Mjekësia moderne bëhet shpëtim për një 39-vjeçar që ka lindur pa organin seksual. Britaniku Andrew Wardle mund të bëhet në këtë mënyrë mashkulli i parë në botë që i jepet burrëria. Ai ka lindur me fshikëzën e urinës përjashta dhe pa organin seksual. Por nëse një operacion në fëmijëri mund t’i rikthejë fshikëzën atje ku duhej të ishte, doktorët nuk mundën në bënin asgjë për “defektin “tjetër që do ta shoqëronte gjithë jetën. Tashmë kirurgët në Londër thonë se mund t’i japin atij një organ mashkullor për herë të parë, përmes një ndërhyrjeje të vështirë me tri seanca, duke përdorur lëkurë nga pjesa e parakrahut. Mjekët thonë se do të përdorin një pesë lëkure bashkë me enët e gjakut dhe nervat dhe do ta mbështjellin atë rreth një tubi që do të vendoset në zonën intime të burrit. Pasi plaga të shërohet, do të procedohet me një pompë të vendosur për të bërë të mundur kalimin e urinës dhe ereksionin. “Është e pabesueshme. Nuk kam menduar kurrë se do të vinte një ditë e tillë për mua. Më në fund mund të jetoj edhe unë si burrë”, tha 39-vjeçari.
Ai shprehet se ka qenë i suksesshëm me femrat deri tani, madje ka fjetur me 100 të tilla. “disa ishin lidhje të vërteta, të tjerat aventura të një nate. Por vetëm 20 për qind të tyre u kam thënë të vërtetën time të sikletshme”.
Por pavarësisht suksesit të pretenduar, Andrew është shoqëruar gjithmonë nga një dëshpërim i thellë, që dy vjet më parë e çoi drejt vetëvrasjes. Tashmë ai është i lumtur për zgjidhjen që pritet t’i jepet problemit të tij, madje planifikon të shkruajë një libër për kalvarin e vuajtjeve të 39 viteve të jetës së tij.
ka fjetur me 100 gra ky britaniku
vetem ka fjetur,por kuptimi ka fjetur eshte kompleks
dhe kompleksi nuk behet dot pa instrumentin