Rast i rrallë, babë e bir shënojnë të dy në një ndeshje (Video)

anazapta

Në futboll kemi parë vëllezër që luajnë në një skuadër, madje dhe babë e bir që veshin gjithashtu ngjyrat e të njëjtit ekip, por rasti i Rivaldos dhe djalit të tij Rivaldinho është vërtetë unik.

Kampioni i Botës në vitin 2002 me Brazilin, jo vetëm që luajti në të njëjtën skuadër me djalin e tij por gjithashtu shënuan të dy gol në të njëjtën ndeshje.

Në Moshën 43-vjeccare, Rivaldo u rikthye në fushë për të ndihmuar ekipin e tij Mogi Mirim, i së cilit është dhe pronar, për të fituar 3-1 në Serinë B braziliane ndaj Macae, me Rivaldinhon që shënoi dy herë e Rivaldon, që realizoi një herë nga pika e bardhë për rezultatin provizor 2-0.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit, luan rregullisht prej një muaji duke qenë se skuadra e tij nuk po ecën mirë në kampionat, teksa para suksesit me Macae, mbante vendin e fundit në renditje, raporton “SuperSport”. Në përfundim të sfidës Rivaldo u shpreh i lumtur për faktin, që pa emrin e tij në listën e shënuesve përkrah atij të djalit të tij Rivaldinho.

https://www.youtube.com/watch?v=F5r3jy2iBv4

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *