Argita Berisha Malltezi, reagoi pas daljes së deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, sipas të cilit vajza e kryeministrit ka dëmtuar bizneset e huaja të cilat kreu i qeverisë i ka orientuar për tek studio ligjore e së bijës. Argita Berisha deklaron se Balla tha gënjeshtrën e radhës, pasi biznesmeni pakistanez për të cilin ai flet nuk e finalizoi kurrë projektin për shkaqe personale. Ajo shprehet se asnjë shumë nuk është marrë prej tij apo çdo biznesmeni tjeter pa u deklaruar në organet tatimore dhe Inspektoriatin e Deklarimit të dhe Kontrollit të Pasurive. Por vajza e kryeministrit Berisha thotë se standardi i zotit Rama nuk është dekalrimi, por fshehja e pasurise se tij dhe shpifja.