Reagimi i Ambasadës së SHBA pas zgjedhjeve: Disa nga shkeljet ishin serioze, por nuk mund të ndryshonin rezultatin

Gazeta Dita

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon për herë të parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Ambasada sqaron se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.

Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.

Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

 

Share This Article
9 Comments
    • Epo mbaje me shkume o komunisti i xhaxhait. Shkove nga shkove dhe e tregove qe je po ne ate rruge te anti-imperializmit te atij qe ti hiqesh sikur gjoja e e urren. Harron qe urrejtja e madhe dhe dashuria e madhe jane afer e afer. Po te ta hapesh zemren, gjen aty Enver Hoxhen te ulur galic. E mban veten sikur ke qene disident, por as vete nuk e di se cfare je. Shko kerko azil tek ambasada ruse tani, se mbase e kane briskun gati per ty. Vetem kujdes se mos te presin dhe hallatet.
      Po pse nuk na thua mer plak, ke doje ti qe te vendosje kryeminister? Se demk ti ben ligjin ne Shqiperi sepse populli na qenka budalla, ndersa ti qenke me i zgjuari i kombit.
      Partia Demokratike a pati shansin te mbreteronte ne Shqiperi per nja tridhjete vjet. Por e humbi kete shans qe ne vitin 1992, kur ne vend te ndertonte demokracine, ndertoi nje rumpallehane komunisto-fashiste njesoj si liferi i saj “historik”, Sali Katunaro-Kinezi.
      Rama ta kete mendjen tamam, se ky popull qe e votoi sot, po ky popull ka per ta hequr neser me ceremoni po filloi te shese pordhe ne vend te punes.
      Fatkeqesia eshte qe tani per tani, kundershtaret e tij jane dy njerezit me te urryer per shumicen e shqipetareve – Sali Kinezi dhe Ilir Floriri. Prandaj Rama ka fat. Uroj qe te dale dikush mbas kater vjeesh dhe te punoje me mire se ai, e ta munde ne zgjedhje, se ne te mire te popullit do jete.
      Por ti po ke nevoje per berber, ata ruset e bejne mire kete pune. Por sic te thashe – kujdes hallatet.

      • Ik o çuni i Edvinit pirdhu se nuk ke marre vesh asgje nga ajo qe kam thene une. Sa per Enver Bython ti nuk e merr vesh po eshte babai shpirteror i Edvin Bythos, qe te dy bytho jane.

  • Paskemi qene popull i kuq . Ne hame dhe bar po te jete nevoja ,dhe ne votojme vetem e vetem per PPSH PS ,PD e LSI . Nuk duam demokraci , nuk duam perplasje ne parlament ,prandaj nuk votojme parti si SFIDA ,LIBRA e tj ,e ti leme te qete banditet ,te bejne cfare te duan me ne ne parlament .Si nuk menduat njehere per te ardhmen e shqiperise ,por ne vend numuro. Ta gezojme diktaturen e banditeve neokomuniste moderne .Thelle e me thelle. .Popull idjot shqiptar ..E mos prisni o idjoter te pretendoni nga perendimoret qofte BE ,ose Amerike.

    • Troc muhabeti, thelbi i deklarates eshte ky: Votimet nuk rezultuan te lira dhe te ndershme sepse pati…

      # incidente të blerjes së votës,
      # fotografime të fletës së votimit,
      # dhe presone ndaj votuesve.

  • Po leket e pista te hashashit qe u hodhen dhe paguan per t’u blere votat ??? A e dini pse Euro ka vajtur ne keto nivele te uleta pikerisht tani ne kohen e fushates ???? Upps me falni ambasada amerikane nuk merr vesh nga keto arsye !!!! Per ta Shqiperia ka qene dhe do jete parcele eksperimentale !! Me e pista e gjithe kesaj historie te ndyre eshte se po legjitimohet blerja masive e votave dhe kriminelet.
    Tung ta gezoni Erdoganin e ri te vockel te Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *