Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, pak minuta më parë.
Vizita e Kryemadhit te Basha vjen për dakordësimin e qëndrimeve të opozitës lidhur me çështjen “Tahiri”. Kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist do shoqërohet në Kuvend seancën e të mërkurës me dy raporte, atë të mazhorancës dhe opozitës.
Opozita po harton raportin e saj për këtë çështje dhe do ta prezantojë në Kuvend. Dy forcat politike të opozitës kërkojnë heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë për akuzat e Prokurorisë si i lidhur me trafikun e drogës të grupit Habilaj.
Edhe mazhoranca do ketë dokumentin e saj në seancë i cili sipas të gjitha parashikimeve dhe asaj që ka shprehur kryeministri Edi Rama, do rrëzojë pretendimet e organit të akuzës për mungesë provash.

Sado te perpiqen nuk e ndalojne Vitingun si PD dhe Tepsia (LSI)
Me ne fund rigjeten njeri tjetrin pas 4 vjetesh. Keta te tre kane te njejten DNA. Zonja Kokemadhi e shoeruar nga Sanço Panço, shkon te koordinoje strategjite me ish kolegun e burrit te saj, ate te 4 viktimave te 21 janarit. Sa trishtim per popullin shqiptar. Po pse vetem kriminelat duhet te bejne politike ne kete vend?
Mona e ilirfloririt mer gjyshin pa dhembe kudo qe shkon se kujtojne se do ju vije tepsia qe hengren ne te dy krahet.
mbaroni njeher paret qe keni vjedhur ne gjithe keto vite pastaj te shohim ,po i shpetuat burgut.
” Dashuri ne kohen e koleres”