Rasti i të moshuarës, shkrihet e gjithë zyra e ALUIZNI-t në Berat

DITA Online

 

Nën shembullin e kryeministrit që shkarkoi drejtorin, Artan Lame ka shkrirë të gjithë zyrën e ALUIZNI-t në Berat.

Vendimi erdhi pas kërkesës që i drejtoi Rama për të ndjekur nga afër veprimet e kësaj zyre, pasi u njoh me rastin e gruas që priste prej 5 vitesh legalizimin.

Në një takim që ka zhvilluar me punonjësit në këtë qytet, Lame është shprehur se të 15 punonjësit aktual do të largohen nga detyra si dhe u ka bërë thirrje të gjithë inxhinierëve të rinj që të paraqesin aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e drejtorisë së re.

Drejtori i ALUIZNI-t u shpreh se dega e Beratit ka nevojë për një ristrukturim tërësor në mënyrë që askush të mos punojë më për veten e tij, por t’i shërbejnë me korrektesë qytetarëve.

Ish-drejtori i zyrës së ALUIZNI-t në Berat, Përparim Sinaj u shkarkua, megjithëse legalizoi shtesën që kishte bërë Hëne Caka.

Ai u ballafaqua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama në një takim të këtij të fundit në Berat, pasi u akuzua nga e moshuara se e kishin sorollatur për vite të tëra dhe në fund i thanë se dokumentat kishin humbur.

Share This Article
7 Comments
  • JO VETEM ALUIZNI I BERATIT

    por edhe Zyrat qe varen nga shellira Qato, ndyresira qe nuk pranon te takoje as edhe nje mize ne zyrat e saj ne Tirone, jane me keq se gjithe te tjeret, biles ne rang te Republikes se Shqiperise.

    Qe tre vite me pare, kur sorromutja Qat, ngriti dolline se “me se fundmi kish rregjistruar tere pronaret” ne shkalle vendi, edhe sot, po ti hedhesh nje sy Listes se Beratit, njerezit, pronaret, trajtohen si kunguj, ne se kane dy apo me shume pasuri, duke i shenuar me pika pika poshte !

    Kjo nga qe jane te mbytur me pune mistrecet e Beratit, qe jo ma kot Qazua nga Mulleti i quajti te tille. Oh, sa per dijeni, Braçja nuk kish lindur akoma aso kohe dhe Mirdashit sapo kishin filluar ti nderronin te peshtjellat, se dhitej ne vazhdim i gjori.

    Eshte nje baterdi ne at lista, nuk dihet ku fillon nje prone e ku mbaron nje varreze fshati, sepse edhe varrezave i kane dale pronaret, sipas Qatos !

  • Mirë ka bërë Lame që ka shkrirë krejt zyrën e Beratit, por Lame duhet të dijë e të veprojë me urgjencë se gjëndjen e legalizimeve me ryshfet e ka në gjith drejtoritë e bazës.
    Bile ryshfeti kërkohet më tepër se sa duhet për të paguar truallin e ndërtimit pa lejë.

  • PO HIPOTEKA VLOREEEEEEEEEEEEEEEEEE??????????????????? QENKA NJE PJERO ATY QE PO BENE NAMIN……ME RYSHFETE!!!!!!!!!!!!?????????

    • Ashtu si zonja me gjith se ishte nga Berati,. e denoncoj problemin ball per ball pa u friksuar nga zyrtaret e e korruptuar.Keshtu dhe ju I denonconi me guxim te gjitha rastet e kurrupsionit ose qoft dhe shkeljt e ligjit apo sorollatjet,si Vlonjat qe je,Mos mendo se KM.do te lexoj te gjitha gazetat e te gjej e te lexoj komentet qe beni ju.por ti shkruani KM ose ti ngrene njerzit ne takimet qe ai ben.

  • Nder te paret qe duhet te mbaje pergjegjesi duhet te jete Artan Lame. Perse e ka lene deri tani gjendjen e Beratit. Perse nuk ben kontrolle, auditime etj. Me skandaloz eshte rasti ne Tirane, ku deri tani ALUIZMI vetem ka evidentuar pallatet, te cilat ne fund te fundit e kane nga nje leje nga Z.Rama, por merret vetem me ndertimet pa leje. Asnje afat apo procedure apo normative nuk ju cakton degeve ne vartesi.Vetem llafe ka ky djale,
    I pari duhet shkarkuar Artan Lame

    • Lamja duhet te zhduket i pari. Peshku eshte qelbur nga koka. Keta drejtora gjejne shesh dhe bejne pershesh.

  • Po mire po qy Lamja tani e mori vesh se cfare problemesh kishte Berati!!! Per 4 vjet na shiti suksese kurse tani mjaftoi nje ankese dhe u shkri i gjithe suksesi. Ky quhet populizem e jo zgjidhje problemi. Zgjidhja e problemit behet duke analizuar cfare nuk shkon kudo dhe jo vetem duke zgjidhur probleme te rastesishme. Kush i emeroi ata njerez ne zyra a mban ndonje pergjegjesi? Mos u shtirni si te habitur sepse ankesat e njerezve nuk kane pasur te reshtur ne 4 vjet qeverisje po nuk e keni care koken deri diten kur iu desh vota e tani per show sa te pergatitni terrenin per megavjedhjet e tjera. Tashme njihet metoda populiste qe aplikuat edhe ketu e 4 vjet. Me sa duket njerezve u duhet te genjehen perseri e ta pesojne edhe me keq per te kuptuar batakun ku ka rene shteti. Nejse nje sukses e keni arritur duke e bere Shqiperine vendin me konsumin me te larte te kokaines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *