Rasat’i shejtanit në ekranet tona

anazapta

Kur e mori vesh,

nga shkoi pushteti.

Lugën për përshesh,

Rrëmbeu Laneti

 

Nga vjen erë pushteti,

fët e kthen ky fletën.

Në dorë tund Laneti,

Garuzhden, gavetën.

 

Imoralitetin,

e shet për moral.

Tani e “sheh ndryshe

aleatin Salë”

 

Besa e shqiptarit,

është shqiptaria,

Besa e Lanetit

mbetet pabesia.

 

Lanetë të palyrë,

njerëz informalë.

Pa gjak në fytyrë,

pa cipë në ballë.

 

Ndyni në ekrane,

votën e sovranit.

E mahniti botën,

rasat’ i shejtanit.

 

Vargje të nënshkruara: Agim Jazaj, Vlorë

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *