Pedagogu Sydney Engelberg nuk është shqetësuar aspak kur fëmija e një studente në klasën e tij filloni të qante.
Mamaja e turpëruar u përpoq të largohej nga mësimi kur profesori 67 vjeçar bëri një gjest mahnitës.
Ai e mori vogëlushin në krahë, e qetësoi dhe vazhdoi të shpjegonte mësimin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Ngjarja ka ndodhur në Universitetin e Jerusalemit disa muaj më parë.
“Mënyra se si ai e sheh konceptin e edukimit nuk është vetëm të mësosh faktet e thata që merren në klasë, por gjithashtu të mësosh vlera,”- shkroi vajza e tij Sarit Fishbaine në Facebook.
