“RD” nxjerr bllof Bashën: Marrëveshja me CEZ nuk pengon hetimet

redaktor

I pengon apo jo hetimet penale marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit mes CEZ a.s dhe qeverisë shqiptare?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se ditën e hënë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi për të shfuqizuar marrëveshjen me pretendimin se ajo i siguron amnisti grupit çek duke penguar prokurorinë të hetojë.

Por çfarë thotë organi zyrtar i shtypit të Partisë Demokratike? Gazeta “RD” në numrin e sotëm publikon artikullin “Hetimet ndaj Hejsek, pritet arrestimi”.

Sipas “RD”, një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka sqaruar se pozitat e ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri Josef Hajsek mund të rëndohen dhe se prokurorët pritet ta marrin atë të pandehur.

Më tej, në të njëjtin artikull, “RD” shkruan se “opozita ka paralajmëruar se të hënën do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, e ratifikuar edhe nga Parlamenti, që zgjidh pronësinë mbi operatorin e shpërndarjes, e cila sheshon të gjitha mosmarrëveshjet dhe pretendimet e Shqipërisë mbi këtë kompani.

Ajo parashikon edhe mosfillimin e çështjeve hetimore ndaj kësaj kompanie dhe punonjësve të saj”.

Më tej, “RD”, konfirmon “burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë të ditur se kjo marrëveshje nuk e pengon organin hetimor të hetojë për vepra penale ku dyshohet të jenë përfshirë ish-zyratrë apo nëpunës të kompanisë çeke”.

Duket se “Rilindja Demokratike” konfirmon qartësisht faktin se prokuroria shqiptare është duke hetuar pa pengesa nga marrëveshja çështjen e CEZ dhe se në kuadër të këtij hetimi pa pengesë po shkon drejt përkeqësimit të pozitave të ish-drejtorit çek Josef Hejsek.

Ndryshe mendon lidershipi i Partisë Demokratike që përmes kryetarit Lulzim Basha është shprehur se prokuroria nuk mund të hetojë grupin çek për shkak se marrëveshja me palën shqiptare e ka amnistuar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *