Spartak Braho
Këtë që do të tregoj në vijim është ngjarje reale e vitit 1992, kohë në të cilën Sali Berisha dhe PD po vinin me revan në pushtet. Unë, po e botoj ashtu si ka ndodhur, pasi jam dëshmitar në dorë të parë.
Përsëri me “urdhër të partisë” po bëhen çudira. Në emër dhe me porosi të saj po dilet mbi ligjet, po shkelen ato. Është e njëjta psikologji e njëjta praktikë, e njëjta sëmundje, partia në komandë. Monizmi kësaj here i djathtë, po shkel demokracinë pluraliste të sapo vendosur.
Me urdhër të degës së Partisë Demokratike, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv pluralist të rrethit të Durrësit, Bashkim Kopliku thirri para disa ditëve forumet politike të rrethit, duke u bërë të ditur një ultimatum të degës së partisë për prishjen e Komitetit Ekzekutiv dhe kryesisë së saj sipas ndërtimit të sotëm pluralist dhe kalimin e tyre plotësisht në duart e Partisë Demokratike. Këtë kërkesë e “legalizoi” hapur e me forcë edhe aktivi i PD-së, i cili përsërit të njëjtën kërkesë: të prishen organet ekzistuese të pushtetit lokal.
Pra, fare hapur dhe pa asnjë fije dinjiteti e pavarësie nga organet partiake, kur ligjërisht pushteti ekzekutiv lokal varet nga qeveria, drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv morën përsipër të bëhen instrumente të bindura të partisë. Ndonëse ky komitet nuk ka marrë asnjë urdhër deri tani nga qeveria për të bërë ndryshime në përbërjen e tij, është Partia (Demokratike) ajo që urdhëron e del mbi qeverinë e ligjet.
Kryesia e Partisë Socialiste të rrethit e kundërshtoi jo vetëm këtë mënyrë procedimi, por edhe mënyrën ultimative e arrogante të kërkesave të paraqitura.
Pa asnjë vendim të qeverisë apo të vetë Komitetit Ekzekutiv që ka në kompetencë, të “deleguarit” e PD-së janë shpërndarë si zogjtë e korbit e po prishin këshillat popullore ekzistuese të lagjeve të qytetit e të fshatrave. Këta të deleguar ku me presione e shantazhe po mbledhin seksionet e PD-së , po nxjerrin e afishojnë lista me emra që gjoja përfaqësojnë Këshillat Popullore. Në NB Sukth këta të vetë përzgjedhur thyen edhe zyrën e Këshillit ekzistues dhe populli nuk i njohu ata si përfaqësues të pushtetit. Po në këtë mënyrë po veprohet në Bilaj, Golem, Ishëm Manzë, Rrushkull dhe në maft lagje të qytetit të Durrësit. Pra në sulm për të pushtuar me çdo kusht organet e pushtetit lokal. Por cilët janë vallë këta njerëz?
Shohim midis tyre dhe mjaft të paaftë, servilë të papërmbajtur ish bashkëpunëtor të sigurimit, të cilët kishin zaptuar kryesimin e PD me porosi si Minush Jero, Vaso Llapa, L. Dakoli etj që Kishin firmosur si bashkëpunëtor të Partisë së Punës dhe Sigurimit të Shteti si bashkëpunëtor në zyrat operative të Sigurimit të Shtetit.
Si mi kanalesh, krerë ekstremistë të Partisë Demokratike si Bashkim Sefa, Zef Ujka, Andrea Xhavara, Bashkim Kopliku, Xhevdet Beja, Skënder Myshketa, Vlash Konomi etj kishin hartuar lista spastrimesh në administratën shtetërore për drejtuesit e mjaft institucioneve në arsim, ushtri dhe polici.
Mirënjohje për pasardhës veteranin, Nazar Bollguri!
Inxhinieri dhe pasardhës veteran Nazar Bollguri ka lindur në fshatin Podgorie, të bashkisë Maliq, qarku i Korçës. Ka 85 vjet që jeton, punon, komunikon dhe nuk ka ndërruar një fjalë të keqe, gojëmbli Nazar. Kemi shumë vite që e njohim inxhinier Nazarin. E kemi njohur në punë, në ndërtimin e shumë veprave ekonomike në infrastrukturë, por e kemi ndjekur edhe në përkujtimin e dative e ngjarjeve historike të LANÇ, në festat tradicionale dhe veprimtaritë kulturore në rrethin e Pogradecit, të Maliqit dhe të Korçës. Është njeri I hapur dhe bashkëpunues në punë dhe në shoqëri, besnik e korrekt në çdo aspect të jetës. Ai ndërton ura bashkëpunimi me njerëzit, transmeton kulturë e korrektësi dhe fal miqësi tërë jetën.
Organizata e Veteranëve të LANÇ dhe Shoqata AK “Gora” janë krenarë që kanë në gjirin e tyre një veprimtar të përkushtuar si Nazar Bollguri. Ai si njeri ka cilësi të veçanta si përkushtimin ndaj punës dhe detyrave që ka për të realizuar, vullnetin, durimin, sinqeritetin dhe korrektësinë me njerëzit që bashkëjeton e bashkëpunon në Pogradec, Maliq e Korçë. Është njeri fisnik e bujar virtyte këto që jo çdo njeriu ia bën dhuratë natyra. Atij i peshon më shumë zemra se sa trupi.
E kemi parë Nazarin në fshatin e tij Podgorie, ku bëhet çdo vit festa e Çetës Partizane të Malit të Thatë, në festën e Gurit të Kamjes të zonës së Gorës e të Mokrës të rrethit të Pogradecit, ku ai banon. Te Nazar Bollguri ka gjetur strehë ndjenjë e shpirtmirësisë, çuditërisht ai ka diçka të veçantë, një buzëqeshje të ngrohtë që i shërben si gjuhë komunikime më njerëzit. Bien ë sy fjala e sinqertë dhe mençuria e këtij burri, që të ngelin në kujtesë si diçka e çmuar dhe me vlera.
Nazari u rrit dhe u edukua në një familje të madhe arsimdashëse e liridashëse, të fisit Bollguri të Podgories, fis me emër e me tradita të njohura atdhetare e patriotike. Gjyshi i Nazati, Isufi ka marrë pjesë me armë në dorë në luftimet e viti 1914 për mbrojtjen e shkollës shqipe të Podgories kundër bandave të andartëve grekë që donin të digjnin shkollën. Ai me një grup vullnetarësh të fshatit Podgorie e vazhduan luftën deri në Qafën e Zvezdës në Devoll, ku u vranë 37 vetë.
Babai i Nazarit, Kadri Bollguri shtëpinë e tij e ktheu në bazën më të sigurt të LANÇ, ku janë strehuar partizanë dhe kuadro të njësiteve partizane si: Teki Kolaneci, Reshit Çollaku, Islam Dani, Piro Terpo, Musa Topi e shokë të tjerë. Nazari ishte i vogël por traktet dhe letrat që i jepte babai i tij Kadriu I çonte sipas porosisë atje ku duhej.
Arsimin fillor e 7 vjeçar i përfundoi me rezultate shumë të mirë në vendlindje. Në vitin 1952 filloi studimet në Teknikumin e Ndërtimit në Tiranë, të cilin e përfundoi me rezultate te shkëlqyera. Nga kjo shkollë Nazari mori edhe titullin: “asistent inxhinier ndërtimi”. Por Nazari nuk i ndërpreu asnjë ditë studimet dhe leximet e literaturës së ndërtimeve. Në vitin 1956 emërohet në Ndërmarrjen Rruga – Ura, Elbasan, në ndërtimin e rrugëve. Punoi e drejtori punimet në rrugët: Qarrishtë – Elbasan – Librazhd, në rrugën Moglicë – Maliq, në Urën e Dunavecit. Inxhinier Nazari projektoi dhe punoi në hapjen e kanalit të Gurit të Nikës, Qafë Panjës, mbi fshatin Nicë e Osnat të Gorës e deri mbi malin e Rrëzanjit të varrezave të grekut, që ishte nga veprat më madhore për ekonominë e Pogradecit. Mbas ndërtimit të këtyre veprave, me përvojën e madhe të punës disa vjeçare Nazati ngriti centralin elektrik të Llëngës të rrethit Pogradec. Në vitin 1970 sistemoi ujësjellësin e fshatit Tushemisht të Pogradecit, si dhe sistemimin e ujërave të zeza në qytetin turistik të Pogradecit.
Nazari është edhe një kryefamiljar model. Së bashku me shoqen e jetës Zineten lindën dhe rritën 4 fëmijë si yje. Djemtë Kujtim e Artur dhe vajzat Viktori dhe Etleva, me arsim të lartë dhe familjarë model. Arturi ka mbaruar degën e elektronikës në Universitetin e Tiranës dhe sot është president I firmës “Shtrim – asfaltim”, në qytetin e Pogradecit.
Sot Nazar Bollguri aktivizohet në Organizatën e Veteranëve të LANÇ dhe në Shoqatën “Gora”. Mer pjesë rregullisht në veprimtaritë e Organizatës së Veteranëve të LANÇ, për datat dhe ngjarjet historike të LANÇ siç janë ato të luftimeve në Pojskë, në datat e krijimit të Çetës së Malit të Thatë, për “5 Majin”, për festat e 28 dhe 29 Nëntorit etj. dhe duke sponsorizuar shpesh për këto festa.
Jeta e njeriut nuk matet me vitet që jeton, por nga vlerat e punës që bën për familjen dhe shoqërinë. Një nga ata burra që po le emër e gjurmë të pashlyera në Pogradec, Maliq e më gjerë është inxhinier Nazar Bollguri I cili festoi këto ditë 85 vjetorin e lindjes.
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të LANÇ dhe kryesia e Shoqatës “Gora”, me këtë rast e urojnë: Gëzuar 85 vjetorin e lindjes! Shëndet, jetë të gjatë e lumturi në familje!
Bexhet Fezolli
Gëzim Gjolla
