Reagimi i Ballës: Gjyqtari Hado dhe Shkëlzeni do e marrin përgjigjen pas 23 qershorit

redaktor

Nga Taulant Balla

E kam thënë prej ditës së parë kur filluan këto procese qesharake kundër opozitës, se nuk kam asnjë dyshim për vendimmarrjen e turpshme në Gjykatën e Tiranës, e cila është kthyer në një aneks të kuzhinës së punëve të pista të Sali Berishës. Mjafton të thuash se aktualisht kjo Gjykatë drejtohet nga asistenti i vajzës së Kryeministrit zonjës Argita Berisha (Malltezi), kuptohet qartë se çfarë vendimesh merren aty.

Sot gjyqtari Ridvan Hado, mbi të cilin rëndon barra e rëndë e mosdënimit të autorëve të tragjedisë së Gërdecit, kreu shërbimin e radhës ndaj familjes në pushtet.

Pas një procesi gjyqësor tërësisht qesharak, ku gjyqtari prej ditës së parë u pozicionua qartë si një avokat i Shkëlzen Berishës, sot ky gjyqtar, Ridvan Hado, vendosi të vlerësojë se shqetësimet mendore të djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, të shkaktuara nga akuzat e mia për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm kushtokan 2 milionë lekë.

Pra akuzat e mija, të bazuara në deklarimet zyrtare të pasurisë së vetë Shkëlzen Berishës, i paskan shkaktuar djalit të Kryeministrit shqetësime mendore dhe se rregullimi mendor apo pastrimi moral i Shkëlzen Berishës kushtojnë 2 milionë lekë.

Dua të sqaroj sot për mbarë opinionin publik se ky gjyqtar i keqpërdorur në rastin e dënimeve qesharake për tragjedinë e Gërdecit, megjithëse i bindur në vërtetësinë e provave të paraqitura për pasurimin e paligjshëm të djalit të Kryeministrit, la të kuptohej se kreu edhe këtë shërbim me qëllim marrjen në konsideratë të kërkesës së tij nga babai i Shkëlzenit për një vend të lakmuar në Gjykatën e Apelit apo të Lartë. Sepse në Shqipërinë e marrë peng nga Saliu, gjyqtarët promovohen në rangje më të lartë, vetëm pasi kanë dhënë prova besnikërie ndaj familjes. Ridvan Hado i dha qartë provat e besnikërisë, tani pret gradimin nga babai i Shkëlzenit.

Këta lloj gjyqtaresh, me vendosjen në shërbim ndaj familjes në pushtet, mundohen të mbulojnë sigurisht edhe dosje të zeza vendimesh të padrejta dhe të njëanshme, në dëm të drejtësisë dhe të qytetarëve të thjeshtë.

Si ka mundësi që një gjyq për çështje pronësie apo për largim të padrejtë nga puna zgjat me vite, ndërsa gjyqi në fjalë nuk i mbushi as 20 javë nga dita e depozitimit të padisë. Si ka mundësi që kur paditës janë qytetarë të thjeshtë, Ridvan Hado i cakton seancat një herë në 3-4 muaj, ndërsa kur paditës është djali i Kryeministrit seancat i caktonte çdo javë.

I them sot Shkëlzen Berishës se unë, Taulant Balla, nuk tërhiqem nga deklaratat e mija dhe se pas 23 qershorit i bindur të jetë babi yt, por edhe ju kalamajtë e babit, se do t’i zbardhim një për një para shqiptarëve të vërtetat e pasurimit tuaj të paligjshëm.

I them sot gjyqtarit Ridvan Hado se shteti ligjor do të vendoset në Shqipëri dhe se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë të paanshëm dhe të drejtë, jo për frikacakë dhe lëpirës pushteti.

Nuk jam i shqetësuar për këtë keqpërdorim të fundit kundër meje personalisht, por nuk do të harroj kurrë dënimet qesharake të Ridvan Hados për tragjedinë e Gërdecit.

Sot për shkak të këtij gjyqtari pushtetlëpirës biznesmenët dhe ushtarakët e korruptuar që vranë 26 shqiptarë në Gërdec bredhin të lirë nëpër kafenetë e Tiranës, ku takohen përsëri me trurin e fabrikës së Gërdecit: Shkëlzen Sali Berishën.

Prandaj, vendosja e drejtësisë për tragjedinë e Gërdecit dhe për vrasjet e 21 Janarit, janë gurët e themelit të rilindjes së drejtësisë në Shqipëri.

Rilindje për drejtësinë në Shqipëri!

Rilindje për Shqipërinë me 23 Qershor!

Share This Article
6 Comments
  • Berisha e ka kthyer shtetin ne nje shtet privat ,te familjes ku mjafton te thuash nje fjale dhe gjithe administrata vihet ne sherbim te familjes,gjithe gjyqtaret denojne kundershtaret e familjes,me nje fjale te na rroje demokracia e kulluar berishiane.

  • hahahaha je bere si ai filmi shqiptar: Pse ma lepive gjalpin, edhe puna jote mor Taulant. ik se le nam duke u marr me keto pune. bej dicka te mire per te majten shqiptare dhe jo duke i harxhuar leket Rames me demshperblimet. Apo harrova une sa te kete rama kocon nuk pyet per keto vogelsira. ah mjer e majta shqiptare ne dore te kujt ra…. ju jeni turpi i kesaj te majte qe meritonte me shume… me ate psikopat ne krye do te marrim vetem deshtimin me keqardhje e them po kjo eshte e verteta.

  • Po si ka mundesi qe denoheni perhere ju z. Balla apo ndonje tjeter si z. Tahiri periodikisht. Pse nuk denohen te gjithe te tjeret ne PS qe bejne deklarata cdo dite dhe denoncojne kete qeveri dhe kete kryeminister ne aferat e tyre. A mos duhet ta keroni pergjegjesine te vetja, sepse te denohesh per shpifje ne kete menyre ke amnistuar ne nje fare mase dhe veprat e denueshme qe qendrojne por qe nuk keni ditur ti denonconi.

  • Sa i varfer qe je ne mendime mor Taulant.Vetem gjoba dhe denime ke marre gjithmon, lum partia qe te ka.
    Po si svure mend mor djalosh
    Po pse mbas 23 qershorit do gjesh edhe ti ndonje gjykates militant te kuq apo roze qe te te fali? Pra do te vertetosh ate qe shan tashti se gjykatat jane te politizuara, natyrisht sic te intereson ty.
    Mjere ne se ckemi ne kuvend dhe bejne ligje e regullojne shtetin qe pret prej tyre.
    Kur do hikin e te na lene rehat te rrojme sic duhet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *