Raporti për Turqinë, KE: Ankaraja në drejtim të gabuar

Leda Hysa

 

Mediat në Gjermani kanë publikuar disa pjesë nga progres-raporti për Turqinë, ku termi më i saktë, të paktën sipas këndvështrimit të Komisionit, do të ishte regres-raporti.

Turqia ka ndërmarrë hapa të gabuar në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ka pengesa serioze në sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe të drejtave të tjera themelore. Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë,” shkruan Welt am Sonntag, duke cituar këtu pjesë nga raporti i Komisionit.

Në raport thuhet se Turqia konsiderohet si “partner kyç për BE-në” dhe konfirmohet si vend kandidat.

Por DW thotë se Komisioni kritikon mbi të gjitha masat e marra nga autoritetet vendase pas grushtit të dështuar të shtetit. Komisioni i bën thirrje qeverisë në Ankara të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi pa ndërprerje prej gati dy vjetësh.

Megjithatë, Turqia është vlerësuar pozitivisht për politikën e migrimit dhe ekonominë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *