Rasti është historik

redaktor

Letër e nënshkruar

Kol Rrudha

 

E nderuar redaksi e Dita! Më në fund, pas 25 vjetësh, një qeveri shqiptare merr mbështetjen e plotë të Europës dhe Amerikës për një drejtësi të drejtë, duke rigjallëruar besimin se vendi i shqiptarëve do të bëhet. Njëlloj kishim shpresuar për pak liri më shumë e për pak standard jetese edhe në vitet ‘90. Fatkeqësisht, ajo shpresë u venit. Qeverisjet në vazhdimësi dhe përdorimi allaosman i pushteteve kushtetuese treguan edhe më qartë se ajo çfarë bëhej, nuk kish lidhje me “ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, por me interesa e punë të mbrapshta. Mashtrimi, grabitjet, të varfrit e shpërfillur, dhuna, braktisja e atdheut, shkatërrim vlerash, përçarjet, vrasjet gjakmarrëse, antiligji, besëthyerja, të gjitha janë dukuri vrasëse që shqiptarët i patën vuajtur prej kohësh që s’mbahen mend. Atëherë, pse qe e nevojshme t’i përjetonin si në paradë edhe çerekshekullin e pas vitit 1990? Është rasti historik, do të thosha, që kjo mazhorancë të vendosë gurthemelin e shtetit ligjor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *