Raporti: Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës

Ornela

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim e lartë të kokainës, ku sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 2.5% e shqiptarëve e kishin provuar të paktën një herë në jetën e tyre, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.

Por, ndërsa tendenca është që preh e varësisë dhe përdorues më të shpeshtë të jenë moshat e reja, në Shqipëri pasojat kanë qenë më fatale për grupmoshën 50-69 vjeç.

Sipas të dhënave të portalit Out World in Data, grupmosha 50-69 vjeç kanë përqindjen më të lartë të vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave të jashtëligjshme, me 46.6% të totalit të tyre. Kurse vdekjet e parakohshme në moshën 15-49 vjeç zinin vetëm 17.37%. Në ndryshim, të dhënat botërore (mesatarja e të gjitha shteteve) tregojnë se vdekjet e parakohshme të moshës 15-49 vjeç ishin 41.99% e totalit, ndërsa në grupmoshën 50-69 vjeç, vdekjet e parakohshme ishin 38%.

Në total, në vitin 2017 numri i vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave ishte 142. Our World in Data raporton se përdorimi i paligjshëm i drogës është përgjegjës për mbi 585,000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë.

Ky është një vlerësim i numrit të njerëzve që vdiqën më herët për shkak të përdorimit të drogave të paligjshme gjatë jetës së tyre. Kjo është një matje e ndryshme nga vlerësimet më poshtë të cilat përqendrohen në numrin e vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga përdorimi i paligjshëm i drogës.

Vdekjet e parakohshme nga përdorimi i paligjshëm i drogës si një faktor rreziku përfshijnë një gamë të gjerë shkaqesh të vdekjes.

Të dhënat nga IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation) dhe të publikuara nga portali Our World in Data treguan se norma e vdekjeve nga përdorimi i drogave në Shqipëri shënoi rritje në 2017-n.

Pas disa vitesh që ky tregues ishte në rënie të vazhdueshme, arriti përsëri në nivelin e para 10 viteve (shiko grafikun). Në 2017, përllogaritet se norma e vdekjeve për 100,000 banorë ishte 0.69, po aq sa në 2008-n.

Në 2017-n, në të gjithë Shqipërinë numri i personave që merrnin trajtim për varësinë nga drogat ishte 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave nga Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së treguan se trendi i përdoruesve ishte në rritje. /Monitor

O.J/DITA

Share This Article
8 Comments
  • Shiko NDALONI DUHANIN neper kafene.Edhe ne ato barraka fshati,Ne qe e tymosim me llulle nuk na pranojne neper kafene se Edi Rama me Rilindjen preferojne Kokaine.
    Edhe Enver Hoxha nuk na e ndalonte duhanin ne Kafene.Sepse AY qe tymos duhanin ne kafe demton vetem veten e tija dhe pijanecet rrotull,qe jane me keq se Ay,..C`pune kane grate,femrat femijet ne kafene?
    Edi Rama dhe Rilindja jane ca demagoge nga rraca me e ndyre e demagogeve hypokrite.Vete thithin Kokaine,Te tjereve u ndalojne Duhanin.

  • Eshte hera e pare ne keto 30 vite qe po zeme nje vend ” nderi” perkrah Mbreterise te Bashkuar dhe SHBA. Deri më sot te gjithe treguesit ekonomoko-sociale na kane bere fis me vendet me te varfera e me problematike te Afrikes.

  • demo,
    qe je katunar pe Korce e morem vesh sikurse edhe ajo qe je sociopat me kompleksin e inferioriteteit.
    Si gjithollog qe je me te pyet ashtu kot; a e di se sa i demshem eshte duhani? A e di se sa vdesin ne bote per shkak te duhanit? A e di se sa te rrezikuar jane ata dhe sidomos femijet qe jane ne ambjentet duhanpirese? Dhe e fundit, kush je ti qe u ndalon grave dhe femijeve te hyjne ne ambjente ku sherbehet edhe kafe?!
    Persa i perket rraces, ti i takon asaj qe nje punonjes i haleve te kryeqytetit ju ka dedikuar nje rubaire:
    Katunar surrat parur
    Qytetar s’ke me u bo kurre
    Pac me nru ene shtate lekure.

  • Nwse ky lajm eshte i vertete, i bie qe te gjitha lajmet e kaluara deri me sot te kene qene genjeshtra me bisht! Cfar nuk po na degjojne veshet! Dhe nga kush pa! Nga Kombet e Bashkuara! Mberthifi dhe kjo bote! Mire qe tashme e njohim vete boten e huaj dhe e dime sa te verteta jane keto lloj lajmesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *