Raunig: Pyetja kuptueshmërish e paduruar; edhe sa duhet për demokracinë në Shqipëri?

Saimir Lleshi

Kanë kaluar 25 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri e shumëçka ka ndryshuar, por pritshmëritë e qytetarëve nuk janë realizuar.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florion Raunig tha se sfida për Shqipërinë vazhdon në mënyrë të përditshme për të konsoliduar institucionet, të cilat sipas tij, kanë ndikim maksimal në përparimin e mëtejshëm të vendit. Ai tha se 25 vjet mund të mos tingëllojnë shumë në terma historikë, por, në jetën e një individi, 25 vjet janë shumë.

“Kjo mospërputhje mund të jetë një prej arsyeve që nxisin pyetjen me të cilën vijojmë të përballemi edhe sot, pyetjen kuptueshmërish të paduruar: edhe sa duhet? Edhe sa duhet për të përmbushur programin ambicioz, për të përvetësuar kulturën e debatit demokratik, respektimin e shtetit të së drejtës, për të konsoliduar mirëqenien socialo-ekonomike e për të siguruar konkurrencën e ndershme të tregut? Si mund ta përshpejtojmë procesin, në mënyrë që popullsia të fitojë besim në të ardhmen e vendit?”, deklaroi ai.

Gjatë pjesëmarrjes në seminarin “Shqipëria 25 vjet pas komunizmit – Rindërtimi i shtetit dhe shoqërisë”, Ruanig tha se politika dhe media janë përgjegjëse për të ardhmen e vendit.

“Politika dhe media duhet të luajnë një rol udhëheqës: ato janë përgjegjëse për krijimin e klimës së përgjithshme të përshtatshme, ku puna konstruktive dhe e efektshme për të ardhmen e vendit bëhet e mundur”, shtoi ai. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Kur te kthehemi nga Kina do e kuptoni se puna e tranzicionit ishte loja. Tani qe u ngopem me demokraturen saliniste do i rikthehemi rilindjes komuniste.

    Nuk e besoni? Prisni prisni se s’keni pare gje akoma…

  • Politika edhe média? Qe Jane shkaktaret kryesore per moçallin ne te çilin jemi?
    Po tallen me ne !
    Ia u po iu them:filloni te thoni se ky shtyp e kjo kaste politike Jane pergjegjese per kete deshtim!e jo te pris ni qe keta te ndryshojne gje!….
    Tallet me ne bashke me ju kjo jashte politikes e kjo média….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *