Rastet e shtuara me Covid-19 në Shkodër, Meta-Manastirliut: Merrni më shumë masa

Leda Hysa

Presidenti i vendit, Ilir Meta po ndjek me shqetësim përhapjen e koronavirusit në Shkodër.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ka diskutuar me prefektin dhe me kryebashkiaken Voltana Ademi si dhe ka kontaktuar me pas me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të forcohet bashkëpunimi mes pushtetit qëndror dhe atij vendor për masat që duhen marrë.

Postimi i plotë

”Nisur nga përkeqësimi i treguesve të përhapjes së pandemisë #COVID19 në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot biseda telefonike me Prefektin e Qarkut, z.Çesk Millja dhe Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi.

U informova prej tyre për situatën dhe përpjekjet e autoriteteve vendore për të ndihmuar banorët e prekur dhe masat e marra për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Duke u shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për të gjithë banorët e Qarkut Shkodër të prekur nga #COVID19, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë, theksova domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të masave që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Për situatën në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot edhe një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu.

Theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe kufizimeve të bëra publike për shkak të pandemisë globale #COVID19.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci kryesore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie.

Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë absolut, dhe se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë, i ftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët, në veçanti të Qarkut Shkodër, të respektojnë me përpikmëri protokollet shëndetësore, këshillat e stafeve të specializuara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore.”

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Ore kokekatror Celsat e Kashtes ke ne dore.
    Kryeministrit Rama i zuri gjuha lesh per Shkodren por ata shkodranet direktivat i merrnin dhe i marrin nga Doktor Vdekja.
    Ti vete je kriminel, bere Miting me 2 Mars per te bere grusht shteti ne nje kohe Pandemije, pas ketij mitingu shpertheu Covid-19 ne Shqiperi.
    Rri ne shtepi tek VILA ne Gjirin e Lalezit me baxhellen Mona dhe hani hudhra dhe groshe sic thote vete “Zonja” (kurva) e pare keshtu te pakten pirdhni brenda shtepise se na cave trapin o trap.

  • Ne detyren e kryetares se shtabit te luftes kunder virusit duhet ti mbyllni gojen ketij hajduti e krimineli se bashku me ate sharabajken. Cdo fjele e tyre vetem e ndot kete vend.

  • Zoti Meta
    Keni te drejte qe duhen marre masa. I drejtohesh ministres se shendetesise. Po cfare te beje ajo ne Shkoder ? E pate kroniken e ceremonise mortore te Gezim Krujes ? Skandal. Kryetarja e Bashkise dhe Shefi i Rendit , duhet te parandalonin ate ceremoni, te atij niveli. Ju i derguat familjes mesazh ngushellimi ( e meritonte), por duhet ti porositnit edhe per grumbullimet. Nuk eshte koha per spektakle te tilla.
    Shtepia e Gezim Krujes eshte rreth 100 metra larg Dobracit. Ishalla nuk degjojme per infektime te tjera.
    Ne Skraparin Tuaj , kane vendosur traun. Mire kane bere.
    K

  • Se pari, i drejtohem gazetes se nderuar DITA dhe sidomos
    gazetareve te mirefillte te kesaj gazete: V.Malaj, Xh. Shehu,
    Th.Thano, B.Islami, Sh.Murati , A.Duka etj. etj. qe njihen nga i gjithe opinioni publik shqiptar si njerez me reputa-
    cion dhe qe me shkrimet e tyre orientojne drejt se vertetes,
    kohet e fundit shoh paksa “devijim” nga orientimi i saj deri-
    .djeshem ?! Nuk e kuptoj “PSENE” e kesaj “kthes” : Kete
    fakt e kam konstatuar ndaj qendrimit te disa komenteve te
    mia, te cilet pa mbaruar shenimin ne keta komente ,SHU-
    HEN pa pritmas ! Sot bera nje klment per COVID-19 ku kri-
    tikoja kryetaren e Bashkise se ketij Qarku ,e cila me pa tur
    pesine me te madhe kritikon gjithe bote por jo veten e saj
    per neglixhencen e papare ndonje here,me gjithe udhezi-
    met e dhena nga qeveria. Kesaj zonje i vjen per shtat the-
    nja popullore,sipas te cilit: ” Prej inati te sime reje,shkoi e
    fjeti me mullixhine” ! Edhe kjo zonje per inate te KM po i
    ben gjemen Shkodres,duke gjetur SEBEPIN e “TESTEVE”
    A NUK I VJEN TURP KESAJ ZONJE PER ATO QE THOTE ?
    Prandaj presidenti ne kete rast duhet te mbaje qendrim ndaj kesaj te papergjegjeshme dhe jo te futet ne rruget pa-
    krye ne bashkefajesine e tij si kryetar shteti me rrugen e
    Vicidolit dhe te shkodranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *