Raste pozitive me Covid-19 edhe në Maternitetin e Vlorës, karantinohet stafi

J L

Rastet me Covid ditën e djeshme pësuan rënie.

Ndryshe nga dy ditë më parë, të mërkurën numri i të infektuarve ishte 50.

Por më shumë sesa çështja e shifrave, shqetësimi lidhet me vatrat e reja të infeksionit, të cilat nuk po kursejnë institucionet shëndetësore.

Pas rasteve në QSUT, materniteti i Vlorës është një vatër e re infeksioni.

Janë regjistruar raste pozitive me COVID-19, duke bërë që stafi i këtij spitali të futet në karantinë.

Një një reagim për mediat spitali bën me dije se një personel shëndetësor asimptomatik që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë. Më tej në sqarim bëhet me dije se punonjësja në ditët e fundit nuk ka qenë në punë për problemet e saj.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *