Në një intervistë në “Kjo javë” në “News 24”, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e pyetur sesa mësues janë infektuar me koronavirus, deklaroi se rastet nuk janë aq të shumta sa të mbyllen shkollat.
Kushi theksoi se Ministria e Arsimit ka vendosur, se nëse infektohet një mësues me Covid-19, atëherë ai zëvendësohet, duke shtuar se janë vënë në dispozicion 1000 mësim-dhënës. Evis Kushi vlerësoi se në ditët e para që ka marrë detyrën, ka kryer vizita në terren, duke thënë se këta vizita kanë shërbyer për të parë nga afër sesi shkon mbarë-vajtja e mësimit.
“Thjesht kryeministri më ngarkoi këtë detyrë dhe e vlerësoj si privilegj. Jam 100 për qind e motivuar për të bërë punën sa më të mirë. Kam fiks 1 javë që kam hyrë në zyrë. Më shumë se puna në zyrë, unë kam qenë në terren gjatë kësaj jave. Interesant ishte takimi me një vajzë të vogël nga fshati Xibrakë në Elbasan.
Shkuam bashkë me stafin atje dhe e ndihmuam me tekstet shkollore. E ndjeva shumë, sepse ishte vajzë e mirë dhe mësonte. U gëzova që shumë persona e ndihmuan vogëlushen, ndërsa në terren kam bërë vizita të befasishme, për të parë si është realiteti dhe si zbatohen masat ndaj Covid-19”, u shpreh Kushi.
h.b/dita

Mire mesues-en/in e zevendesoni, po nxenesit qe ai/ajo u ka dhene mesim duke qene ne te njejten klase cfare u beni?
Zgjidhje gjeniale per Gines, si çdo rekord i qeverise aktuale.