Reagimet post-Erdogan: Të mos eksportohen problemet e politikës së tij

redaktor

Premtimet e Presidentit Erdogan, për rritjen e investimeve vjetore turke deri në 1 miliard euro, si dhe një paketë joshëse financimesh, me ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, ndërtimin e Parlamentit të ri dhe financimin e rindërtimit të 26 shtëpive muze në Gjirokastër, solli eufori në Tiranë.

Por, duket se të gjitha këto kishin si kusht kërkesën, që Tirana zyrtare të përndjekë nga vendi ynë aktivitetet e lëvizjes Gylen, e cilësuar si “terroriste” nga Presidenti Erdogan.

Ky përcaktim dhe, mbi të gjitha kushtëzimi i paketës së financimeve, shkaktoi reagimin e akademikëve të rrjetit të shkollave me financime turke, që bëjnë pjesë në cilësimin e Presidentit Erdogan si “gyleniste”, si dhe të studiuesve dhe të analistëve shqiptarë.

Unë do ta konsideroja si një vizitë tejet politike. Ishte një deklaratë, zgjatim i konflikteve të brendshme turke”, tha Ferdinand Gjana, rektor i Universitetit “Hena e plotë Beder”.

Në një anë kemi një premtim të një prezence më të madhe turke, e cila duhet mirëpritur. Por, në anën tjetër, është e qartë që Shqipëria është një vend sovran, ku aspirata kryesore është përfshirja në Europën e bashkuar dhe njëkohësisht një vend, i cili duhet të ketë gjithnjë kujdes për sigurinë e tij të brendshme, për çdo element që prej këtë siguri. Ndërkohë, duke mos lejuar të importojë konflikte të tjera, që nuk janë tonat”, u shpreh Pirro Misha, studiues.

Politika e tyre ka qenë se, pavarësisht kush ka qenë në pushtet, ruajnë një politikë konstante të dhënies së ndihmave të pakushtëzuara. Sa u përket deklaratave, ishin të papritura dhe të tepruara, sepse nuk kanë lidhje me realitetin në Shqipëri”, deklaroi Lutfi Dervishi, analist.

Sipas tyre, lëvizja Gulen është një lëvizje civile dhe emri i saj nuk figuron në asnjë nga listat e OKB-së për organizatat terroriste.

Sipas studiuesit Misha dhe analistit Dervishi, Tirana zyrtare duhet të bëjë sa më shpejt të qartë qëndrimin e saj, në lidhje me aktivitetin e lëvizjes Gylen në Shqipëri.

“Duke qenë vend aleat Turqia, nga më kryesorët, mendoj se është e detyrueshme që qeveria shqiptare, në një datë të përshtatshme t’ia bëjë të qartë publikut qëndrimin e saj. Ta bëjë të qartë sesi qëndron kjo çështje”, tha studiuesi Misha për televizionin TCH.

“Deri tani, politika ka qenë e qartë për ndihma vëllazërore dhënë popullit vëlla, ndihma pa kushte dhe tejkalimi i kësaj do të ishte një hap tjetër, për mendimin tim, i papranueshëm. Dhe ende nuk e kuptoj pse është ende i paartikulueshëm nga qeveria e Tiranës”, u shpreh Lutfi Dervishi.

Share This Article
18 Comments
  • C’a populli vella mor Lutfi.Une nuk di ndonje komb te perafert me kombin tone.Erdogani te shkoje ti gjeje vellezerit e tije ne Turkmenistan,ne Uzbekistan etj.Ne Shqiperi te vije si mik edhe te rrije si mik.Po deshi.

    • Mos u boni bajat dhe mos kerkoni te gjeni petekste per me njollos viziten e Erdoganit.
      Ai erdhi si mik i shqiptarve,dhe si mik duhej te pritej.
      Gjergj Kastrioti asht KRENARIA e shqiptarve por nuk ka pse kur te dekorohet nje turk ti kujtojme historin e luftes qe kemi patur me to nder shekuj.
      Po puthen e po perqafohen gjermanet me izrealitet,qe jan vra e jan sakatos,dhe pse te mos priten si miq ata qi erdhen si armiq dhe u bone miq te kombit shqiptar.
      jam kundra nximjes se kesaj vizite.
      Shqiperia e vogel ka boll armiqsi me sllavet dhe me greknit.
      Ne jemi aq te zotet dhe te pergjegjshem si komb qe te dim ti ndajm miqsite nga skllaveria.
      Turqia asht Aleati yne,dhe Fen islame nuk e solli Erdogani ne Shqiperi.
      Shqiptaret jan popull qe ka jetu ne harmoni fetare dhe kete thesar do ta ruajm me perkushtim.
      Mos i fryni kosit se ai nuk ju djeg,por bardhisa e tij ju ka verbu nga syte 😉

      • Moj Madone;une nuk thashe te mos vije si mik por jo si vella.E dyta nuk permenda as fe edhe as harmoni fetare.Pra kosit i fryve ti.Haje tani te befte mire.

  • …Gyleni eshte terrorist…shkollat qe ai ka ne Shqiperi jane vatra te pergatitjes se terroristeve…ne ato shkolla , nuk njohin hymin kombetar…Skenderbeu eshte tradhetar…eshte mjerim…tradheti…poshtersi te lejosh shkollat te tilla ne Shqiperi…jane fondamenatliste te rrezikshem…

    • Hahaha paske marre zarfin sot nga Vllai i Madh me duket. Ngele duke shkrujt brockulla mer daj.

      Erdogani e akuzon Gylenin se nuk eshte mysliman sic do Erdogani. E akzon pse kerkon demokratizimin e Turqise dhe shoqerise atje. Shkollat ketu jane shembull per te gjithe.

      Tti qenke zejmen i Erdoganit o i mjer hahaha

  • Jemi i vetmi popull ne bote, qe nuk jemi shkeputur nga kolera turke….Pushtuesin, perdhunuesin, perqudnuesin tone, ne e quajme ….vella, …dhe i ngrejme lapidar ne mes te Tiranes….Ne kemi nje politike hale, qe e ka kthy kete vend ne qenef, dhe shqiptaret shihen me perbuzje ngado qe shkojne…..Ne quajme Europen “kurve”, kur ne jemi prostituta me e neveritshme e Europes….Me kontributin e vllaut te benevrekeve, jemi bere furnizuesi kryesor i isis ne Ballkan, duke u bere keshtu faktor destabilizues per rajonin….Kush te pranon ne Europe, kur nderkohe ben diversitet kundra saj dhe vlerave qe perfaqeson ajo, …..kush te pranon si klloun politik…paradite bojatisesh si me katolik se Papa, dhe ne …aksham ngre bythet perpjete….Diten i lepihesh Europes…naten turkut ….Vetem politika e paster dhe e qarte europiane, eshte rruga e vetme e kombit tone….çdo rruge tjeter, ne rastin me te mire eshte qorre, dhe ne rastin me te keq ,eshte ..antikombetare…..

  • Asgje e mire na ka ardhur nga Turqia.Jo vetem 500 vjet pushtim e shfrytezim,por edhe pas shkeputjes nga kalbesira osmane ka marre persiper rolin e padronit pa ja ngarkuar kush.Turqia ka lidhur marreveshje te fshehta me Greqine dhe Jugosllavine,per te zbrazur keto shtete nga shqiptaret autoktone,duke i konsideruar turq dhe per t`i deportuar ne shkretetirat e Anadollit,sepse i duheshin Turqise si rrace Evropjane(Per te zevendesuar Armenet e masakruar me genocidin e tmerrshem).Keta i mesuan Greket si t`i perzene shqiptaret e Camerise,gjersa mbeten vetem 30 mije cam qe i masakroi Zerva.Keta e zbrazen Prilepin,Shkupin,Manastirin,luginren e Vardarit nga shqiptaret Po te kishin qene turqit popull vella,do ti quanin RILINDASIT e ndritur,qe i njohen mire.Une me mire quaj popull vella popullin Amerikan qe na u ka gjendur kur vendosej per fatet tona,me mire quaj popullin kinez,qe na ndihmoi pa hile,kur vete vdiste nga uria,se keta bicimseza aziatike,qe falnin trojet shqiptare,sa here trupat ruse gjendeshin ne gryke te Stambollit.

  • Persidenti Shenja (nishan i thone turçisht) dhe shpura e keshilltareve te tij jane njesoj te njollosur. Vasale te sulltanit Erdogan. Pashallare ne vilajetin osman te Albanistanit. Akoma duke u talle duke quajtur suksese daljet neper fotografi?!

  • FAKTIKISHT GYLEN-I ESHTE DORA E IRANIT, DHE DIHET SE TURQIA ME IRANIN JANE NE RIVALITET TE PERJETSHEM.

    TURQIA ESHTE MIKU YNE ME I MIRE DHE DO TE NA JETE NE KRAH GJITHMONE E ME SHUME, POR NE DUHET TE ZGJOHEMI SI POPULL NGA GJUMI VETE, SE PO FLEME MBI DAFINA.

    • Opinionisti shqiptar nga Tetova, z.Valon Kurtishi per te gjithe ata qe thone se “Turqia eshte miku yne me i mire” thot: ” Nje shtet i cili mohon haptazi identitetin kombetar te shqiptareve nuk eshte dhe nuk mund te jet mik i shqiptareve”.

    • kam iden se eshte e kunderta. Ne krye te sherbimit sekret turk eshte nje iranian. Besoj se shteti esht kspur nga Irani. Te pershendes

  • Nuk eshte tek Erdogan dhe bota e tij surreale dhe reale, sesa eshte tek kinezerite tone shqiptare, qe nuk kane te shterur. Ne e kemi te “pamundur”, te dialogojme apo te komunikojme si njerez te civilizuar. Ne, dergojme vajza te vogla recituese dhe tiriluese, qe ne turqisht i “krehin bishtin” mysafirit, me tingujt e nje “muzike” qe nuk ka qene dhe as nuk do behet kurre jona.
    Na duhet te clirojme vetveten, nga komplekset e “vellazerimit”, ku shqiptareve iu mbetej roli i vellait te vogel. Ata qe nuk e kane kuptuar akoma, ME MIRE MUT SE I VOGEL.
    Po qe se na duhet patjeter te recitojme, le ti edukojme femijet tane me frymen e identitetit shqiptar dhe dashurise per te. Ajo skena e shemtuar me femije shqiptare qe bejne turkun e Erdoganit,,,,,, eshte rrenja e semundjes shqiptare, qe na shtyn gjithmone drejt gjirizit dhe jo tek paraqitja me dinjitet.
    Degjova se javen tjeter,,,, na vjen Kryeministri serb. Kush nga femijet tane,,,,,, do paraqitet si cetnik qe uleret ,,,,,, therini shqiptare?
    Mos u tundoni o prinder. Ai qe ia merr ne goje Erdoganit, nuk ka turp dhe neveri, nga asgje me.
    Eshte vetem ambalazhim tjeter. Ajo qe mbetet, eshte kinezeria jone.

  • Ku jane patriotet islamike shqiptare qe nuk flasin kur perdhoset figura kryesore kombetare???…Apo ju duket vetja “patriote” sepse i dalin zot pushtuesit perdhunuesit, perqudnuesit 500-vjear te popullit tone….Ku jane ata “patriote” kuq e zi, qe brenda ne shtepine e tyre, fekalet turke injorojne simbolet tona me te shtrenjta???…Ku jane ata qenef-politikane, qe dikur ulerinin…e duam Shqiperine si gjithe Europa….Ku jane shoqeria civile, mbeturinat e llojit Muq, e gjithe ajo jashteqitje anadollake, qe flet gjithe diten per “tolerance fetare”, dhe ne anen tjeter perloten per xhihad???….Dhe xhihadin e shpallen boterisht ne mes te Tiranes, ne prezencen e nje neverie politikanesh dhe mbeturinash te helmuara benevrekesh….duke hedh poshte gjakun dhe sakrificat shekullore te popullit….Ku eshte “elita”turke shqipfolese, qe nuk proteston kunder dhunimit te objekteve te krishtera nga fekalet turke-arabe, pse nuk flasin se mbi themelet e ketyre objekteve, eshte hedhur kolera turke per te zhdukur identitetin??? Si nuk ju vjen turp dhe te vjellet, kur pretendohet per ngritjen e xhamive neper kala, te cilat jane ngritur pikerisht kunder pushtuesve, e aq ma teper kunder kesaj kolere???…Ne radhe te pare ky eshte turp dhe ofendim ,per ate pjese te popullit deshindent mysliman, qe jo per deshiren e tyre, quhen te tille,….dhe ne radhe te dyte eshte sakrilegj i rende qe i bahet popullsise se krishtere, te cilet sakrifikuan nder shekuj çdo gje per te ruajtur te paster identitetin….Dhe kryesorja ,kjo eshte nje goditje antikombetare, ne rrugen drejt Europes….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *