Nga Damian Gjiknuri
“Çmë duhet mua ç’bëj unë” – Zhvejk
Kështu mund ta konsideroja vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të bërë “strucin dhe futur kokën në rërë” përballë shkeljes më flagrante të Kushtetutës, pabarazisë së votës dhe uzurpimin e funksioneve. E thënë më thjesht Gjykata lau duart duke pretenduar se nuk mund të marrë në shqyrtim vendimin e kuvendit sepse ky i fundit është sovran dhe mund të bëjë ç’të dojë.
Pasoja, një precedent të jashtëzakonshëm, që cenon thelbin e parimit të kushtetueshmërisë dhe ndarjes së pushteteve, madje edhe vetë ekzistencën e Gjykatës Kushtetuese. Me vendimin e saj, Gjykata la të kuptojë se përmes aktesh në dukje individuale e “sovrane” shumicat parlamentare munden që për arsye politike utilitare të momentit, të ndryshojnë rregullat bazë të vendit. Nëse kjo lejohet njëherë, mund të lejohet gjithmonë. Shumica në parlament do të mund kështu, për të njëjtat arsye, nesër të pezullojë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese – nëse vendimet e saj nuk do të jenë në një linjë me vullnetin politik të momentit, të pezullojë liritë dhe të drejtat themelore qytetarëve – nëse ato përbëjnë pengesë për arritjen e qëllimeve të saj politike, etj etj . Dhe këto nuk janë fantazi, kanë ndodhur në Gjermani e viteve 1931- 1933 e cila me vendime të Raishtagut (Reichstag) dhe ekzekutivit, fundosi Republikën e Vaimrit dhe pasojat e saj i dimë të gjithë. Dhe ndodh kudo dhe sot, kur diktati i shumicës shkon i pakontrolluar dhe nuk pyet as për ligj e as për kushtetutë.
Po te jete tamam keshtu sic e trajton kete problem Z.Gjiknuri eshte per te vene duart ne koke.Trajtoheni kete problem shume fort ne parti ne kuvend ne shtyp e televizione dhe sidomos bejauni te qarte nderkomtareve. Shikoheni edhe njehere,mbeshteteni ne ligj e parime dhe shpertheni sa seshte vone.Se keshtu sic thoni ju ne jemi te trembur.
Po si mund te presesh vendim tjeter nga ata anetar te asaj gjykate. Altina Xhoxhaj, shoqja e argites dhe gruaja e keshilltarit te Nishanit, nje e cmendur, voton verberisht pro saliut.. me tej dihen ushtaret e sales qe i vuri gjatw tetevjeteve si thanza, tushe, debili Kristo, megallomani Zagonjari e Baci qe di te haje pershesh.. edhe kunati i Fatmir Xhafes qe eshte atje, sokol berberi eshte pa shtylle kurizore, bashkohet me turmen me demek se nuk zgjidh gje vota e vetme e tij..