të kishin vlerë gjykimet e këtyre institucioneve të rëndësishme në rast se del një institucion tjetër dhe vë në dyshim këto vlera në të cilat janë mbështetur NATO-ja dhe Bashkimi Evropian për t’i dhënë Shqipërisë në rastin e parë anëtarësimin dhe në rastin e dytë statusin e vendit kandidat.
Kështu që ka një kontradiktë të brendshme në vetë gjykimin e institucioneve ndërkombëtare. Në rastin konkret, për mendimin tim, OSBEja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fazën e parë, deri në vitin 2000, por pastaj roli i saj erdhi duke u zbehur sepse Shqipëria nuk është më vend burim konfliktesh dhe shqetësimesh të mëdha.
Shqipëria prodhonte siguri pas këtyre viteve, nuk konsumonte siguri prandaj dhe për rolin e OSBEsë në Shqipëri, tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim”, thotë Milo për Shekullin. OSBE është vënë në qendër të kritikave, pas rrjedhjes së një raporti për politikanët shqiptarë, që është konsideruar si jo serioz.

o paskal ..osbe …dhe nje hunt ushtarake duhet ,per ju ordineret dhe hajdutet e politikes