Raporti: Universitetet 3.2 mln euro për rikonstruktim e staf, 0 për shkencë

J L

Si i shpenzuan paratë e studenteve universitetet në 1 vit akademik?

Një hulumtim i Qendrës Qytetare ka nxjerrë në pah disa të dhëna interesante.

Kështu, Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar 100 000 euro dieta, 160 000 euro shpërblim dhe 70 000 euro karburant makine në 8 muaj.

Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 3 2 milion euro për restaurim godinash e oborresh, zero lekë për shkencë.

Qëndresa Qytetare publikoi sot raportin e monitorimit të 7 universiteteve publike për periudhën shkurt – tetor 2019 duke evidentuar shpenzimet për secilin universitet.

Nga gjetjet e monitorimit rezulton se 6 nga 7 universitetet e monitoruara kanë shpenzuar 0 lekë për kërkimin shkencor dhe rreth 2 milion euro për siguri godine, siguri pasurie dhe kamera.

Universiteti Politeknik i Tiranës, rezulton universiteti me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant makine, 17.500 euro telefon/internet dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorare për stafin.

Ndërkohë Universiteti i Tiranës ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 3.2 milion euro për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori – Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro.

Ndërkohë vlen të theksohet se dy universitete, ai i Shkodrës dhe i Mjekësisë nuk kanë blerë asnjë libër për studentët në një vit të plotë akademik.

Qëndresa Qytetare në raportin e saj ka evidentuar shkelje të tjera ligjore nga ana e zyrtarëve të universiteteve, si pagesat e kryera jashtë zërave përkatës të buxhetit, kalimi i pagave të stafit akademik në kundërshtim me ligjin drejt një individi të vetëm apo nënshkrimi i kontratave të dyshimta.

Raporti : http://qendresaqytetare.al/wp-content/uploads/2018/07/Raporti-ne-anglisht-1-1.pdf

j.l./ dita

Share This Article
15 Comments
  • Studente leshi,le te rrine aty si mumje,mos ta hapin gojen.
    Po te ishin ata per se mbari, gjerat do ishin ndryshe.Kot kane ikur te tjeret nga syte kembet ?

    • Per kete rrumpalle faji eshte i drejtuesve te universiteteve. Rektoreve MENYR KONI dhe ANDREA MALIQARI. Qeveria ti marre per bythe keta hajdute e ti degdise ne Spac. Boll me hajdute akademik

  • Te kini turp ..! Skqiperine e shkaterruat , uzinat , fabrikat etj etj , domate “nuk dini te mbillni “. Del nje psikopat dhe premton turizem , jo shkence ..! O dreq nga ku ke zbritur ..?!

  • Une nuk e di se çfare kerkuan studentet?! Ketu shoh se universitetet bekan namin me paret e taksapaguesve! Jetokan si pashallare, qofte profesoret, qofte dekanet apo rektoret? Pseshteti nuk ua pret koromanen?! Dhe te kontrolloje çdo shpenzim te tyre?! Ndryshe perse shteti financon universitetet private?! Perse nuk mban dhe nuk financon vetem nje universitet publik?! Sa per “shkêncën” qe bejne, nuk ka nevoje per asnje qindarke. Jane te tjere qe e bejne shkencen, Nuk kane ngelur ta bejne keta spurdhjaket qe e mbajne veten per profesore. Cfare zbulojne ata?! Ate qe te tjeret e kane zbuluar para 100 vjetesh?! Shteti eshte pergjegjes qe nuk ua ka pergjysmuar fondet universiteteve publike dhe anulluar krejtesisht atyre private.

  • C’fare jane keto dieta brenda Shqiperise kur mund te shkosh e te vish nga Gjirokastra ne Tirane brenda dites.
    Jashte shtetit largesite e vendit te punes nga 50, 100, ose 150 km jane normale.
    Sot qe rruget kryesore jane rregulluar eshte e pa pranushme qenia e dietave

  • Largoni KÇK-istin e UPT qe ka vetem nje emer Gaqi Kaçani. Streha e fundit e tij eshte Rektori aktual!!!!!! Shpetoni universitetin duke larguar grabitqaret!!!!

  • O shoke nje pietje kam une: sa prej jush kane qene studente ne UPT?
    A e dini se ne disa fakultete behen ekspedita dhe ka shpenzime per dieta dhe karburant? Pa folur per gjendjen e mjere te godinave gjysme te rrenuara per te cilat nuk mjaftojne aq fonde per ti rregulluar.
    Le te hetojne nese dyshohet per abuzime por jo te komentoni kuturu kur nuk ia keni haberin. Ne fund te fundit kush i emeroi grabitqaret ne ato poste duke i njohur se ishin te tille me kohe?

    • O Z. Info shko e pyet ne UPT ku eshte Rektori e do te thone ne avjon. Java ka 7 dite dhe ai 8 dite ne avjon. Ketu ikin lekat, bileta avjoni, hotele dhe djeta. Nga djetat studentet marrin leshte. Clesh ekspeditash u bejne studenteve!!! Shih zyren e Rektotit dhe te Administratorit te UPT shiko dhe mender auditoret e mesimit!!!! Zyrat e veta i mobilojne cdo vit, auditoret me derrasat e Dulles. Blejne dhe fuoristrada per Zv. Rektoret paleee.

      • O z. Student nese e ke lexuar me vemendje komentin tim une kerkoj edhe qe te hetohet nese ka abuzime. Tani nese ti i ke pare keto gjera i ke denoncuar ne prokurori? Nese po, perse prokuroria nuk ka vepruar? Nese jo te ftoj ta besh.

  • Ha Muço. pi Muço.
    Rrofte populli shqiptar, trim punetor e liridashes.
    Padyshim qe studentet jane te kenaqur kur pedagoget e tyre jane ne luks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *