Raporti për tremujorin e parë, Sejko: Rritja ekonomike do të vazhdojë. Pritet rritje e pagave

Gazeta Dita

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u shpreh sot besimplote, bazuar nga analiza e raportit per tremujorin e pare te vitit 2017 se rritja ekonomike do te vijoje dhe kjo do te krijoje kushtet e duhura edhe per kthimin e inflacionit ne objektiv brenda vitit 2018. “Rritja ekonomie do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”.

“Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë. Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave…efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht.

Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatat i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie. Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”, tha Sejko.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *