Rasti “Zhiti” dhe ndjeshmëria e Vatikanit

redaktor

Letër e nënshkruar

Kesiana Lekbello

 

Përshëndetje DITA. Kundërshtimi i Kishës Katolike për një ambasador jo i fesë katolike në Vatikan, mendoj që duhet parë seriozisht. Them që vetë Vatikani ka ngarkuar Kishën për këtë deklarim, për të mos qenë vetë direkt si kundërshtues i një vullneti të qeverisë së Tiranës.

Meqë Vatikani nuk është shtet laik, por shtet i krishterë me të drejtë kërkonë një figurë kristiane. Kam përshtypjen që në Shqipëri nuk e njohin këtë lloj sensibiliteti të Vatikanit.

Sigurisht në Vatikan kanë shkuar edhe shumë myslimanë që kanë takuar Papën apo që kanë marrë pjesë në ceremonitë përkatëse për një qëllim ndërkombëtar. Por ambasadori është i detyruar të jetojë në Vatikanë ditë për ditë dhe nuk mund të jetë e lehtë të jesh jokatolik dhe të përjashtohesh nga jeta religjoze e shtetit fetar. Mendojë që edhe po të kishim emëruar një të krishterë në një shtet mysliman, jo laik, nuk do të kishte pranuar siç nuk pranon Vatikani një mysliman si rasti i z.Visar Zhiti.

Nga këtu duhet të nisë reflektimi para se të komentojmë ashpër dhe për keq vendimin e Kishës Katolike, siç po veprohet pa e kuptuar problemin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *