Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të CIA-s për drogën ku Shqipëria evidentohej si vend problematik.
Vasili thotë se CIA demaskoi kryeministrin, që sipas tij është bërë njësh me krimin.
Deputeti i LSI-së sulmon edhe strukturën e ngritur nga qeveria për luftën kundër drogës.
STATUSI I VASILIT
Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.
Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.
CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.
Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtetin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.
Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.

Ti Petrit u demaskove keq nga shqiptaret . Po çeshte me e keqja , te demaskoi edhe Lesh e Lija . Te vuri kryetar sezonal , dhe pastaj te nxori te kepucet e vjetra . Te gjithe zyrtaret qe Kane patur takim me autoritetet shqiptare , Kane pergezuar faktin qe policia nuk eshte me ajo qe sherbente me meditje ne Lazarat . Perverse si ky , zor se do rregullohen ndonjehere .
Po stu mbyll ajo e shkrete more qen sulluf, nga ato qe veç lehin e sju ka mbetur dhemb ne goje! Yyytttt mi haleje!
Oooo Petrit Vasili! O krietar 20 ditesh,nuk po kupton o lumadh se Ilir Meta do te vere sherbetor i Monikes,per t’ja fshire mire e mire…..edhe kepucet?.Ik me mire sa nuk te ka dale boja.
Ik more rrote, banu njihere serioz.Mos ban si plakat e keqia.Gjithmon ne te njejten ligjerat.Ti nuk je opozitar.Ma shume se asgja je banali ma i pa nivel ne rrang kombetar.Identik me Bashen e cadres.