Me padurim është pritur fjalimi i Barack Obamës për spuniazhin e NSA-së në Evropë. Pas fjalimit të presidentit amerikan i cili zgjati rreth 45-minuta, reagimet në Berlin dhe Bruksel ishin pozitive por nuk u vërejt ndonjë entuziazëm i madh. Komisioni Evropian nxorri një zëdhënse para shtypit: Veprimet e presidentit tregojnë se shqetësimet legjitime të BE-së në janë dëgjuar në Uashington, deklaroi ajo shkurtimisht.
Kështu që reformimi i punës së shërbimeve të fshehta amerikane prek në mënyrë të drejtpërdrejt qeverinë gjermane: sipas presidentit Obama në të ardhmen nuk do të përgjohen më presidentët dhe kryeministrat e vendeve mike. Një shenjë e qartë për kancelaren Angela Merkel, telefoni i të cilës është përgjuar po ashtu. Përveç kësaj Obama ka premtuar se në të ardhmen të huajt do të trajtohen pjesërisht si qytetarët e SHBA-së, kur është fjala për mbrojtjen e privatësisë së tyre.
Nuk përmendet marrëveshja e mosspiunimit
Në të njëjtën kohë, megjithatë, Obama ka mbrojtur në parim punën e shërbimeve të inteligjencës. Ato kanë evituar shumë sulme terroriste jashtë vendit dhe kanë shpëtuar jetën e njerëzve. Dhe ato do të vazhdojnë të mbledhin informacione në lidhje me qëllimet e qeverive të tjera, e bëri ai të qartë.
Unioni CDU/CSU dhe SPD skeptik
Edhe për kryetarin e Komisionit të Bundestagut për punë të brendshme, Wolfgang Bosbach (CDU), fjalimi i Obamës nuk ka përmbushur pritjet. “Ky fjalim nuk do të kontribuojë në qetësimin e qytetarëve në Gjermani “, tha ai për numrin e sotëm të gazetës ” Rheinische Post”. “Unë kam frikë se amerikanët do të vazhdojnë të mbledhin të dhëna pa ndonjë shkas edhe tek aleatët” . Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Norbert Röttgen (CDU) , e përshkroi fjalimin e Obamës si ” të një natyre më shumë teknike.”
Ndërkaq themeluesi i Wikileaks-it Julian Assange kritikoi fjalimin si krejtësisht të mangët. “Është e turpshme për një kryetar shteti që të flas 45 minuta dhe të mos thotë pothuajse asgjë”, tha Assange për kanalin televiziv CNN. / DW

Shkelja e privatësisë së njerëzve dhe përgjimi i autoriteteve te larta shtetërore ështe nje turp,në mos dhe një nderhyrje në sovranitetin e shteteve te tjera. NSA ka kapërcyer çdo kufi ligjor dhe çdo parim partneriteti e mosnderhyrjeje në punët e të tjerëve!?
kjo eshte demokracia amerikane