Rastet kur mund të përfitoni të ardhura për kompensim në shtatzani

Pranvera Kola

 

Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatëzanie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës.

Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj.

Shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, ky kompensim nuk mund të jetë më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *