UN Women dhe MPB, çmim për gazetaren e DITA-s, Entela Resuli

redaktor

Mediat duhet të jenë më të kujdesshme në raportimin e dhunës seksuale dhe gjinore”.

Ky është konkluzioni i një studimi 1-vjeçar të ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN-Women, prezantuar sot në Tiranë gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Raportimi në Media i Fenomenit të Trafikimit të Vajzave dhe Grave: Problematika dhe Rekomandimet”.

Në tryezë ku ishin pranishëm, Zv/Ministrja e Brendshme, njëherazi Koordinatorja Kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Elona Gjebrea, David Saunders, përfaqësues i UN-Women në vendit, si dhe përfaqësues të medias u arrit në përfundimin se duhet një bashkëpunim më i gjerë mes institucioneve mediatike dhe atyre zyrtare, teksa u vërejtë fakti se mediat duhet të hynë më në thellësi të lajmit dhe jo të raportojnë në mënyrë sipërfaqësore ngjarjet e ndodhura.

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea në fjalën e saj, vuri në dukej faktin se mediat përmes raportimeve të tyre janë një faktor kyç në parandalimin e dhunës seksuale apo fenomeneve të trafikimit. Ajo e argumentoi këtë, duke theksuar se mediat mund të frymëzojnë të rinjë e të reja, apo dhe minoren të denoncojnë rastin, duke frymëzuar besimin në institucionet.

Përfaqësuesi i UN-Women në vendin tonë, David Sanders, duke pranuar se në vendin tonë jane hedhur hapa të mëdha në luftën ndaj trafikimit dhe diskriminimi gjinor, theksoi se gjatë vitit 2014 në Shqipëri numërohen 94 viktima të trafikimit dhe sipas tij në të gjitha raste ka rezultuar se viktimat ishin të gjinisë femërore.

Studimi i realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN Women është zgjatur në harkun kohor të 1 viti (1 Janar 2014-31 Dhjetor 2014).

Gjatë kësaj kohe janë analizuar 8 gazeta, Dita, Panorama, Sot, MAPO, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com dhe Shekulli. Janë analizuar rreth 2 640 numër gazetash, në të cilat janë gjetur 245 artikuj mbi trafikimin e qënieve njerëzore. Ndër elementët e analizuar janë: Zhanri i lajmit (reportazh, analizë, raportim, invetigim, opinion), numri i faqeve të dedikuara artikullit dhe në cilën rubrikë ky artikull bënë pjesë.

Në përfundim të raportimin u ndan edhe tre çmime për mediat dhe gazetarët që kanë bërë raportimin më të mirë të vitit.

“Për raportimin më profesional mbi trafikimin në shtypin e shkruar” çmimi shkoi për gazetaren e DITA, Entela Resuli. Po ashtu një çmim u nda dhe për emisionet “7 pa 5” në Vizion Plus dhe “Njerëz në Fokus” në News 24.

Shkrimin për të cilin u vlerësua gazetarja Entela Resuli e gjeni KETU

Share This Article
5 Comments
    • Ore moderator? Kemi bërë urimet te shkrimi i Entelës . Pse nuk i nxirni dhe këtu? Urime dhe njëherë Entela! I ke me pesë yje!

  • Nxire or moderator komentin e xhaxhajt ? E kam bërë dhe unë një koment urimi te shkrimi i Entelës por meqënëse duhet dhe këtu e për inat të pllumbit po e bëj me 10 yje! Rrofsh moj çupa jonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *