Raporti: Vetëm 1% e nxënësve kalojnë nivelin mesatar

Saimir Lleshi
Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen 9 vjecare "Kongresi i Lushnjes", ne Tirane. /r/n/r/nChildren in primary grades, during a ceremony on the first day of the new school year, in "Congress of Lushnja" school in Tirana.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Unicef kanë prezantuar raportin publik “Mbi vlerësimin kombëtar të nxënësve të klasave të treta dhe të pesta”, i cili përcjell informacione mbi  njohuritë dhe aftësitë që nxënësi shqiptar merr sot në shkollë, në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë, Dituri Natyre dhe Edukatë Qytetare.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se testimi kombëtar i nxënësve në klasë të pestë, i cili do të pilotohet këtë vit për herë të parë, do të mundësojë matjen e arritjeve të nxënësve, për të kaluar nga një nivel i sistemit në një tjetër, siç është provimi i klasës së 9-të dhe të 12-të.

“Përmes kampionit në klasat tre dhe pesë, ku është zhvilluar vlerësimi i nxënësve, ne do të hartojmë gjithë masat e nevojshme të ndërhyrjes në gjithë sistemin arsimor parauniversitar, duke bërë edhe një hap të ri me përfshirjen që këtë vit testimin kombëtar në klasën e pestë, si pilotim në gjithë shkollat e vendit e më pas për ta kthyer në sistem”, tha Nikolla.

Statistikat tregojnë që arritjet e nxënësve në vlerësimin kombëtar të klasës së 3-të dhe të 5-të janë pranë nivelit mesatar të arritjeve.

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive të nxënësve të klasës së 3-të dhe të 5-të u bazua në vlerësimin e një kampioni përfaqësues nga popullata e nxënësve të këtyre klasave.

Numri i shkollave të përzgjedhura për testim për klasën e pestë është 116, ndërsa për klasën e tretë është 105. Popullata e testuar e klasës së 5-të përfshin 3529 nxënës, ndërsa e klasës së 3-të 3506. Numri i nxënësve romë që morën pjesë në testim për klasën e 5-të ishte 47, prej të cilëve 17 ishin femra, ndërsa për klasën e 3-të ishte 81, prej të cilëve 40 janë femra.

Të dhënat statistikore tregojnë që arritjet e nxënësve të qytetit janë më të larta se arritjet e nxënësve në fshat dhe arritjet e vajzave janë më të larta krahasuar me arritjet e djemve.

Arritjet e nxënësve në vlerësim kombëtar të klasës së 5 të rezultojnë të jenë pranë nivelit mesatar të arritjeve. Vetëm rreth 1% e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të lartë dhe

60% e tyre zotërojnë njohuri që i përkasin nivelit nën mesatar. Edhe për klasat e treta, niveli është i njëjtë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Berati është qarku me nivelit më të lartë, ndërsa Fieri me nivelin më të ulët.

Raporti i plotë

Share This Article
1 Comment
  • Kjo e dhene eshte nje kampane seiroze per DAR Fier.
    Eshte e papranueshme qe Fieri ( nuk e di keto te dhena jane ne rang qarku apo qyteti) te katandiset ne kete nivel arsimor i cili nuk eshte se erdhi tani, por duhet menduar seriozisht per te permiresuar arsimin ne Fier. MJAFT ME ME MESUES TE PA AFTE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *