VIDEO: “Do ketë kundërpërgjigje të forta”, SHBA godet me raketë një bazë të ISIS-K në Kabul, raportohet për dy të vdekur dhe një të plagosur

J L

Ashtu siç presidenti amerikan Joe Biden e kishte paralajmëruar, SHBA po hakmerret duke goditur bazat e ISIS, pas sulmit vdekjeprurës terrorist në aeroportin e Kabulit, që vrau dhe plagosi pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë afganë.

Deri tani raportohet se 2 persona kanë ndërruar jetë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur, pasi një raketë e SHBA goditi një bazë të ISIS-K, në veriperëndim të aeroportit të Kabulit.

Teksa SHBA po shkon drejt fundit të evakuimeve, talebanët tashmë janë bërë gati për të marrë vendin në zotërim të plotë.

Më herët Biden në një deklaratë, pas takimit me këshilltarët e tij të sigurisë, tha se komandantët ushtarakë e kishin informuar për mundësinë e një sulmi të tillë në orët e ardhshme.

“I udhëzova ata të marrin të gjitha masat e mundshme, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së forcës (amerikane)”, tha Biden.

Presidenti i SHBA kujtoi se situata në terren në Afganistan është ende “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe siguroi se goditja kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik të Khorasan (ISIS-K) nuk do të jetë e fundit.

Ky paralajmërim për një tjetër sulm vjen pasi Pentagoni ka konfirmuar vrasjen e dy “kokave” të grupit ISIS-K për të cilët, ushtria beson se ishin përgjegjës për planifikimin e sulmit vdekjeprurës ndaj Shteteve të Bashkuara në Kabul.

Vrasja e funksionarëve të grupit të ri terrorist ISIS-K erdhi gjatë një kundërpërgjigjeje me dron të ushtrisë amerikane, më pak se 48 orë pas shpërthimit vdekjeprurës pranë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilit u vranë mbi 200 persona. 13 prej tyre ishin ushtarë amerikanë, ndërsa mbi 150 persona mbetën të plagosur.

ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për të dyja sulmet jashtë aeroportit të Kabulit. Presidenti Joe Biden premtoi se do të gjente xhihadistët pas sulmit vetëvrasës. ISIS-K, ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Ndërkohë që në aeroportin e Kabulit  situata vijon te jetë tepër e tensionuar dhe talebanët kanë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë që të lidh me të për të mos lejuar kalimin e  afganëve, në dy javët e fundit, më shumë se 100,000 njerëz besohet se janë evakuuar.

DASH u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të kërcënimit për një tjetër sulm.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kunderpergjigje e forte fare e paralajmeruar nga Bideja me dy te vrare qe nuk dihet a jane talebane a civile ndaj sulmit kamikaz qe vrau 13 ushtarake amerikane para pak ditesh. Ec para Bide se edhe 2 dite ke afat te mbledhesh leckat nga Afganistani!
    God bless America!

  • Mire po i dalin llogarit “aleatit tone strategjik” ! Nje katundar me mjekerr dhe me 10 kg titol qe kushton jo me shume se disa djetra dollar , vret mbi 100 persona. Amerika me avion dhe raketa qe me e pakta kushton 200000 dollar vret 2 persona te pretenduar si te Isisit..ah shuaje o Bajde me uje shuaje..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *