Reagim i MSH: Basha gënjeu duke mohuar padinë e Beqaj ndaj tij

Elton Tafaruci

Ministria e Shëndetësisë  në një reagim zyrtar të saj, theksoi sot se kreu i opozitës, Lulzim Basha, gënjeu duke mohuar faktin që ministri i Shëndetësisë ka ndritur një padi të re për shpifje ndaj tij.

“I ftuar dje në emisionin “Opinion” në TV Klan, Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, siç e ka bërë tashmë zakon në çdo dalje publike, gënjeu paturpësisht shqiptarët duke mohuar faktin që ministri i Shëndetësisë ka ngritur një padi të re për shpifje ndaj kreut të opozitës, pas bishtnimit që ky i fundit i bëri, si përherë me ‘procedurë’, padisë së parë”, ben te ditur ministria e Shëndetësisë.

Më tej, ne njoftim vihet ne dukje se “si në çdo rast, edhe këtë herë, me daljet publike të kreut te PD-së, Basha, e vërteta është krejt ndryshe”.

Bashkë me reagimin e saj, MSH ka dërguar dhe  një kopje të padisë që ministri Beqaj ka depozituar më dt. 22 shkurt 2016  ndaj drejtuesit të PD-së.

“As përpjekjet e mjeruara të Lulit, as shpifjet apo përbaltja e sejmenëve të tij, nuk do të mund të na ndalin në rrugën tonë për reformimin rrënjësor dhe rilindjen nga mjerimi dhe katastrofa ku PD-ja e kishte katandisur shëndetësinë shqiptare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *