Rauning: Qytetarët të zhgënjyer nga mungesa e etikës në Kuvend

Dita

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, kanë iniciuar të martën pasdite një tryezë pune për finalizimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve, e cila është mbledhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Në këtë tryezë do të shqyrtohen me organet drejtuese të Kuvendit dhe ekspertët ndërkombëtarë praktikat dhe standardet më të mira mbi draftin e kodit të sjelljes, i përgatitur nga grupi i punës i parlamentit në fillim të kësaj legjislature.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha gjatë këtij takimi se, “ky kod sjelljeje duhet parë si plotësim i legjislacionit ekzistues”.

“Mendoj se kemi në tavolinë një kod të besueshëm, hartimi i tij në praktikat më të mira ndërkombëtare. Në hartimin e tij kanë shërbyer si udhëzues, praktikat e Britanisë etj. Rikonfirmoj vullnetin për miratimin konsensual të kodit të ODIHR. Mirënjohje për përkushtimin e ambasadorit Florian Raunig. Ju ftoj ta vlerësoni këtë kod”, tha Meta.

OSBE shpreson që një kod etike do të vendosë në shinat e normalitetit punimet në seancë plenare dhe kërkon miratimin e tij brenda këtij sesioni parlamentar.

Ambasadori i OSBE, Raunig, theksoi se, “qytetarët janë të zhgënjyer nga mungesa e etikës në debatet parlamentare. Qytetarët duhet të besojnë tek zyrtarët e zgjedhur. Shpesh debatet parlamentare kthehen në fyerje personale dhe unë shpresoj që ky takim të mos jetë i vetmi i kësaj natyre, por të jetë një gur themeli për miratimin e një kodi etike deri në fund të këtij sesioni parlamentar”.

Ky draft është një nga detyrimet e Kuvendit në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të raundit të Katërt të vlerësimit të GRECO-s për Shqipërinë, në luftën kundër korrupsionit në radhët e deputetëve.

Kodi i Sjelljes së deputetëve të Kuvendit është një dokument me 15 nene, i propozuar nga një grup ligjvënësish dhe që synon të ndihmojë deputetët gjatë ushtrimit të detyrës.

Kodi përcakton një sërë rregullash lidhur me standardet e duhura të sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së deputetëve, si dhe siguron transparencën dhe përgjegjësinë e nevojshme për të forcuar besimin e publikut.

Fusha e veprimit të këtij Kodi zbatohet për deputetët në të gjitha aspektet e jetës së tyre publike, ndërsa nuk rregullon aspektet e jetës private.

Share This Article
4 Comments
  • Zoterinjte e Europes
    me siguri e degjojne erjon veliajn
    kur e akuzon Sali Berishen si 72 vjecar!
    Eshte po ky Erjon qe mburret per pensionet e reja, dhe kerkon voten e tyre. Eshte po ky adoleshent i gjuhes se pa kontrolluar, qe cfare nuk premton pervec njeriun nuk premton.
    Sali Berisha eshte rivali politik qe ligjerisht mund ta fusni edhe ne burg, por eshte cinike, jo njerezore, e frikshme, kur Erjoni gjoja e fyen si 72 vjecar…!
    Ka baba ky njeri?

    • Gjuha e urrejtes dhe e shpifjes, gjuha e akuzave te pabaza eshte ajo qe z. Berisha perdor cdo te enjte ne parlament. Edhe ish kryetarja e Kuvendit nuk mbetet pas, pavaresisht se eshte grua. I duhet dhene fund njehere e pergjithmone kesaj praktike, shqiptaret nuk meritojne te perfaqesohen nga nje nivel i tille komunikimi.

  • O ju nuk jeni mire nga mendja………………..
    Kujt i plasi se ca behet ne parlament,apo tallni bythen me shqiptaret ju??
    Pse shqiptaret nuk e dine se ca m…i kane ne parlament.ikni o te degjeneruar merrni ate rroge nga 28.000 euro ne muaj e boll na cate k…n

  • Cdo fenomen eshte shkak – pasoje ! Ai stan ate bulmet ka ! Nuk mund te presesh gjuhe tjeter kur ke njeres me nivel dhe prejardhje te atille ! Ju zoterinj te Europes i dini po beni rolin e naivit se ju intereson ! Kujt i plasi per popullin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *