Rasti “Skripal”, reagon Moska: Emrat e dy rusëve nuk thonë asgjë për ne

Dita

Emrat dhe fotot e publikuara të rusëve të dyshuar për helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal nuk thonë asgjë për Moskën.

Kështu ka reaguar  Ministria e Jashtme e Rusisë ndaj deklaratave të kryeministres britanike Theresa May, duke shtuar se akuzat e drejtuara ndaj Rusisë janë të pabaza.

Ndërkohë, Moska i bën thirrje Londrës që të heqë dorë nga akuzat publike dhe manipulimet në media dhe në vend të këtyre të zgjedhë bashkëpunimin praktik midis agjencive të zbatimit të ligjit.

Dy shtetasit rusë që akuzohen nga Britania e Madhe si të përfshirë në helmimin e ish-agjentit dhe vajzës së tij Julia, janë Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Theresa May i ka cilësuar ata paraditen e sotme në Parlament si oficerë të inteligjencës ruse.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *