Raporti për sëmundjet, Manastirliu: Numri i vdekshmërisë ulet në 13%

Bora Basholli

Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë në peshën e sëmundjeve kardiovaskulare në vendin tonë. Të dhënat e prezantuara nga raporti i parë për sëmundjet jo të transmetuese, nxorën në pah se 338 mijë persona vuajnë prej insuficiencës kardiake. Kjo tendencë ka pësuar rritje që prej viti 2011, ndërsa mjekët e lidhin këtë fenomen me përkeqësimin e stilit te jetesës.

Ndërsa, shtojnë se vrasësi më i madh nga komplikacionet mbetet hipertensioni.

“Gjysma e njerëzve, pra një po dhe një jo vuajnë nga hipertensioni dhe në Shqipëri. Dhe shihet 25% kjo pre-valencë, tek njerëzit nën 45-vjeç. Pra nuk mungon. Historia ka filluar të zbres poshtë.”

Vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 3800 raste të reja infarkti në 133 mijë banorë nën moshën 40 vjeç.

Qytetet me të dhënat më problematike mbeten Korça dhe Fieri, ndërsa më pak rezulton Durrësi, Tirana dhe Vlora.

Manastirliu, nënvizoi ndër të tjera se është ulur numri i vdekshmërisë deri në 13%, ndërsa pati dhe një akuzë për opozitën.

Shumë baltë është hedhur nga politika, nga opozita për kontrollin mjekësor bazë. Por e vërteta shkruhet ndryshe dhe përgjigja më e mirë ka ardhur nga qytetarët, të cilët sot e përdorin këtë instrument të vendosur për kontrollin  e shëndetit të tyre çdo vit falas, të paguar nga shteti”.

Referuar të dhënave të prezantuar nga raporti i ISHP-së rreth 53. 6 % e vdekjeve vijnë  nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa 14% e tyre prej kancerit.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *