Një tjetër rast pozitiv është regjistruar në Pogradec.
Mësohet se i infektuar është një ponunjës i Urbanistikës në Bashki.
Në total janë 3 të infektuar nga administrata në Bashki.
Disa ditë më parë në këtë qytet u infektuan edhe një infermier në spital dhe një kontakt me personat që më parë kanë qenë të prekur.
Dyshohet se infermieri është infektuar në Tiranë, gjatë një vizite ditët e fundit.
Në 24 orët e fundit u shënua 1 viktimë dhe u regjistruan 81 raste të reja me Covid-19.
j.l./ dita
