REAGIMI: Kreu i Zjarrfikësve nuk i pranon kritikat: Dërguam 5 zjarrfikëse sapo u njoftuam, unë vetë nuk kam lëvizur që këtu, viktima ka tentuar ta luftojë zjarrin me fikëse dore

Rovena Cerka

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për “ABC”, tha se trupi i të ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas mesnate.

Ndërhyrja e zjarrfikësve deklaroi ai nuk është ndalur asnjë moment, duke hedhur poshtë të gjitha kritikat se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka pasur pajisjet e duhura.

Ai siguroi se në magazinë nuk ka viktima të tjera, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve se në rast se do të ndodhen në një situatë të tillë, duhet të sigurojnë perimetrin që të mos ketë njeri tjetër, të evakuohen menjëherë dhe të lajmërojnë zjarrfikëset.

“Situata ka qenë shumë e vështirë, por asnjë sekond nuk është ndalur lufta me zjarrin. Edhe qytetarët edhe vetë familjarët e kanë parë se si është bërë ndërhyrja.

Disa media kanë thënë se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka mjetet e duhura, por ju them se ndërhyrja për të fikur zjarrin nuk ka ndaluar asnjë moment. Ritheksoj se që në momentin e parë kur shërbimi është njoftuar janë ofruar pesë zjarrfikëse. Po ashtu edhe unë vetë që në kur jam ofruar për ndihmë nuk jam larguar në asnjë moment.

Deri tani ka shumë pak pamje që janë shpërndarë nga lufta me zjarrin, por do të sjellim të tjera. Trupi i të ndjerit është gjetur pranë mesit të magazinës, ai ka qenë duke luftuar zjarrin me fikëse dorë”, tha Goxhaj

Sa i përket shkakut të rënies së zjarrit bëri me dije se së shpejti pritet që të nxjerrin rezultatet përfundimtare.

“Sot do të nxjerrim konkluzionet dhe do të dalim në një përfundim se për çfarë arsye ka rënë zjarri në magazinën e qendrën e “Casa Italia”. Ne kemi kqyrur të gjithë pajisjet e inertet në magazinë dhe jam i sigurt që në objekt nuk ka trup tjetër. Theksoj për të gjithë dyshuesit, se stacioni i shërbimit zjarrfikës është në gjendje të përballojë çdo lloj fatkeqësie të rënies së zjarrit”, përfundoi ai.

Edhe Bashkia reagoi mbi rastin:

“Pas një beteje tepër të vështirë me flakët si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave, zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.
Nga pamjet e siguruara, shihen se si të pajisura me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, zjarrfikësit kanë dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit për të luftuar me flakët, pavarësisht vështirësive tepër të mëdha dhe për jetën e tyre” – thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat shoqëruar me videon e mëposhtme:

c.r/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Ngushellime familjes. Nje ngjarje e trishte, fatkeqesi per familjen qe humbi djalin. Fajin do e nxjerri prokurori a dhe te denohen fajtoret. Respekt per zjarrefiksit qe luftuan me flaket per shume dite.

  • Atje ka nje edukim shume te dobet per sigurine ne pune….Neni nr 1 eshte Don’t be HERO. Ne punen ku jam une ne bejme 27 trajnime ne vit per sigurine ne pune , magazinimin e materjaleve te rrezikshme, rrezikshmerine e elektricitetit ect…Inspectoret e sigurise ne pune jane njerez me autoritet. Po cte thuash me perpara…Me vjen keq per ate djale te ri .Ngushellime familjes

  • Me vjen keq per djalin e ri qe humbi jeten. U prehte ne paqe! Por si gjithnje ne Shqiperi luhet keq me emocionet. Behen gjera te nxituara. Behen trajnime te rojeve per masat kunder zjarrit. Ato bombolat ne ndertesa jane per zjarre te vegjel. Per arsye qe s’dihet akoma flitet ne hava. Te presim te dalin konkluzionet. Se fundi, te mos negativizojme punen e zjarrfkesve. Keta jane heronjte e vertete dhe ne bodrume eshte tejet e veshtire te manovrosh me zjarrin. Kompleksi tek casa Italia eshte I ri, duhet te kishte impiant kunder zjarrit modern, shto sistemin e alarmit, ate kunder tymit, etj. Mos u merrni me zjarrfikeset, se jane te vermit qe dine se c’bejne ne keto raste. Mos prisni qe zjarret ti shuaje Rama me postin ne Twitter apo Basha me bashlleqe opozite.

  • Theksoj se sherbimi zjarrfikes eshte ne gjendje te perballoje ç’do fatkeqesi te renies se zjarrit dhe kjo duket qarte por pasi te jete shkrumbuar gjithçka Ju lumte por me sa di un zjarrfikesit kane per detyre te bejne kontrolle per tu siguruar per sigurimin e funksionimit te impjantit zjarrfikes ne te gjithe objektet.

  • Nje mal me rroba qe digjet nuk ka c’i ben zjarrfikesja. Shumica e rrobave jane sintetike, dhe digjen per dy sekonda.
    Keshila eshte e sakte. Mos u futni ne qender te zjarrit, lajmeroni dhe evakuoni ke te keni mundesi, dhe e para siguroni veten tuaj.
    Ky djali gjynah, po nuk ka gjasa te shpetosh kur futesh ne mes te zjarrit ne nje mal me rroba. ka menduar ta shuaje vete i shkreti..gjynah.

  • ARJAN SALA- DESHMOR I ATDHEUT

    Kush shpeton nje jete gjithe Boten e shpeton.
    Po 25 jete duke sakrifikuar te veten
    Hero i vertete !
    Ndaj dhimbjen me familjen dhe shoket e ketij heroi.
    Arjan Sala- Deshmor i Atdheut

  • Po ti si shef i zjarrfikesve qe e paske bere detyren ,a e kishe vene re qe ne objekt mungonte gjeja elementare per fikjen e zjarrit siç eshte uji?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *