Fitim Çaushi
(Vijon nga numri i kaluar – kliko KETU)
Raprezaliet dhe krimet e Ballit, pas kapitullit të Italisë, kanë qenë të egra për antifashisitët shqiptarë. Një muaj pas kapitullimit të Italisë fashiste, nënprefekti i Kavajës, Mehmet Çani, më 31 tetor 1943, njofton Prefekturën Durrës: “Dje në qytet hyri çeta e Ballit Kombëtar që udhëhiqej prej Mehmet Alltunit, tue pasun me vete edhe dy ushtarë gjermanë, mbasi arrestuan disa prej populllit, si dhe tetarin Sulejman Leka… i liruan dhe u larguan. “(F. 152, d. 198, f.
E njëjta situatë kriminale u krijua prej ballistëve edhe në rrethet e tjera: Z/prefekti i Elbasanit Behri Skënderi, më 15 dhjetor 1943, njofton MPM: “Më datën 7 kanë mbritë fuqitë e Ballit Kombëtar të komandue prej Çaush Aliut, Riza Kishtës, Xhafer Balit, Alush Leshanakut, Këta fuqi vendosën postblokimin e qytetit dhe kontrollimit të disa shtëpive të dyshimta.”(F. 152, d. 141, f. 81)
Në këtë fazë të zhvillimit të luftës kundër okupatorit të ri nazist, ballistët, në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Regjencës, morën frenat e pushtetit dhe vendosnin postblloqe nëpër qytete, për të kapur antifashsitët shqiptarë!
Selami Çela më 30 dhjetor 1943, njofton Prefekturën Tiranë: “Tash dy muaj me urdhër të autoriteve të nalta shtetnore, nën emrin e Partisë së Bashkimit Kombëtar, kishin thirrur njerëz të armatosur nga vende të ndryshme t’atdheut. Mbrenda kësaj kohe janë bamë gjera të papëlqyeme, në ditët e fundit ka mbritun kulmin, nga mision atdhetar, po trasformohen në kusar.”(F. 152, d. 198, f.23)
Kjo pasaportë, do t’i mbetej Ballit Kombëtar deri në fund të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Komandanti i Gjindarmërisë, Hysni Dema, më 3 shkurt 1944, i ankohet MPM “Rrethi i Shijakut raporton se fuqia balliste e atjeshme asht tue ba kontrolle shtëpiash tue tërheq dhe konfiskue çdo material, pa dijeninë dhe bashkëpunimin me gjindarmërinë e vendit.”( F. 152, d. 198, f.5).
Komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmrisë më 12 shkurt 1944, njofton MPM: “Komanda e Ballit në Peqin ka marrë përsipër të gjitha shërbimet e rendit publik, administrative e gjyqsore. Këto ja bën të ditura popullit me shpallje publike nëpër mure…arreston me faj e pa faj persona të dyshimtë, torturon, plaçkitë, përvehtëson të holla e sende të tjera dhe mandej i liron….Të provokohet një ndërhyrje dhe një rregullim i kësaj gjendjeje…mundësisht në largimin sandejmi të persoave drejtues të organizatës në fjalë, të cilët i shërbejnë vetëm interesave të tyre. “ (F. 152, d. 198, f.6)
Ndërsa forcat patizane përballonin trimërisht Operacionin e egër armik të dimrit, ballistët bënin kusëri në qytetet ku ishte dislokuar ushtria gjermane. Kusërinë e ballistëve e dënon edhe Komandanti i Pëgjithshëm i gjindarmërisë, kolonel Hysni Dema më 22 shkurt 1944, në njoftimin që i bën MPM: “Në rrugën Shijak–Durrës, katër persona të armtosur dhe me shenjat e ballit, kanë plaçkitë disa tregtarë, tue u marrë një shumë të hollash… Në Librazhd Isak Alla komandanti i fuqive balliste atje, me pesë vetë kanë plagos një person nga Zerqani, tue i plaçkit gjithë sendet që kishte në dy kuaj.
Në Shijak komanda e Ballit Kombëtar ka vu një taksë prej 20 frangash për çdo kuintal drithë që shitet në treg… në shumë vende zbrazin armë për qejf, tue alarmue gjindarmërinë dhe tronditë banorët.
Në Peqin organizata e ballit ka mveshur vendin me gjithë atributet dhe kopetencat e autoritetit qeveritar. Autoriteve legale të qeverisë nuk u mbetet kurgja me ushtrue detyrën e vet…
Në Shijak fuqitë e ballit janë tue kontrollue shtëpijat dhe bëjnë konfiskime. Në Librazhd fuqitë e ballit, në kontrollimet e maqinave që kalojnë në Korçë, zbojnë patrullën e gjindamlrisë dhe e kryejn vetë. Isak Alla njihet mirë si person plaçkitës.
Në Korçë Haki Blloshmi komandanti i një çete balliste në një katund ka marrë dy mushka që kostojnë 10.000 franga, Siç Shihet fuqitë e Ballit Kombëtar i ndërhyjnë gjindarmërisë dhe nuk e lenë të bëjë asnjë veprim. Propozojmë që fuqia e ballit të hiqet nga mezi, tue u vënë në dispozicion të fuqive qeveritare.”(F. 152, d. 198, f. 7)
Balli luftonte për plaçkë, sepse ky ishte interesi i tij, interes material. Ai nuk kishte interesa politike, sikundër propagandonin krerët e Ballit dje e vazhdojnë pasardhësit e tyre sot. Ballistët e gënjyer, nuk kishin asnjë konflikt me komunizmin, probleme me komunistët kishin vetëm çifligarët dhe bajraktarët, të cilëve u rrezikohej prona dhe pushteti.
Interesimin e ballistëve për plaçkë, e dëshmon edhe komanadanti i rrethit të Gjindarmërisë, Kapiten Hasan Lepenica, më 3 mars 1944, në njoftimin dërguar Prefekturës Vlorë: “Me gjithë ndihmat e dhëna nga kjo Komandë e komisionit të formuem nga ana e ballit kombëtar, për sekuestrimet e pasurive të arratisurve politik, simbas urdhnave t’Autoritetit, janë konstatuar veprime tronditëse ndër opinion, me grabitje ose vjedhje sendesh. Këto veprime kryhen më shumë nga ana e çetave nën maskën e këtij komisioni… Marrja e 2000 napolonave tek shtëpia e Mit Staratit dhe detyruar të dorzojë edhe 2000 napolona të tjerë, e me shitje bagëtish në interes të tyre etj…Të gjitha këto veprime që kryhen nga ana e organizatës së Ballit Kombëtar, kanë bërë përshtypje të keqe, në opininin publik. Nuk jemi kundra veprimeve në interes të Ballit Kombëtar, por me keqadhje se aty marrin pjesë edhe elementë të pabindur, seicili për hesap të vet.”(F. 152, d. 198, f.99)
Ballistët “ofendohen” dhe revoltohen nga ky denoncim zyrtar i qeveritarëve. Organizata e Ballit dhe komanda e grupit vullnetar, më 28 prill 1944, i dërgon protestën Prefekturës Vlorë. (F. 152, d. 198, f. 156) të cilën Prefekti Risilia ia njofton Inspektorisë dhe Komandës së Qarkut të Gjindarmrisë, më 26 qershor 1944: “Organizata e BK na raporton se Gjindarmria si dhe gjith personeli mvartës i saj, nuk po sillen korrekt, tue fye organizatën e Ballit dhe personelin e saj me fjalë të ndyta dhe brutale mes publikut. Organizata shton se më 22 në mes të pjacës është rrëmbyer prej gjindarmëve një nga vullnetarët dhe është futur në burg, për të vetmin faj se nuk i zbriti kalit me të cilin shkonte në shërbim. Veç kësaj janë marrë në depot e Organizatës nga gjindarmët tre thasë me sheqer, disa thasë me rroba, ku paraqitesh nevoja për të ndihmuar të vrarët dhe të plagosurit nga lufta…Çështja ka rëndësi nga çdo pikpamje…që të ndalohet dis-harmonia e shkaktueme në mes tyne, se po u la në heshtje, mund të shkatohet një vëllavrasje, si ajo që është tue vazhdue me komunistët.” (F. 152, d. 223, f.66)
Komendia ishte aq e madhe, sa të gjorin Hasan Lepenica, e futin në burg. Ministri i Punëve të Mbrendshme reagon: “Kemi disponancë përsa i përket bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të gjindarmërisë me Ballin Kombëtar. Sa për ish komandantin e rrethit Hasan Lepenicën, kam kërkuar transferimin e tij dhe pasi të nxiret nga burgu, të niset për Tiranë,”(F. 12, d. 223. f. 66)
Edhe këtu kemi konfirmim të bashkëpunimit të Qeverisë kukull me Ballin Kombëtar. Në këtë katrahurë ishte edhe Prefektura e Korçës, e cila më 8 mars 1944, njofton MPM: “Me gjithë përpjekejet për t’i vënë në rrugë të mbarë krerët e Ballit, nuk ka qenë e mundur, mbasi ndër ta mungon ideali që t’i shtyjë të qëndrojnë në lartësinë e misionit. Të paktë janë ata që kuptojnë disiplinën dhe të vihen nën urdhrat e eprorëve,
Në katundin Lozhan ndodhej një çetë komuniste, kundër të cilëve u angazhua në luftim një fuqi e Ballit, e cila mbasi e kishte thyer kundërshtarin, në vend që të qëndronte në vijë të luftimit, tërhiqet të kalojë nëpër shtëpitë e katundit dhe u mjaftua një fuqi e vogël armike, që të marrë kundërsulmin dhe t’i vërë ballistët në panik, duke lënë të vdekur edhe robër në duart e komunistëve.
Them se fuqitë e Ballit nuk kanë shpirt sakrifice dhe as ndjenjë detyre që të insistojë dhe t’u dalin në krye ndërmarrjeve kundër komunistëve, që luftojnë mirë dhe vdesin të vendosur, në mos për ideal, për disiplinë. Në rreshtat e Ballit mungon një gjë e tillë. Populli i sheh fare mirë të gjitha këto dhe me të drejtë e ka humbur besimin në vullnetarët e BK. Verëm fuqitë qeveritare do të mundin të rivendosin sigurinë. Dërgimi i një fuqie të rregullt e të mjaftueshme qeveritare, të paktën në qendër, të mos vonohet, me këtë mënyrë do të shpëtohet prestigji i Qeverisë…” (F. 152, d. 198, f. 38, 39)
Në këtë situatë anarshije, Komandanti i përgjithshëm i Ballit Kombëtar, Tefik Cfiri, më 14 mars 44, i dërgon letër Komitetit Krahinor: “Kjo komandë kohët e fundit ndodhet në gjendje të ngushtë për mbajtjen në këmbë të ushtrisë që vepron në fronte të ndryshme për revolucionin tonë kombëtar dhe sheh nevojën e domosdoshme që pjesa kapitaliste dhe tregëtarët e këtij qyteti, të ngarkohen me një kontribut të ri për vitin 1944, i cili të jetë i mjftueshëm për nevojat tona e për gjendjen financiare të atyre që do të kontibojnë..Tue pas paasysh gjendjen kritike që ndodhet sot atdheu, duhet t’i jepet të kuptojë çdo bashkatdhetari se pasunia pa atdhe, nuk vlen… Në qoftë se ndonjë mbron më shumë kapitalin nga atdheu, ai ësht tradhëtar, e të dënohet si i tillë, ardheu para së gjithash.”(F. 152, d.198, f. 50) Z/Prefekti i Lushnjës, Asllan Mersini, më 15 mars 1944 konstaton se, për të “shpëtuar atdheun“, Balli po armatos fëmijët dhe bëjnë rroje”.”(F.152, d. 198, f. 81)
Për këtë shqetësim serioz, Ministri i Mbrendshëm, më 12 korrik 1943, njofton Kryesinë e Këshillit Ministrave: “Para tre ditësh çeta nacionaliste e Tefik Cfirit, ka drejtue letra në shumë tregtarë, tue u kërkue ndihma në shuma të mëdhaja dhe në rast mos dorzimi nër axhentat e tyne, kërcënim jete. Sor ora 12 prej njerëzve të panjohur u vra Uan Xega dhe plagosun Lliko Xega, që të dy nga Fieri. Dyshohet që vepra të jetë bërë prej çetës, mbasi dhe këtyre u qenë drejruar letra të tilla. Të tilla ngjarje do të vazhdojnë mbasi shum të tjerë kanë marrë këso letrash.” (F. 152, d. …f. 7)
Këtë informacion tronditës, më 5 prill 1944, Ministri i PM ia trasmeton Kryesisë së Këshillit Naltë: “Disa nga pjesëtarët e organizatës së Ballit Kombëtar në Lushnjë, e urrejnë bashkëpunimim me autoritet qeveritare t’atjeshme. Një farë bashkëpunimi qi ekziston, vetëm pse janë të shtënguem. Kanë armatosë rininë e Lushnjës në shumicë në moshë të vogël, që s’dinë të mbajnë armë. Armatosjen e rinisë e ka ba Haki Ballshi, ish kryetari i Zyrës së Shtypit e Propagandës të Ballit në Lushnjë, Ali Fuga, komandant i Qendrës së Ballit. Lutemi të ndërhyni pranë udhheqjes së Ballit për rregullimin e gjendjes.”( F. 152 d. ..f. 813? 83)
Kaq e vështirë ka qenë situata sa është kërkuar ndërhyrja e Kryesisë së Këshillit të Naltë, pranë udhëheqjes së Ballit Kombëtar, e sigurisht vetë Mit’hat Frashërit! Shumë realist dhe me vlera dokumentre është edhe raporti i komandantit të batalionit të II ballist, kapiten Hysen Sinani, dërguar Komandës së Ballit kombëtar më 22 mars 1944: (F. 152, d. 198, f. 56-57) po ashtu edhe i Komandantit të batalionit të II ballist, të gjindarmrisë Kosova, Reis Agaj, i cili më 29 mars 1944, nr. 48, i dërgon prefekturës së Vlorës dhe MPM: “Partia Komuniste në ditët e fundit gjndet në krizën më të rëndë. Ndër popull ka filluar të humbas besimi për arsye se ushqimi janë në gjendje me të vështirë dhe mundohen në çdo mënyrë tue lajmërue atë pjesë të popullit për të ardhur në treg me qëllim që bereqetin ta trasportojnë si për nevoja familjare. Jemi të mejtimit të urdhnohen gjthë fuqitë e ballit të vendosen ndër qendrat kryesore si në Shkallë të Radhimës, Movrovës, grykën e Peshkëpisë, Llakatundit…që gjithë personat që vijnë për në qytet pasi të kontrollohen, të lihen të lirë dhe të ndalohet dalja e çdo personi qoftë grua qoftë burrë.”( F.152, d. 198, f. 58)
Kjo është bllokada që vendosin ballistët e Mit’hat Frashërit kundër partizanëve shqiptarë, në përfundim të operacionit të dimrit. Për këtë bllokadë dëshmon vetë komandanti i komandës së zonës së oporacionit Kavajë, majori Hamdi Isufi, më 1 prill 1944. (F. 152, dosja 198, f. 90), ndërsa komandanti i Ballit Kombëtar të qarkut Kavajë, Mehemt Alltuni, më 3 prill 1944 njofton Post-bllokun nr. 2: “Kjo komandë e ajo postë nuk asht tue krye detyrën simas porosive dhe instruksioneve që ju kam dhanë. Porositeni që prej datës sotme të mos lejoni asnjë maqinë prej çdo vendi qoftë, të kalojë pa marrë lejën e rregullt të kësaj komande. Të kërkohet leja e Ballit dhe në rast se nuk e ka, shoferi bashkë me maqinën t’i paraqitet kësaj komande për me u marë masat.” (F. 152, d. 198, f. 150)
Motivin e gjithë aktivitetit të ballistëve, e përcakton Prefekti Lufti Shehu në njoftimin që i bën MPM: ”Djemtë e Dervish bej Biçakut, veprojnë sipas urdhnave të Xhafer Balit, i cili qëndron këtu nën përkrahjen e komandës gjermane dhe për të sigurauar interesin e tij material në kurriz të popullit, vepron në emër të Ballit Kombëtar, në emën të nacionalizmit prandaj gjoja edhe në favor të qeverisë. Asht e lutun ajo Ministri me e largue Xhafer Balin prej këndej.”(152, d. 198, f. 12)
Sikundër shihet, forcat e ballit vepronin në emrin e nacionalizmit gjatë raprezalieve të tyre, por edhe në favor të qeverisë! Për inetersin e tyre material, ballistët e detyronin popullin të paguante djersën dhe gjakun e tij: Z/Komandanti i Qarkut Gjindarmërisë Durrës, Refat Tërshana, më 14 prill 1944, njofton Komandën e Përgjithsme të Gjindarmërisë: ”Komanda e Ballit Kombëtar në Kavajë, asht tue detyrue popullin të paguaj shuma të hollash për ndihmën e ushtrisë së saj. Në 15 letrat e dërguara, që po ua parqitim, asht edhe Baftaj Teliti, efektiv i rrethit Kavajë. Paraqitim gjithashtu listën emrore të atyre që kanë paguar…Fuqia e këtij enti nuk përbëhet më tepër se 200 veta, ndonse ka deklarue të ketë një fuqi prej 1000 vetsh.”(F. 152, d. 198, f. 141) Ka disa lista të personave që janë detyruar nga ana e BK për të paguar”(F.152, d.. 198, f. 164)
Krerët e çetave balliste janë bërë tmerr edhe për qeveritarët nazistë: Hysni Dema, më 14 prill 1944, njofton MPM: ”Mehmet Alltuni prej Kavaje, nënë cilësinë e komandantit të BK i jep urdhën Gjindarmërisë, sikur të ishte epror i drejtpërdrejt, deri edhe në mënyrë kërcënuese. Mehmet Alltuni do të ushtrojë influencën e vet për të gjetë fushë të lirë dallaverash në kuriz të popullit…Lutet ajo ministri të ndërhyjë pranë eksponentëve të BK në mënyrë që të ndalohet ajo vatër arbitrare..”(F. 162, d. 198, f. 14)
Prefekti Risilia më 19 korrik 1944, nr 285/7, njofton MPM: “Mbi anarshinë dhe kaosin që vazhdon në qarkun e kësaj prefekture dhe nevojën për një bashkim dhe nevojën e një operacioni radikal.”( F.152, d. 198, f. 70)
Dokumenti më denoncues për krimet e ballit vjen nnga Komandanti i çetës së Ballit Kombltar të Topalltisë, Hysen Çobo, më 9 gusht 1944, i cili njofton Prefekturën Vlorë, Komitetin Krahinor të Ballit Kombltar, Qark –komandën e Gjindarmërisë dhe Komndën e Grupit të III vullnetarëve: “Në krahinën tonë ka më se tetë muaj që qarkullojnë disa grupe kusarësh tue krye shumë aksione të fëlliqura, si vjellje grabitje dhe krime. Ndër këta persona ndidhen të shumtit të njohur si pjesëtar të çetave të Ballit Kombëtar, dhe veçanërisht nga pjestaët e çetës së Lahe Nuros, që kanë dhënë prova të grabitjes edhe brenda në qytet. Kërkojmë prej autoriteve drejtuese që të ndëhyjnë mbi sa parashtruam, mbasi gjendja në krahinë po keqësohet, të tillë elementë veprojnë nën maskën e Ballit Kombëtar, sa që populli i krahinës është i demoralizuar.”(F. 152, d. 198, f. 85)
E njëjta katastrofë edhe në Berat: Komanda e përgjthshme e Gjindarmrisë më 13 gusht 44, njofton MPM: “Qark-komanda e Beratit na raporton se fuqitë e Ballit Kombëtar vazhdojnë të mbledhin shuma të konsiderueshme të holla nga populli, burgosin dhe vrasin ilegalisht, si dhe kanë arrestuar nëpunësa Shteti, pa marë parasysh cilësinë e tyre. Organet Qeveritare kanë mbetur spektatorë, nuk dinë si të veprojnë. Edhe në Fier veprohet po njësoj. Çdo person që hyn në Fier për Pazar, ka paguar taksë rojeve, që ishin nxjerrë në rrugë. Dëshpërimi në popull ka arritur kulmin, i cili revoltuar urren organizatën.”(F. 152, d. 198, f.88)
Këto denocime janë të aleatëve të Ballit Kombëtar, administratës qeveritare dhe të vetë ballistëve. Në Arkivin Qendror të RSH ekzistojnë listat e pagesave për Ballin Kombëtar (F. 152 d.198, f,143,144,145) Për Durrësin, (dosja 198, f. 141)
Pavarësisht raprezaljeve mbi popllin, balllsitët bënin edhe argëtime: Më datën 9 prill 1944, në sallën e Kinema Nacional të Beratit, para se të bëhesh shfaqja teatrale, është mbajtur një fjalim prej kryetarit të organizarës së rinisë: “Organizimi i rinisë ka për qëllim që rinia të api kontributin për mbrojtjen e atdheut, të jetë e përgatitur e me qenë gati për me i bam ballë çdo armiku që i kundërvihet Shqipërisë. Në përfundim të fjalimit ka theksue se: Si nisiator dhe prijësa të organizatës së rinisë kemi zz. Mithat Frashëri, Hasan Dotin, Ali Këlcyra dhe Kadri Cakranin.”( F. 152, d. 198, f. 135)
Të tjerëve u shkon ai funksion, po “gjeniut të letrave shqipe”, i shkon të jetë në krye të këtyre banditëve dhe të pretendojë me ta pushtetin politik në Shqipëri, pas luftës?!
“Revoltimi” i Qeverisë kundrejt Ballit Kombëtar
Veprimet anarshiste dhe plaçkitëse, e kanë vënë në pozitë shumë të vështirë Qeverinë fashste para popullit. Ministri Xhafer Deva më 1 janar 1944, i dërgonte Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar: “Kësaj Ministrie përditë i çfaqen ankime se reparte të ndryshme t’asaj organizate, si në qendër, ashtu edhe në krahina, janë tue kërkue e mbledhë ndihma kolosale për mbajtjen e organizatës. Midis këtyre kërkesave ndonjë prej organzatave tuaja kanë marrë guximin t’u drejtojë edhe ndonjë nëpunsi të nalt të shtetit, letër kërcënuese tue i kërkue shuma të hollash për ballin, që nuk i premton gjendja financiare nëpunësit të çdo kategorie, qoftë edhe tue i tregue se, se në rast se nuk dorzon shumën brenda 10 ditëve nga data e letrës, e që afati skadon më 2 të këtij muaji, hiqni përgjegjësinë për çka ngjan mbi jetën e këtij personi….ca më tepër që këto kërkoihen me kërcënime.
Shteti do të ish që këto veprime të kordinoheshin në shërbim të përbashkët. Lutemi të epni urdhna kategorike organizatave tuaja, që t’u shmangen me çdo mënyrë këtyre veprimeve.”(F. 152, d,198, f. 20)
Një muaj më vonë, më 8 shkurt 1944, nr. 48/I, Ministri i PM i dërgon urdhër Komandës së Ballit Kombëtar Tiranë: “Mbasi nuk asht hera e parë që zoti Matjani kryen këso veprimesh, lutemi t’urdhnohet largimi i tij prej Peqinit dhe t’urdhnohen komandat e Ballit qi të heqin dorë nga kësilloj veprimesh arbitrare, tue kenë se kështu i ulet prestigji qeverisë.”(F. 152, d. 198, f. 25)
Çfarë komunikimi vëllazëror, midis Ministrit fashist dhe udheheqjes së Ballit Kombëtar! Me po këtë delikatesë, Kryeministri informon më 26 prill 1944, MPM dhe Ministrinë e Finacës: “Shumë herë nga ana e titullarëve, t’atyre ministrive, na janë paraqitë ankime rreth veprimeve ilegale të pjesëtarve të Ballit Kombëtar, tue na u kërkue ndrëhymja për mos përsëritjen e tyne. Që të mundim të bëjmë hapat e duhura, lutemi që për faktet e ngjamuna deri sot, të na jepen të gjitha hollësitë rreth kohës, vendit, ku asht ba ngjarja, emni e mbumni t’atyne që e kan ba dhe rrethanat në të cilat ash ba. “(F. 152, d. 198, f.146)
Një ditë më vonë, më 27 prill 1944, Minisrri i PM njofton Prefekturën Korçë: ”Kemi ankime të përsërituna se Abdulla Halarupi, kryetar çete të fuqive vullnetare nacionaliste: ”Ka marrë nga sipërmarësit veç 80.000 fr. shq.vleftën e kullotës, 1000 kg. lesh, 10 kuintal gjalp e djathë. Ka mbledh drithnat e natyrës prej katundeve Vehternë, Zvirmë, etj. Mbledh ndihma me përdhunë ndër katundet e tregtarët e Pogradecit. Mban rob dy tregtarë pogrdecarë; Todi Llakmanin dhe Marko Ligorin, për t’i shtërngue që ta paguajnë herë pas here … Abdulla Alarupi po shton guximin deri në këcënimin e disa nëpunësave t’atjeshëm, me pushim nga puna në rast se i nxjerin pengime në veprimet e tij arbitrare. Këtë guxim e shton, sepse abuzon me përkrahjen që Z. Faslli Frashëri, i konçedon atij si kryetar çete vullnetarësh nacionaliste.”(F. 152, d. 198, f. 155)
Situata sa vjen dhe bëhet më shqetësuese, Ministri i PM më 9 maj 1944, detyrohet të njoftoj përsëri Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Veprimet e Ballit kanë kalue çdo kufi durimi dhe popullsia asht mërzitur shumë prej tyne, sa që pëshpërisin edhe kundra Qeverisë. Ju lutemi mirrni një vendim qi veprimeve të paligjshme të Ballit, t’i nepet fund një herë e mirë.”(F. 152, d.198 f. 8)
Shtatë ditë më vonë, më 16 maj 1944, Ministri PM i shkruan përsëri Kryesisë së KM: “Komanda e P. e Gjindarmërisë, urdhnoj komandën e atjeshme të ndalojë mbledhjen e ndihmave nga popullata. Këto vepra arbitrare nga Oranizata e Ballit Kombëtar në dëm të popullsisë dhe t’prestigjit të autoritetit shtetnor, kanë ndodhur të shpeshta.”(F. 152, d. 198, f.8)
Disa ditë më vonë, më 3 qershor 1944, Minisri i PM vazhdon t’i bier matarasë, duke njoftuar Kryesinë e Këshillit të Naltë dhe Kryesinë e KM: “Repartet e Ballit në qytetin e Elbasanit, mvaren prej Organizatës së Ballit në Shqipni, e nuk janë indipedente, tue punue arbitrarisht në emën të Ballit, e tue përfitue me spekulacion. Nëse këta varen prej Organiztës së Ballit, atëhere lutemi të ndërmjetësohet pran kryetarit të kësaj organizate, që të shlyej llogaritë me tregtarët.”(F. 152, d. 198, f.132.)
Balli Kombëtar ishte bërë shqetësim me arrestimet e tij, prandaj z/ministri i PM Fiqiri Dine, më 8 gusht 1944, njoftonte Komandën e Përgjithshme të Gjindarmërisë dhe Drejtorinë e përgjithshme të Policisë: “Këto ditët e fundit janë arrestue persona nga organe jo qeveritare. Një veprim i tillë cënon prestigjin e institucioneve, që janë ngarkue me mbrojtjen e jetës e të drejtave të popullit. Në asnjë mënyrë të mos përsëriten veprime të tilla..”(F. 152, d. 223/b, f.538/2)
Çuditërisht, situata të tilla turbulluese, ekzistonin edhe në Tiranë, ku banonte “gjeniu i letrave shqipe” Mit’hat Frashëri! Kolonel Bilal Nivica, më 24 tetor 1944. njoftonte MPM: “Fuqitë vullnetare të grumbulluara në Tiranë, kanë fillue me prish rendin publik, tue vjedh e plaçkitë në popull e banesa. Lutemi kini mirësinë me i mbledh në kazerma…” ( F. 152, d… f. 136)
Me këtë kontigjent njerëzish kreu i Ballit do të pretendonte për pushtetin në Shqipëri pas lufte! Përfytyroni se sa krime do të kishin kryer kundër popullit këta xhahilë, sikur kancelaritë e Evropës të sillnin në pushtet ballistët!

Botoje ne Serbi dhe Rusi kete. Atje e ka vendin.
… E bene ata krimin(ballistet, mos e beni Ju..,bijte e popullit-Partizane.(Zavalan- korrik 1944)!Mihal J.Xhoga ne shtrat, i torturuar nga ballistet,sa;shtepia djegur.)
Faleminderi sa trajtoni me penen tua,j Shpetim Caushi, po ju sjell nje shembull konkret, pejetuar(sot 83 vjecar.).
..Ishte Vera e vitit 1944.Ballistet dale hapur si bashkepuntore me gjermanet,vene vulen asaj tradhetie.
..Forcat gjermane u nisen nga Kolonja drejt Dangellise .Pa tjeter Krye tyre,udherrefyesit Balliste me forcat e tyre te organizuara.Sa kaluan malin e Radomit drejt “Qafes Dellinjes”;porta e Dangellise drejt Frasherit. Ne Zavalan nuk kaluan forca Gjermane, vec ceta balliste kthehet ne Zavalan,”trimeruar”nga gjermani pushtues ,erdhe e beri reprezalie te shtepite e Partizaneve. Dogjen dy shtepi; Te Stavri M.Xhoges dhe Rushanit te Nekos. per te treguar”trimerite e tyre…Keshtu vepruar dhe ne fshatrat e tjera te Dangellise,sa Selenicen e dogjen te gjitha shtepite..Balliste me listen e shtepive partizane ne dore,udherrefyes gjermaneve pushtues. Sa per erudicion…Dy dite me von erdhen Partizanet ne Zavalan,fashtin tone dhe u alarmuan (teksa shihnin shtepine tone djegur,atje;te”Ballkoni Dangellise”,poshte kishes,”Shenmerise”, me vertollin “stadium” i festave, (qe pagane).I pari tyre thene:
-Te djegim shtepine e..M.Sh.komandanti ballit… – Baba Mihali i livanosur nga torturat,pos shtepine djegur,si iishte aty nen hijen e “bajame shtepi” u thote:
-Jo djema; E bene Balistet ate krim, mos e beni Ju… Ne duam MONJE(shkuarie si vellezer jo hakmarie.) .Lufta dihet, do maroje e ne me njeri tjetrin do jetojme .Nuk duam kesi Hakmarie.Bene ata gabimin sa krimin ,mos e bani ju, bijete popullit-partisane.Me ju kemi derguar djemte tane.”- Dhe ashtu bene ate dite, ceta partizane ne Zavalanin e TRIMAVE,pasues,nga lufta per Pavaresi; si Mendu, Izet Zavalani e,Jano P. Xhoga ,rene qe me 1913te,sa Peci Xhoga me 1940ten. Zavalanin nderuar; 6-shte bij te tij, direkt PARTIZANE ,pos ceta teritoriale ne cdo aksion,burrat dhe djemte me arme krah parizaneve,nisur ne betejen e Boroves…. .
Ja kete ishin BALLISTET qe sot,PINJOLLET dali me flamur “clirimtari”. Pika duhet vene mbi “I’ me kryefjale; MJAFTE me, me kesi ndasi.Initet kerkon vendi.
Lavdi te renecve te Kombit.
Gezuar te festojme festat e PV.dhe Clirimit-VELLEZER!
Toronto 25-08-2019 “Pasuesi veterane” 83 vj.
Guri Naimit D.(Dh.M. Xhoga.
Nuk ishte fati i shqiptarve ta zhduknin faren e keqe komuniste.Ata qe u vune kunder tyre duhet nderuar.Edhe ata qe ran duhet nderuar se nuk e dinin se komunistet do djegin gjith Shqipnin.Gjermanet e dinin se c eshte komunizmi per per ata thuanin KOMUNIST CAPUT
Jot’ëm kaput.