Varianti Delta i Covid-19, që transmetohet shumë lehtësisht, pritet të bëhet lloji më dominues i koronavirusit në muajt e ardhshëm. Konfirmimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në një raport të përbashkët.
Në dy javë nga 28 qershori deri më 11 korrik, mes 28 vendeve që përfunduan renditjen e gjenomit të koronavirusit, lloji Delta është bërë varianti kryesor i transmetueshëm në 19 prej tyre, duke zënë 68,3%.
Ky rezultat i bërë publik në raport ka detyruar shumë shtete që të rikthejnë disa kufizime ose të përdorin metoda të ndryshme për të nxitur vaksinimin e qytetarëve. Në bazë të situatës aktuale me pandeminë, Delta do të bëhet variant më dominant në pak muajt e ardhshëm.
Ky lloj është prezent në thuajse të gjitha shtetet e Europës. Fillimisht varianti Delta u raportua në Indi. Raporti i OBSH dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thekson se Delta do të vazhdojë të përhapet dhe të zëvendësojë variantet e tjera të Covid-19, deri sa të shfaqet një tjetër lloj koronavirusi më i rëndë.
e.r/dita

hahaahahah
Mutacionin e virrusit e ndaluan tek germa delta dhe aty do e mbajne per ca muaj..
Mbreme pashe tek pedonalja, (ju te Tiranes e dini ku bie), 2 apo 3 familje nga India qe po ju blenin femijeve akullore. Ishin gati 8 femije dhe 6 te rritur, potuajse 15 veta, dhe me erdhi me qesh… se mu kujtua varianti Delta qe medemek na e kane sjelle indianet…Me erdhi ti perqafoja te gjithe…
Kjo forme e re perversoracizmi qe po behet ka per te na bere gropen nese vazhdojme te heshtim. Jo variantet, jo vaksina, jo green pass, jo te vdekurit e afishuar perdite, jo update-et e infektimeve te reja…
Ky te dashur vellezer dhe motra eshte The Great Reset, ai per te cilen ka nevoje pushteti.
Ne vertet jemi vend i vogel ne krahasim me Francen, Spanjen, Italine, Mbreterine e Bashkuar etj etj, por mund te bejme edhe ne pjesen tone dhe mos te behemi si qeni i Pavllovit. Hapni mushrite e mendjes njerez. Kohe te veshtira po dhe do te jetojme, duhet te na gjejne gati. Mirembetshi