Rasti “Bllako” dhe të tjerët: Disa pyetje mbi të akuzuarit dhe karrierat pa asnjë lidhje me të majtën që po tretet

redaktor

 

 

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Nuk mund të gjykoj nëse deputeti Bllako është i fajshëm apo jo, ashtu si nuk mund të gjykoj as për ish ministrin Koka. Institucione të tjera, të cilat, dua të besoj që po shkojnë drejt pavarësimit, megjithëse të ngadaltë dhe të dyshimtë, janë ato që do të saktësojnë çdo gjë dhe, një shkallë e ë vërtetës, ose mund të ngjitet më lart ose do të përmbytet më tej.

Alqi Bllako është njëri nga deputetët e rinj të Partisë Socialiste, që, në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, renditej i 17-ti në listën prioritare. Pas tij ishin emra të njohur të së majtës, pjesë e rëndësishme e historisë së saj si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, ndërsa ndonjë tjetër, si Ditmir Bushati nuk ishte askund.

Është një dukuri jo e rastësishme që dy funksionarë të lartë të qeverisjes së përbashkët mes PS dhe LSI, zotërinjtë Koka dhe Bllako, ishin pjesë e rëndësishme e partisë së Ilir Metës.

Koka ishte figurë e njohur e politikës, me ndikim të fortë në qarkun e Durrësit, që, në një moment të caktuar politik, kur prej saj u larguan figura themeluese si Xhufi, Legisi, Brojka, Klosi, etj, vendoset në afërsinë më të madhe me familjen drejtuese lësëiste.
Bllako, vetëm 26 vjeçar, emër i panjohur në politikë, thuajse anonim, i bashkohet asaj dhe si përsonazh i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, i besohet posti i rëndësishëm i sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, drejtuar nga kolegu i tij partiak, Koka dhe pikërisht periudha gjatë së cilës SPAK thotë se ka nisur të implikohet në procedurat e inceneratorëve.

Lefter Koka akuzohet se ka përfituar përmes kompanive fantazmë 5 milionë euro. E vërtetë apo jo, kjo është çështje e drejtësisë. Faktet e shfaqura janë të mbarsura me akuza të shumta, të cilat nuk lënë mënjanë as kolegun e tij si sekretar i Përgjithshëm, Alqi Bllako.

Në vitin 2017, kur LSI-ja doli nga koalicioni me PS e për rrjedhojë e humbi edhe ministrinë e Mjedisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë pranë kreut të shtetit, Ilir Meta. Pra, njeriu më i besuar i tij, 30 vjeçar tashmë, ai do të jetë në dijeni të të gjitha lëvizjeve presidenciale dhe këtë e bëri me devotshmëri, pasi ende nuk e kishte shlyer borxhin, që, nga një djalë i zakonshëm, ndryshe nga mijra të tjerë, shumë më të aftë dhe më të diplomuar se sa ai, punën e parë serioze e bën në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, për të vazhduar katër vite më pas, përsëri si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë.

Teksa paratë e inceneratorëve kishin nisur të lëviznin që në vitin 2016, raporti mes Metës dhe Bllakos u kris në vitin 2019, që kulmoi me largimin e Bllakos nga Presidenca. Disa muaj më pas Bllako u afrua me Partinë Socialiste dhe pas tij edhe Lefter Koka, duke prodhuar një zemërim në heshtje tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Përplasjet do të dilnin në publik në fillim të vitit 2021, kur Meta dhe Kryemadhi nisën akuzat publike ndaj Bllakos dhe Lefter Kokës.

Çfarë duan këta në Partinë Socialiste? Si njëri, ashtu edhe tjetri? Koka kishte qenë pjesë e saj, kishte ikur, ishte hasmëruar, rikthehet. Bllako, pasi qëndron më shumë se 7 vite pranë Njëshit të LSI-së, befas bëhet socialist dhe për më tepër, deputet. Nga dolën këto? Kush i afroi dhe pse?

Edhe nëse do të shpallen krejtësisht të pafajshëm, çka duket e vështirë, përsëri, afrimi i tyre është më së paku shenjë e mungesës së seriozitetit të përzgjedhjes dhe afrimit të figurave politike, të cilat, ende pa e bërë katarsisin e tyre politik, turren dhe u ofrohet vendi i sigurtë në zgjedhjet politike dhe në hierarkinë e partisë në pushtet.

Për shumë vite LSI kishte qenë më e afërt me PD-në se sa me PS-n. Përmes të djathtëve, që i kishin mbajtur në pushtet, ata kishin marrë më shumë se 25 përqind të qeverisjes, kishin vjedhur masivisht votat e vitit 2009, kishin mbështetur në koalicion vjedhjen e votës për Bashën si kryebashkiak, kur , befas, afrohen me PS në pushtet.

Të duket sikur vjedhjet apo manipulimet e bëra në periudhën e pushtetit të tyre duan t’i pastrojnë në shumicën qeveritare, e cila u bën vend, edhe duke lënë jashtë vetes figura meritore të së majtës dhe të mendimit intelektual.

Autokracia e Ramës në parti është shpesh herë më e fuqishme se sa autokracia në pushtet. Dhe më e dëmshme, pasi ka të bëjë me të ardhmen e saj, më shumë se sa me të tanishmen. Krijimi i klimës së Njëshit, që bën qeveri e lista deputetësh sipas gjendjeve emocionale të çastit, është tashmë fakr. Ministrat e sotëm pak vetë i njohin dhe i dinë se cilët/cilat janë; grupi i deputetëve ka figura të strehuara politikisht jo nga bindjet. Nesër, në një ditë jo të largët, këto do të sjellin shpërbërjen e kësaj force politike, të domosdoshme të së majtës.

Edi Rama, me siguri, do të jetë drejtuesi më jetëgjatë i së majtës, të paktën 20 vite, që në fakt nuk është i majtë. Në ditën që do të largohet nuk do të ndjejë as emocion, ashtu si nuk ndjeu edhe kur u bë pjesë e saj.

Afrimi i figurave politike që vijnë përmes enigmave korruptive, mund të forcojë përkohësisht financat partiake dhe jopartiake, por po e dëmton të ardhmen, deri në asfiksim. Sepse, ndonëse akti korruptiv ndodhi në një qeverisje koalicioni, përzgjedhja e tyre u bë nën një qeverisje të vetme.

Nëse Edi Rama nuk e ka ditur se çfarë po bëhet në Ministritë e ngritura prej tij, atëherë duhet vënë pikëpyetja e madhe e drejtimit serioz. Nëse e ka ditur e ka heshtur, atëherë bëhet bashkëfajtor. Mund të aludohet se nuk është detyra e shefit të qeverisë të dijë nëse toka është “arë“ apo “ndërtim“, pavarësisht se çmimet ndryshojnë në miliona, por kjo nuk është e saktë, pasi ai ka nën vete gjithë strukturat e shtetit.

Dokumenti tregon se Edmond Bllako babai i Alqi Bllakos në konflikt të plotë interesi publik dhe në shkelje me ligjin është paguar me gati 8.500€ në muaj nga kompania e incerenatorëve Integrated Energy BV SPV. 9 milion e 920 mijë lekë të vjetra pagë në muaj. Edhe administratori i huaj i firmës nuk e ka kaq rrogën. Por jo vetëm kaq. Vëllai i deputetit të PS ka qenë tek kompania Valtelina, brand i Lori Kafe.

Vëllai i Bllakos ka shkuar tek kjo kompani në kohën kur 51% të aksioneve i bleu Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Eva Blushi. Dy të parët janë manjatët e inceneratorëve, e treta pjesë e familjes Blushi. Pra jo rastësisht Top Channel mbrojti verbërisht aferën e njohur tashmë. Ku ta dish, edhe Blushi mund të jetë një ditë prapë deputet i PS-së.

Problemi është i njohur: Në vitet e fundit, përmes mendësisë në krijimin e një ekipi pranë vetes dhe për vete, zoti Rama ka afruar figura që pak ose aspak kanë të bëjnë me të majtën progresive. Ata janë nisur drejt saj ose nga interesi i çastit, ose për të mbuluar mëkatet e së shkuarës nën petkun e deputetit apo funksionarit të lartë.

 

Share This Article
22 Comments
  • …e majta qe po tretet….
    E majta eshte tretur e gjurme nuk i ka mbetur prej vitesh e vitesh, ndoshta prej asaj dite kur ish kryetari i PS tha per kryetarin aktual se “…e kam sjelle me thonj pa prere nga Parisi…”
    Nje fakt te vetem sa per te ilustruar se sa “prane shtresave ne nevoje” ka qene kjo E majte.
    Ne keto 30 vite sistemi pluralist, Top-10 e me te pasurve deputete ne Parlament kane qene gjithmone te Partise Socialiste, ish PPSH, me pare PKSH ose sic ka akoma te pacipe qe tentojna ta quajne “prane shtresave ne nevoje”!

    • Rama e ka shpallur qe perfaqeson rrugen e trete , qe as ai nuk e di se c eshte ( ja ka mesuar Bleri , por , nuk e ka kuptuar , as do ta kuptoje , se ideologjia e tij eshte e thjeshte BABEZIA DHE PAS ATIJ NJESOJ SI BERISHA U BEFTE KJAMETI )

      Rama e urren te majten ( duke i identifikuar me komunizmin ) kjo duket me elozhet qe ai i ben kolaboracionizmit , te gjithe duhet te kujtojme thirrjen e tij KOMUNISTET NE LITAR dhe do ta kuptojme me mire mentalitetin e Rames i cili eshte eklektik , pa ideologji , pa bosht
      I vetmi bosht i tij eshte te mbaje prane njerez pa ideologji , por te babezitur , te paskrupullt dhe te gatshem te sakrifikohen per in teres te tij , pra ai eshte djalli dhe ata kane firmosur me djallin per ti sherbyer , pastaj udha e mbare ne burg
      Te mos i kekrkojme Rames te jete i ndjeshem me te majten , kur ai nuk eshte i ndjeshem as me familjen e tij biologjike , ndjeshmerine kerkojeni dilu tjeter , jo tek ai , per ate se kur PS te bjerre keni te drejte qe Rama me cinizmin e tij , as qe do ta ktheje koken pas por vetem do te tallet me ata qe besonin tek ai

  • I nderuari zoti Bedri!
    Ju vleresoj per perkushtimin tuaj ne trajtimin qe i beni realitetit shqiptar,por gjykoj se me kaq sa ju konstatoni NUK MJAFTON!
    Ju vertet thoni se e majta po shuhet,por gjykoj se duhet thene TROC:Qysh kur PS-ne e uzurpoi Edi Rama qe u fut aty si KALI I TROJES,dalengadale ai tregoi qe ne fillim se kishte hyre ne ate parti per ta SHPERFYTYRUAR dhe degraduar deri ne te qenit sot si ORGANIZATE KOLABORACIONISTE,qe ka pranuar prej tij PERDHOSJEN E IDEALEVE TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE,aq sa e ka hequr kete percaktim edhe nga statuti i saj!
    E filloi mashtrimin propagandistik Rama ne PS me parullen “Nje antar,nje vote” ne zgjedhjen e organeve drejtuese te PS deri tek kryetari i saj,por qe degjeneroi,pas zgjedhjes dhe votimit ne organizatat e vogla ne perdhosjen e saj deri ne neveri!
    Ne asamblene dhe kryesine socialiste u zgjoidhen njerezit e perzgjedhur nga Edi Rama dhe banda e tij,qe filluan t’i injorojne antaret e tyre,aq te reklamuar si “Nje antar nje vote”,por qe degradoi ne “Nje antar nje DELE”!
    Aq DIKTATOR eshte sot Edi Rama,sa jo vetem u shfaq ne TV duke intervistuar kandidatet per deputete te PS-se,por edhe me pas duke intervistuar edhe persona anonime,qe kishin shfaqur interesin te punesoheshin ne administraten publike,duke numeruar diplomat e marra dhe emrin e universitetit ku i kishin marre ato dhe kaq mjaftonte qe vete Rama t’i perzgjidhte ata per punesim!
    Nje PERDHOSJE kaq e ndyre e punesimit te qytetareve ne administraten qeveritare,sa sot edhe minisstret e emeruara,nuk ua kishte pare njeri punen,pervec Rames!
    Nuk besoj se do kete kryeminister megalloman,per me teper piktor,qe te perzgjedhe financieret,arkitektet,juristet,diplomatet,ushtaraket etj per t’i emeruar ne pune!
    Keshtu ka bere ky DIKTATOR edhe me hartimin e listave te kandidateve per deputete,kryebashkiake etj,ndersa antaresia kenaqet vetem se kane te punesuar njeriun e tyre ne kete administrate militantesh qe jane besnike lo te ligjit,por “maliqit”!
    Sot nuk ekziston PS-ja e idealeve,por ajo e PAZAREVE KORRUPTIVE!
    Prandaj del qe nga mengjesi e deri ne mbremje neper TV vetem Rama,qe derdellit si GJITHOLOG,aq sa edhe Enver Hoxha diktatori te mos duket me si i tille,se ia ka kaluar Rama 1 milion here duke u bere figure e NEVERITUR!
    Sot Shqiperia nuk eshte me vendi i jetueshem per shumicen e shqiptareve,sepse e kane grabitur Berisha,Meta dhe Rama sot,ndaj largohen per dite nga vendi!
    Ju te medias mos u merrni me me Berishen se ai eshte nen hetimin amerikan,por merruni me Ramen kete DIKTATOR te neveritshem qe e ka degraduar demokracine dhe shtetin ligjor me keq se pushtuesit nazi-fashiste!

  • Si cdo person i veshur me funksione shteterore, Rama ka dritehijet e tij. Arritje dhe deshtime. Dhe pazarlleqe. Por e kote te diskutojme; ne politike fitojne pazarlleqet. Rama mbulon detyra shteterore dhe partiake qe nga ’98, 24 vjet. Kellqe te forta per nje piktor qe deklaron me modesti se nuk merr vesh nga politika, dhe eshte kaq vjet kryesor ne politike. S’duhet mohuar qe ne raport me barbarin e Vicidolit, pijanecin Nano eshte sjelle me dinjitoz, por e cuditshme sesi ia ka dale te notoje kaq gjate ne llurben e pazarlleqeve te Tiranes e te mos jete bere pis. Keto vitet e fundit PS eshte tjeter ne program dhe tjeter ne vendimarrje. “Mos i fol shoferit” eshte kthyer ne manual per karrieristet e ores se fundit. PS e Rames perfundoi ne nje klub ku ne vend te lajmeve ne TV perdoret faqja e Fejsbukut ku kryetari dora vete apo sekretari i faqes zyrtare kepusin statuse pambarim,si me qene fabrike biskotash. Kur s’k ndonje lajm, i fusin Ca foto nga natyra e qete me urime miremengjesi apo mirembremje, si te qelloje vakti. Nevojitet te ndryshojne marshet, perpara se barbari i Vicidolit t rregulloje poziten me miqte e tij amerikane e te vije per here te katert ne pushtet.

  • Bedri Islami e ben mire paraqitjen e situates! Por nuk mjafton Z. Bedri! Rama mund te jete me shume te meta si c’do qeveri shqiptare e varfer! Patjeter! Por rama nuk ka vrare njeri nuk i ka duart me gjak si Saliu dhe Likja dhe bandat e tyre hajdutesh! E ardhmja e Shqiperise fillon kur te vije dita qe Saliu dhe Likja te largohen!

    • Vertet e ke o Katja? Po Klodian Rashen 25 vjec nga pas shpine Policia e Berishes dhe Metes e vrau ne dhjetor 2020 me pas i vuri per turp edhe armen aty prane? Dh e kur? Me 8 dhjetor ne Diten e Rinise!
      Rri or dreq e mos u mundo te shfajesosh nje bajge si Edi Rama qe ka ne balle fukarallekun e maskarallekun bashke.

      • Po kete diten e Rinise, ku e gjete o Edi?
        Dita e dhjere e Rinise se Berishes. Rinia shqiptare nuk ka nevoje te behet pis me data ordinere te caktuara nga tradhetare te atdheut, nga vjedhes te atdheut e kombit.
        Berisha dhe Meta kane vrare hapur dhe fshehur, keshtu qe mos i merr per shembull.
        Sa per Ramen eshte njesoj m..t si keta me siper.
        Vrasja eshte vrasje ngado qe te vije.

        • Lomo, or lum miku! Mesoje se 8 dhjetori eshte Dita Nderkombetare (pra kujtohet ne gjithe Boten) e Rinise!. Sa per Berisha e Meta e Rama jam dakort me ty se jane bajge e ndare ne trish.

  • Si shoferi i gjykates u be oficer i policise gjyqsore Tirane ndersa gruaja gjygjtare ne Lushnje says:

    Zoti Bedri, babai i Alqi Bllakos , Edmond Bllako, qe ne media shitet si inxhinier, ne vitet e para te demokracise ka qene kryetar i partise social-demokrate ne Erseke dhe kishte nje furre buke qe prodhonte 400 buke ne dite.
    Ne nje miting kur PD-ja po bente fushate elektorale ne Korce, ky zalli doli ne krah te Berishes ne miting dhe dha doreheqje publike nga PSD-ja. Per kete u shperblye duke u bere shef i policise rrugore ne Korce. Pastaj karriera e tij vazhdoi duke bere Shef i policise rrugore ne Tirane. Ishte koha kur targat leshoheshin nga kartoteka te Kinostudio. 300 usd nje pale targa
    Pastaj, me perkrahjen e Tritan Shehut, eshte emeruar shef i komisariatit ne Lushnje dhe ishte vene ne dispozicion te firmes piramidale Xhaferi.
    Ka qene protagonist ne acarimin e te rinjve lushnjare ne ngjarjen e famshme te futjes se prasit ne prapanicen e Tritan Shehut dhe ne bastisjen e disa zyrave te fondacioneve ne kohen kur po binte shteti me 1997.
    Keto jane meritat e tij.

    Mafia nuk eshte kunder shtetit, perkundrazi bashkepunon me te.
    Lidhja e Alqit me keto pune ka vetem nje hallke. Ai ishte fillimisht i dashuri i vajzes se Kokes, eprorit te vet. Kaq.
    Ndersa u mbajt ne skeme sepse e gjeten hajvan qe vinte firma.
    Mandatin e deputetit e morri me mbeshtetjen e Erion Veliajt nen lobimin e atyre qe po bejne inceneratorin e Tiranes, qe kane mbeshtetje nga klane shume te forta ne Rome dhe kot u bini me qafe atyre kaqoleve Mertiri . Ata e mbaruan misionin e tyre deri te inceneratori i Fierit.
    Loja tashme vazhdon nga lojtare te tjere dhe mbas tyre ne qeveri eshte Arben Ahmetaj per te paret dhe Agaci per te dytet.

    Ndersa Rama eshte legen.

  • Tigri versus Lali, ne kete rast paskeni marr porosi nga Tigri. Po keta jane pra, ata qe ju sollet ne pushtet dhe na çate trapin e majta e majta. Vazhdoni i bini vrimes qe fajin e ka Saliu. Ptu rrace e kuqe

    • O te q.. Saliun. Me kuq se Saleh Plehu nuk ka.
      Ore handikapat, akoma me Saleh Plehun ti.?
      Do ta bejme Shqiperine.

    • Jooooooooo or Nik Joooo ! Edi Rama votohet jo sepse e duan votuesit , por se e urrejne me shpirt barbarin mesjetar serb Sali Karaxhicinj me taborrin e tij te shpellareve me te cilet kapi pas fyti shtetin ne keto tre dekada dhe nuk e leshon dhe . . . . pas tij beun e felliqur mafjoz te Skraparit ! Bejeni mendjen top se per deri sa ne politike te jene Saliu e Iliri , te cilet Edi Rama nuk ka shans t`i denoncoje , sepse i perdor si gogol per te mbajtur nen fre popullin , shumica e popullit do te votoje psikopatin Edi Rama . Keshtu qe jini ju qe e kini bere kete zgjedhje dhe kembengulni per te rikthyer ne pushtet ata qe populli nuk do as tu degjoje emrin !

  • KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI , O "lider planetar" , por JO korrupsioni me 5 mijé Lek té Vjetra !!!! says:

    Janë të gjithë HAJDUTË , BANDITĒ dhe KRRIMINELË , O Bedri ! !
    KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI
    KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI , O Bedri !!
    Ramë ZEZA thotë qé “IMPIANTET dhe INCENERATORÈT janë aty” ?????????? !!!!!!!!!!!!!!!!
    Aty janë aty , por ato që janë aty NUK KUSHTOJNË më SHUMË se 10 MILION €URO , prandaj POPULLI duhet të dijë , se ku shkuan 420 MILION €URO të tjera ???? !!!!
    Po këtë PYETJE 1 MILION DOLLARËSHE NUK e bëjnë GAZETARÈT e KRIMIT të ORGANIZUAR dhe GJOBAXHINJTË e TELEVIZIONEVE , O Bedri ?!!!°!!
    “VEPRAT” janè aty thotè DITË ZIU Kryeministèr ?????
    Po pèr KORRUPSIONIN GALOPANT dhe pèr MEGA VJEDHJEN me INCENERATORÈT NUK thotë asgjë Ramë ZEZA ????????? )!!!!!!!!
    AVOKATI i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR SPARTAK NGJELA ka thënë diçka me SHUMË VLERË para 3 VITESH , I DASHUR Bedri : që KORRUPSIONI është KRYEMINISTROR dhe PIKË .
    NUK ka BIR KURVE të VJEDHI dhe të USHTROJ KORRUPSION GALOPANT me DETYRÉN e SHTETIT , në QOFTËSE NUK DO Kryeministri .
    Ja kjo është e gjitha i DASHUR Bedri !!
    32 VJET BANDITÈRI , KORRUPSION , VJEDHJE , GRABITJE , PLAÇKITJE , KRIM , DROGË , PROSTITUCION , O Bedri !!
    KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI
    KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI , O Bedri , por JO KORRUPSIONI me 10 Mijë LEKËSHA i INFERMIEREVE në SPITALE , por KORRUPSIONI KORRUPSIONI dhe HAJDUTÉRIA e MINISTRAVE , KRYEMINISTRAVE , ISH KRYEMINTRAVE , ISH MINISTRAVE , Presidentëve , ISH Presidentëve !!!!!

  • Te flasesh sot per te majte, e per te djathte jo vetem eshte arkaike dhe demode, por tregon edhe sa prapa ke mbetur ne raport me zhvillimet e sotme jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne boten e qyteteruar. Sot politika eshte vetem ne sherbim te atyre qe e ushtrojne si profesion, pjesa tjeter eshte demagogji e paster per te mashtruar sa me shume njerez e per te mbledhur vota.

  • Mendimi se e majta po shteron eshte nje mendim pa baze. PS-ja lindi si trashegimi e PP-s,ku baza e saj e gjere ishte punetor e kooperativist te cilet teorikisht nuk e benin dot dallimin midis te majtes e te djathtes.Programi i PD-s te 1991-it,ku ishin plot element te djathte deshtoj te fitonte ne 31 mars dhe pas atij momenti ,PD-ja doli me programe me te majta se vete PS-ja.Elemente populiste qe u shfrytezuan per te marre pushtetin.Me ardhien e Edi Rames ne krye te PS-s, elementet e te djathtes ne programin e saj jane shtuar Sot ne Shqiperi nuk ka te majte e te djathte,ka vetem grupe interesi per grabitje e pasurim.Te gjitha te tjerat jane iluzione.Sa per ish LSI-sta qe ju bashkuan PS-s duhet thene se kane pasur e kane qellimin te penetrojne ne ujra te trubullta per te vazhduar pasurimin e tyre.Z.Islami,edhe vete lekundja e LSI-s sa bashkepuntore e njeres me tjetren tregon se parimet kane vdekur dhe e gjithe jeta e tyre eshte thjesht,si te gjithe politikanet tane,rrjepje e popullit.Kapitalizmi yne s’ka asnje parim e princip.

  • Mos beni naivin , ose me bute ta themi , nuk doni te jeni aq i ashper me udheheqesin e te majtes
    Rama e urren te majten ( duke i identifikuar me komunizmin ) kjo duket me elozhet qe ai i ben kolaboracionizmit , te gjithe duhet te kujtojme thirrjen e tij KOMUNISTET NE LITAR dhe do ta kuptojme me mire mentalitetin e Rames i cili eshte eklektik , pa ideologji , pa bosht
    I vetmi bosht i tij eshte te mbaje prane njerez pa ideologji , por te babezitur , te paskrupullt dhe te gatshem te sakrifikohen per in teres te tij , pra ai eshte djalli dhe ata kane firmosur me djallin per ti sherbyer , pastaj udha e mbare ne burg
    Te mos i kekrkojme Rames te jete i ndjeshem me te majten , kur ai nuk eshte i ndjeshem as me familjen e tij biologjike , ndjeshmerine kerkojeni dilu tjeter , jo tek ai , per ate se kur PS te bjerre keni te drejte qe Rama me cinizmin e tij , as qe do ta ktheje koken pas por vetem do te tallet me ata qe besonin tek ai

  • Veçse te vjen çudi se si Kryeministri Rama, “bashkëpunon me ta, ju mer paratë”, dhe kur ata bëhen subjekt i SPAK ai i flak si leckë nga PS-ja dhe i le nëpër burgjet e Shqipërisë. E për çudi ata nuk “Hapin gojen” ta futin ne valle dhe bashkëortakun Rama. Kjo llogjikë nuk shkon zoti Bedri megjithë respektin që kam .për ty. Është kapitalizmi si sistem që i pjell rrugës këto pilivesa. Edhe Shreder në Gjermani si i parë i socialdemokracise gjermane dhe europiane perfundoi ne lakun e Putinit.
    Të tillë spekulativë do të dalin çdo muaj , por Ramën nëse nuk keni fakte mos e njollosni me keta sorollopë. Ai nuk eshte fallxhi për të studjuar nese njerzit që ka perreth e kanë shejtanin ne barkut. Te pershendes.

  • Ky cunak apostafat eshte vu aty qe te firmos e te denohet per te tjeret ! Edhe vete edi Rama e zgodhi per kete sakrifis. Ky morri paret, tash te tregoje fijet

  • Bedri,me gjithese pa dashje,po na zbulon,se si Koka,ashtu edhe Bllako,ne kohet jashte PS,nuk kane treguar shenjat,qe tregon,se ne LSI,ata duhet te kene patur nje kontroll te plote,qe nuk i kane krijuar mundesine te veprojne.Sapo shkuan ne PS,apo edhe fakti qe te dy u ofruan prej Rames ne PS,qe te beheshin si kamikaze te vjedhjeve (dhe kreu i PS te vepronte pas tyre),qe edhe nese do behej problem (sikunder edhe eshte bere sot),te dilnin kamikazet dhe indirekt te fajesohej LSI,se ja si na paska qene kjo parti.Por faktet qe SPAK-u i ka te plota,bile prej shume kohesh (por me porosi) nuk jane ndjere deri me sot,do te detyrohet te thellohen ne hetimin dhe do dalin te plote (me siguri qe nuk do vonoje shume).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *